4 nentor 2006, Radio Kosova, Asfaltimi I kater rrugeve, shenon realizimin e projekteve te para të Komunës së Decanit, prioritet i së cilës për vitin 2006, ishte infrastruktura rrugore. Rruga Baballoq-Gramacel do te lidh dhjete fshatra te komunes me rrugen magjistrale Decan-Gjakove, ndersa shtruarja me kalldrem e dy rrugeve perbrenda qytezes,i kontribuon ruajtes se trashëgimisë kulturore.
Komuna e Decanit ka realizuar projekte te ndryshme ne ngritjen e infrastructures. Por, ne planifikimin e bugjetit te vitit 2006, si qeshtje prioritare ishte infrastruktura rrugore tejet e demtuar, ne te cilen nuk eshte investuar qe nje kohe te gjate. Gjeladin Malaj, drejtor I drejtorise komunale per ekonomi dhe zhvillim, sjell hollesi:
“Konkretisht po realizohet projekti I Baballoqit, qe lidhet ne drejtim te Gramacelit ku komuna ka investuar 70000 euro. Pervec komunes ka participuar edhe komuniteti me nje vlere 30.000 eurosh. Tani ka fillu edhe punimet ne rrugen trasnzit qe lidhet ne drejtim te Lumbardhit,4 kilometra e gjysme dhe vlera e ketij projekti eshte diku 165 mije euro.Per kete project ka participuar komuna me vlere 100 mije euro,ndersa komuniteti ka participue me nje vere prej 35000 euro. Ne kemi nje donacion nga Hari bajraktari, shqiptaro amerikane, biznismeni bashke me Gecin me nje vlere prej 30000 eurosh dhe na presim qe brenda 15 ditesh do te mbyllen punimet e ketij projekti”.
Perderisa per rrugen Baballoq-Gramacel e cila do te lidh dhjete fshatra te komunes me rrugen magjistrale Decan-Gjakove, ka dhene kontributin edhe vet komuniteti, shtruarja me kalldrem I dy rrugeve te vjetra perbrenda qytezes, rruga “Shaban Polluzha” dhe rruga “Demonstratat”, e cila kontribuon edhe ruajtjes se trashegimise kulturore, po realizohen vetem me bugjetin komunal.
Se shpejti pritet edhe asfaltimi I rruges locale ne fshatin Strellc, thotw z. Malaj:
“Ne kemi prit nje donacion prej UNMIK-u nje vlere prej 200 mije eurosh. Pastaj 100 mije euro nepermjet zyres suedeze. Mirepo, vec premtimeve nuk shoh dicka konkrete. Tash qytetaret kane grumbullu mjete,kane ba nje participim diku 30-40 perqind te participimit edhe kuvendi komunal po insiston me nje vlere prej 60-65 mije eurosh”.
Kjo komune llogarit edhe ne te hyra, por eshte e ngarkuar vetem me administrata. Gjendja e rende ekonomike veshtireson grumbullimin e taksave te qytetareve. Por, Xheladin Malaj flet per pengesa edhe gjate kryerjes se punimeve.
“Sidomos nje problem kryesor e kemi ne ato vende ku nuk participojne qytetaret. Eshte nje e drejte e tyre te kerkojne. Por, duhet te participojne, sepse ne nuk mundem edhe oborret t’I rregullojme. Nuk mundemi me dale jashte procedurave te projektit”.
Perkunder problemeve te natyrave te ndryshme, drejtori Malaj shpreson se viti 2006 do te permbyllet me sukses dhe te gjitha projektet do te realizohen brenda afatit te caktuar.
“Une shpresoj se do ta mbyllim edhe kete vit me siukses, duke llogaritur se per suficit te Kosoves nuk do te mbetet kurgje dhe do t’I shfrytezojme te gjitha mjetet te cilat jane te parapara per realizimin e ketyre projekteve”.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova