13 nëntor 2006, Dojçe Vele, Në Kosovë, trevë të cilën e shquante një moral i fuqishëm tradicional, prostitucioni është në rritje. Debatet rreth tij, mungojnë. Legalizimi, i papranueshëm.
Shtrirja gjeografike e Rajonit të Pejës në kufi me dy vendet fqinje, Shqipëri dhe Mal I Zi, bën që kjo pjesë t'I ekspozohet më shumë rrezikut të prostitucionit-deklaron porkuroria e Pejës. Kjo veprimtari zhvillohet në nivele, forma e me mosha të ndryshme-thonë nga Komanda Rajonale e Policise, ne Peje.
Labinot Berisha, nga Qendra kundër trafikimit të qënieve njerëzore, pranë Minsitrisë së Kultures, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, këtë realitet e prek nga afër:
"Pothuaj është e pamundur të gjëndet një qytet ku nuk ushtrohet kjo veprimtari, për të mos përmendur edhe fshatrat, ku në cdo të tretin prej tyre në një formë apo në tjetrën ushtrohet prostitucioni. Ne duhet të analizojme mirë këtë situatë".
Zëdhënësi I Shërbimit Policor të Kosovës për Rajonin e Pejës, toger Avni Xhevukaj, flet për sfidat me të cilat përballen gjatë zbulimit të rasteve të tilla:
"Një ndër sfidat me të cilat përballet Shërbimi Policor I Kosovës është paraqitja e dëshmive pranë prokurorit dhe gjykatës. Sepse, prostitucioni kërkon shpërbil për shërbimin. Dhe, kjo mënyrë e dokumentimit është pothuaj e pamundur".
Një situatë e tillë krijon rrethana të shkëlqyera për lulëzimin e kësaj veprimtarie në mënyrë ilegale-mendon Labinot Berisha, nga Qëndra Kundër trafikimit të Qenieve Njerëzore.
"Ne duhet të jemi të sinqertë ndaj vetes, sepse nëse nuk debatojmë për këtë qështje nuk do të thotë se prostitucioni zbutet. Përkundrazi, kjo mund të zhvillohet në përmasa më të egra, që është shfrytëzimi I femrave nën moshën 18 vjecare!"
Prostitucioni në Kosovë ushtrohet si veprimtari e jashtëligjshme. Në shoqërinë kosovare, debati rreth prostitucionit në të shumtën, është temë tabu. Legalizimi-I papranueshëm!
Por, kryeprokurori I Pejës Flamur Kelmendi, këtë të fundit e sheh si alternativë për pengimin e trafikimit të qënieve njerëzore dhe veprave të tjera penale.
"Është pak vështirë që popullata ta pranojë këtë realitet. Mirëpo, unë mendoj se po të kishim një shtëpi publike, ne do të kishim rënje të trafikimit me qënje njerëzor. Prandaj, nga aspekti juridik, unë e cmoj sepse më e prreferuar është që të legalizohet sesa të mbahet nën kontroll, kinse të shtetit, I cili nuk ka mundësi të duhura që ta pengojë".
Legalizimi I zanatit më të vjetër në botë, në emër të qytetërimit, bie ndesh me traditën morale që shquante këtë pjesë të Ballkanit- mendon shumica. Musli Arifaj-anëtar I Bashkësisë Islame të Kosovës thotë se edhe atëherë, të goditurit do të jenë përfaqësueset e gjinisë më të dobët:
" Me legalizmin eventual nuk zgjidhet problemi për arsye se, edhe në vendet ku ekonomia lulëzon, prapë se prapë shtresa që merret me prostitucion janë ato të cilat janë të goditur materjalisht".
Labinot Berisha, sjell argumentet e tija:
"Krimet e natyrës seksuale do të minimizohen; do të zvogëlohet skllavëria e seksit që nënkupton uljen e trafikimit me njerëz; sëmundjet seksuale të transemtueshme do të jenë më të kontrolluara; do të mundësohet luftimi maksimal I prostucionit me fëmijë. Sigurisht, institucionet përgjëgjese duhet të vendosin kritere të ashpra, që të mos ndodh të punojne persona të trafikuar apo fëmijë nën moshën 18 vjecare".
Për Musli Arifajn- përfaqësues I fesë islame, kjo vazhdon të mbetet zgjidhje e gabuar:
"Instancat shtetrore duhet të krijojmë institucione të cilat do të mbrojnë njeriun e jo të legalizojnë gjëra, të cilat do ta zhysin edhe më thellë në mjerim. Një qënieje njerëzore duhet t'I ndihmohet, t'i sigurohet jeta elementare e jo ti sigurohen rrugë prej më të ulëtave për me ekzistu"
Ajete Beqiraj,DW