11 dhjetor 2006, Radio Kosova, Ne pranine e qytetareve dhe te zyrtareve te pushtetit local te Decanit dhe pilot njesise komunes se Junikut, kryeministri Çeku, ministri Ahmeti dhe kryetari Selmanaj bënë inaugurimin e rrugës se re për Junik.
Shiritin e rruges dhjetekilometershe Carrabreg - Voksh-Junik, e preu kryeministri Qeku I cili tha se ky aks rrugor eshtë rruge kombtare e cila lidh Kosovën më Shqipërinë. Por, projektet me kapitale do te realizohen pas pavaresise se Kosoves-thote Qeku
"Inagurimi I rruges të quajatur rruga e Pavarësisë do të jetë projekti me I rendëishëm që qeveria do ta realizojë gjatë vitit 2007"-tha me kete rast kryeministri I Kosovës, Agim Qeku, duke e vlerësuar zgjedhjen e statusit si kusht për zhvillim të mirëfillt të vendit në të ardhmen. Ai ka kujtuar më këtë rast vendimin e qeverisë për të dhënë më shumë para gjatë vitit 2007 me qellim te permirësimit te infrastruktures se vendit si kusht per te thithur investimet e jashtme.
Realizimin e ketij projekti I cili kap shumen prej 2 milion e 500 mije eurosh e mundesoi Ministria e Transportit dhe Postelekomunikacionit. Ministri Ahmeti me kete rast tha se: "Rruga që ne përurojmë sot është pjesë e projektit që do të vazhdojë vitin e ardhshëm, kur edhe parashihet fillimi i një projekti tjetër kapital që do të lidh Kosovën me Malin e Zi".
Ndersa, kryetari Kuvendit komunal te decanit,Nazmi Selamanaj, nder te gjitha projektet e mebshtetura nga kjo ministri, perparesi I dha ndertimit te rruges Decan-Plave, faza e pare e te cilit do te filloje ne vitin 2007.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova