Arkivi

Rozhajasi Sokol Rugovac u anatemua nga forcat serbe me emrin "Milo"

5 janar 2008, Radio Kosova, Lenda e shtetasit te Malit te Zi me origjine nga Rugova, Sokol Rugovac, te cilit ne vitin ´98, policia serbe me saldues elektrik ia shkroi ne kraheror emrin Milo, pas tete vjetesh, arriti epilogun me nje demshperblim prej 8.250 eurosh.

Me 12 prill te vitit 1998, 38 vjecari Soko Rugovac, I cili i kish ardhur per vizite tezes se semure, ne Peje, derisa i po kthehej me taks per ne Rozhaje, u ndalua nga policia serbe dhe u dergua ne stacionin e policise. Ai u maltretua per dy ore te tera dhe me te deklaruar se ne zgjedhjet presidenciale kishte votuar per Millo Gjukanovicin, te dy policet ne anen e majte te kraherorit, me saldues elektrik ia shkruan mbishkrimin "Millo".Avokati I tij Velija Muric thote per Radio Kosoven:

“Une vertet kam jetuar me bindjen se njeriu I fundit I anatemuar brenda territorit te Evropes ka mbetur Matija Gubec.Por, ne vitin 1998, ne Peje, ndodhi po e njejta, kur policia serbe per dy ore te tera keqtrajtoi rozhajasin, Sokol Rugovac, vetem per faktin se deklaroi se ate vit kish votuar per kandidatin e athereshen per kryetar, Milo Gjukanovicin. Atij, ne anen e majte te kraherorit, me saldues elektrik iu vizatua emri Millo si dhe disa kryca perreth, gjurme te se ciles plage do t’I bart gjer ne fund te jetes”.

Demshperblim per dhembje fizike,shpirterore dhe frike deri ne vdekje

Atebote, avokati I tij Velija Muric, ngriti aktpadine per kompenzimin e dhembjes fizike, shpirterore, frikes e cdo gjeje qe bart me vete nje akt I tille. Por, pas shume proceseve gjyqesore, pritjeve te lendes, shtyrjeve e nderprerjeve, sipas vleresimit te demit te gjitha natyrave, ne vitin 2004, nga gjykata e Serbise I eshte ofruar shume prej 8,200 eurosh: 3,500 euro per dhembjen fizike , 1,250 euro per dhembjet shpirterore dhe 1,250 euro per friken deri ne vdekje. Kete vendim keto dite e ka vertetuar Gjykata e Larte ne Bjello Polje, ndersa demshperblimi prej 8,250 eurosh do te paguhet me kamate qe nga dita kur u mor vendimi.


Avokati Velija Muric thote se perkudner thirjeve te shqatave te panumerta per te drejtat e neriut, prokurori I publik I republikes se Serbise, nuk ka ndermarre asnje hap per troturen ndaj klientit te tij.

“Une, duke perfaqesuar interesat e klientit tim Sokol Rugovac, si dhe bindjen se tij se ajo shume eshte mizore, kam vendosur qe t’I drejtohem instances me te larte te gjyqit  te Malit teZi, qe kjo gjykate te rushqytorj kete lende edhe nje here.E nese nuk jam I kenaqur,une do t’e drejtohem per te drejtohem edhe Gjykates per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Ky eshte nje rast I ngjashem me keqtrajtimet e njohura te shqiptareve nga ana e policise serbe. Soko Rugovac eshte keqtrajtuar vetem per faktin se eshte shqiptar si dhe per shkak se ka deklaruar se ka votuar per Milo Xhukanovicit, i cili atebote ishte kundershtar qeverine e Sllobodan Milloshevicit”. 

Avokati Velija Muric I cili njeherit eshte edhe kryetar I Komitetit te Avokateve per Mbrojtjene e te Drejtave te Njeriut ne Mal te Zi, ka ngrit kallzime penale edhe per vrasjen e 21 refugjateve te Kosoves nga policia jugosllave,  ne territorin e Rozhajes, ne muajin prill-maj te vitit 1999.