Arkivi

Pensionistë apo skamnorë?

29 dhjetor 2006, Dojçe Vele, Sindikata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës e Kosovës, me ë1 dhjetor të vitit 1998, gjithsejt numëronte 91 mijë e 6ë5 kontributdhënës, (91.6ë5), të cilët kanë deponuar kontributet për sigurim pensional invalidor. Kjo shtresë e pupullatës tashmë nga Bugjeti I Konsoliduar I Kosovës, paguhet me vetëm 40 euro në muaj, duke u shndërruar kështu nga kontributdhënësit në skamnorë.

Ndërkohë që Kosova kremtonte festat e fundvitit, pensionistët e të gjitha kategorive “kremtuan” tetëvjetorin e mohimit të të drejtave elementare, të degradimit, të shpronësimit si dhe të përballjes me vështirësitë e ekzistencës. “Me mospërfshirjen në planin e zbatimit të standardeve, e së fundmi, as në ligjin për bugjetin e vitit 2007, ne jemi “c’regjistruar” edhe nga regjistri I të gjallëve”-thotë profesor  Fatmir Fehmiu.
“Është për keqardhje që e gjithë kjo masë në këtë vit të tetë, I festoi Krishtlindjet, Vitin e Ri dhe Kurban Bajramin pa mbrojtje ligjore të të drejtave socioekonomike për shkak të insuficiencës të organeve të pushtetit:
Me qëllim që të mbrojë të drejtat e pensionistëve, të fituara në bazë të kontributeve të deponuara në fondin për sigurim I cili dallon nga pensioni I moshës apo pensioni themelor, me 25 korrik të vitit 2002, u themelua Sindikata e Pavarur e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës.
Kryetari I kësaj sindikate, profesor Fatmir Fehmiu:
“Kontributet tona janë në çdo pëllëmbë të Kosovës, duke filluar prej infrastrukturës, deri te kapitali I gjallë. Të gjitha këto kuadro që janë në krye të Kosovës, janë produkt I gjeneratave të cilat sot janë shndërruar në skamnorë”.
Ndër ta është edhe veterani I arsimit, Adem Idrizi, I cili ka kaluar një jetë në arsim:
"Prej atyre gjeneratave ka doktorë, shkrimtarë, profesorë. Për 43 gjeneratat që i kam përcjell në arsim, I marr 40 euro”.
Me rrënimin e autonomisë së Kosovës në mënyrë antikushtetuese dhe jolegjitime, kontributet që kapin shumën prej 2 miliardë eurosh, me ligjet e Serbisë u bartën në këtë republikë. Sipas z.Fehmiut, gjendja e tanishme është vetëm vazhdimësi e varfërisë së shkaktuar nga ana e regjimit të Milloshevicit, me të cilën janë të prekur të gjithë qytetarët joserb të Kosovës.
“Prej vitit ‘98 është ndalur dhënia e pensioneve në viset ku janë zhvillu askionet ushtarake, policore serbe, ndërsa prej dhjetorit ‘98 e këndej, në përgjithësi. Kjo vlen për të gjitha komunitetet, me përjashtim të serbve dhe malazezëve të cilët I marrin pensionet në kontinuitet nga fondi I Serbisë e në të njëjtën kohë, edhe pensionin e ashtuquajtur-themelor, nga Bugjeti I Konsoliduar I Kosovës e që paraqet një diskriminim ‘sui generis’.”
Sipas kryetarit Fehmiu, është domosdoshmëri e kohës që të eliminohen padrejtesitë e bëra ndaj kësaj shtrese të popullsisë, e cila me anëtarët e familjeve përbëjnë pothuaj një të tretën e popullsisë së Kosovës.
Neqoftese insuficienca vazhdon, atëherë me siguri do të vije deri te ndonjë erupcion social, se sic thotë populli: “Thika ka ardhe ne asht!”
Pensionet e kategorive kontributdhënëse si dhe pensionet e pleqërisë nga bugjeti I konsoliduar I Kosovës kapin shumën prej 40 eurosh. Një shumë lëmoshë-thonë të gjithë, tash kur shumica prej tyre përballen me varfëri të skajshme.
Penisonisti Sefer Qufaj, është I revoltuar:
“Ka sot penisonistë që po vdes urie. Bile me ia mundësu asaj katergorie që barërat dhe mjekësinë t’I ketë pa pagesë”.
Sipas kryetarit të Sindikatës së Pavarur për Pensionistë dhe Invalisë të punës, të Kosovës, professor Fatmir Fehmiut, një shtet I cili mbyll dyert për qytetarët e tij, nuk mund të kërkoj t’I hapen dyert e botës.
“Nëqoftëse vazhdohet me shkelje të të drejtave të Njeriut sidomos në sferën socio-ekonomike, atëherë, me siguri, nuk do të jenë të hapura për Kosovën dyert e Evropës as të Kombeve të Bashkuara”.
Pensionistët e Kosovës, përkrah të drejtave të tyre, luftojnë edhe për fatin e gjeneratave të reja të cilet janë kursimtar por nuk janë të siguruar.
 Ajete Beqiraj,DW