17 nentor 2006, Radio Kosova, Te njemije e treqind e pesedhjete anetaret e organizates se Pensionisteve dhe Invalideve te Punes se komunes se Decanit, si kategori kontributdhenese, ndjehen te anashkaluar nga insitucionet. Shume prej tyre perballen me varferi te skajshme.
Te pakenaqur me trajtimin qe iu behet si dhe me deshiren qe nje here e pergjithmone, si kategori kontributdhenese te dallohen nga pensionet e pleqerise, anetaret e Organizates se Pensionisteve dhe Invalideve te punes, te Komunes se Decanit shprehin shqetesimet e veta. Ahmet Avdimetaj, kryetar:
"Ne nuk jemi te kenaqur me trajtimin qe po na behet neve, pensionisteve dhe invalideve te punes. Na jemi pensioniste e invalide kontribut dhenes,ma aketa jane jo kotnribut dhenes".
Fakti se ne shume prej 40 eurosh merr si nje intelektual pensioniste si nje bari delesh, I shqetson kete kategori te ndjeshme qytetaresh. Njeri nder ta eshte edhe veterani I arsimit, Adem Idrizi nga fshati Kodrali, I cili ka kaluar nje jete ne arsim:
"Gjenarat qe iu kam dhene mesim ka mjek,shkrimtar, profesore-43 gjenrat si I kam percjell ne arsim. 43 vjeet I kam ba ne arsim, I marr 40 euro. Keto s'jane kurrgja!"
Kryetari I kesaj organizate Ahmet Avdimetaj thote se kjo organizate ekzston me vetkontribut. Anetaret ankohen per mungese mbeshtetjeje nga komuna. Kryetari I kuvendit Komunal t Decanit, Nazmi Selmanaj, sjell arsyet e veta:
"Mjerisht per shkak te bugjetit te kufizuar,n e nuk kemi mundur te kontribuojme shume ne kete kategori qe mewritojne me se shumti.Por, se paku jemi eprkujdesur t'ua sigurojme nje strehe ne Kuvnedin Komunal,qe se paku te kene nje strehe te ngrohte pa shpenzime".
Plaku Sefer Qufaj nga pilot komuna e Junikut eshte I revoltuar:
" Qysh s'koka qaj parlament I zoti me e sqarue kete qeshtje qe tete muaj a sa u bane?! Mu me vjen gjynah prej disave qe ka sot pensioner qe asht kah vdes urie,nuk kemi kurrfare ndihme. Tash une per veti s;po foli,edhe qeto 40 euro qetash ia fali. Une per veti pi gari kater here kokra ne dite. Po ai shoqi nuk ka, ku me I marr more vella? Bile me ia bo te mundhsme qasej kategorie si edhe banjen edhe mjeksisen edhe krejt me I pas pa pare".
Mehmet Hykosmoni, perfaqesues I pensionisteve te pilot komunes se Junikut, ka nje apel:
"Keto sherbimet fiskale qe po perpunohet bugjeti, me na shti ne bugjet per 2007-ten se jemi anshaklue me ka kretj. Me apelue te sherbimet fiskale me na shtie ne bugjet se pnesionistat,kontributdhenesit, pesnionistet aqe jane invalidore dhe pensionistet familjare,me na nda prej ndihmave te pleqersie 40 euro. Jemi anashkalue,si kontribut dhenes, une kam punuese katerdhjete vjet e shtate muaj, 91 jam dale ne pension e I kam 750 marka, e tash I marr 40 euro si une si plaka jeme si s'a kane kurre ne pune".
Te pafuqishem ta pranojne realietitin edhe me te pafuqishem ta dryshojne ate, kjo moshe e shtyre jeton ditet e fundit me shpresen per dite me te mira...Me ngushellimin e vetem, se frutin e djerses se tyre te pakten do ta gezojne gjeneratat e reja.
"Inshalla vine dite me te mira. Inshalla...Mos e gezofshim ne e gezojne femijet tane!"
Ajete Beqiraj, Radio Kosova