Arkivi

Mediat serbe & Komuna e Decanit

27 dhjetor 2006, Radio Kosova, Deklaratat e fundit ne mediat serbe per investime te paraljmeruara afer manasitirt te Decanit, kane vene ne levizje zyrat diplomaitke ne Prishtine. Sot, perfaqesue zte Zyres amerikane u takuan me kryetarin e Kuvendit Komunal te Decanit, Nazmi Selmanaj.

Perfaqesuesit e Zyres Amerikane ne Prishtine, nuk u prononcuan per media lidhur me takimin e mbzllur ne Komunen e Decanit. Mirepo, nga burime tjera mesojme se kjo vizite ka te beje me deklaratat e fundit ne gazetat beogradase se ne afersi te manastirit te Decanit do te ndertohet nje fabrike uji, investimet per te cilen do t'I bejne Emiratet e Bashkuara Arabe.Kreu I kuvendit Komunal te Decanit, Nazmi Selmanaj hodhi poshte deklaratat se prane burimit te ujit mineral apo Gushavcit, sic njihet ne Decan, do te ndertohet cfaredo fabrike e aq me pak se kjo mbushtore do te behet me lejen e autoriteteve komunale.


Ndersa, per shqetesimet e Keshillit Nacional Serb lidhur me rrugen Decan-Plave e cila parashihet te 
filloje punimet ne fillim te vitit 2007, kryetari I komunes se Decanit, Nazmi Selmanaj theksoi se me kete rruge e cila shtrihet ne perimeter prej gjashte kilometrash, nuk rrezikohet ekzistenca e Zones se Mbrojtur.


  Tokat perreth Manastirit te Decanit u shpallen zone e vecante, ne prill te vitit 2005, me vendimin ekzekutiv 2005/5 te leshuar nga ish shefi I UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen. Sipas listave kadastrale te Decanit, toka qe I takon manasitirt shtrihet deri te lumi Lumbardh, perderisa me kete aktvendim parashihet nje Zone e Vecante prej 800 hektaresh ne forme te nje drejtkendeshi-tete kilometra me nje kilometer gjeresi, pa perjashtuar as pronat private.