1 janar 2007, Dojçe Vele, Festat e fundvitit ne Kosove u kremtuan me nje fryme paqeje dhe tolerance fetare te te gjitha komuniteteve. Situata e sigurise ishte krejt e qete dhe kaloi pa asnje incident, perderisa ne sheshet e te gjitha qyteteve te Kosoves, me shkendijat e fishekzjarreve degjohej urimi I perbashket per per zgjidhjen perfundimtare te statusit te Kosoves, ne Vitin e Ri, 2007.
Naten e pare te festes se Vitit te Ri, shumica e popullit te Kosoves, sipas tradites e priti neper familjet e tyre. Nderkaq, ne kete nate me mot te mire qe te kujtonte pranveren, mijera te tjere ishin mbeldhur ne sheshin e Prishtines nen qiellin e hapur, nje risi kjo ne Kosove, per te uruar njeri-tjetirn Gezuar Vitin e Ri!
Ne oren e nderrimit te motmoteve, lideret politik dhe autoritetet me te larta nderkombtare iu bashkangjiten qytetareve ne sheshin e Prishtines. Presidenti Sejdiu vizitoi kliniken obstetrike per te pergezuar dy lindjet e para, perderisa kryeministri Qeku vizitoi familjaret e te pagjeturve, te cilet festen e kremtuan ne rruge, ne shenje proteste per fatin ende te pazbardhur te te dashurve te tyre.
Edhe ne dy netet e tjera te se kremtes, te cilat me shume u festuan ne hotele dhe restorane, kishin nje urim te perbashket. Bindjen, se Kosova po hyn ne vitin e madh e historik kur edhe do te behet njohja formale e pavaresise, e cila sipas shumices se popullates eshte arritur ne vitin ’99.
Presidenti I Kosoves Fatmir Sejdiu, ne mesazhin e tij uroi qe viti 2007 te mbetet ne histori si vit I ndritur I njohjes se pavaresise se Kosoves.
Shefi I UNMIK-ut Joachim Rucker, vitin qe lame pas e konsideroi si vit te sfidave te medha por poashtu edhe vit uniteti dhe I progresit te madh per Kosoven ne apektin e implementimit e standardeve.
Perderisa, komandanti I KFOR-it, Roland Kater, ne mesazhin e tij te urimit tha se beson se viti 2007 do te jete vendimtar dhe se rekomandimet e te derguarit te posaqem Marti Ahtisarit ne muajin e ardhshem, do te sjellin vendimet per te ardhmen e Kosoves, dhe se ai bashke me te 16 mije ushtaret e KFOR-it nga 36 kombe, jane me popullin e e Kosoves dhe do te mbesin me sherbim atje,aq gjate sa edhe ju kerkohet.
Populli I Kosoves I cili vitin e qe lame pas e percolli me me Krishtlindjet, me Kurban Bajramin dhe me festen e nderrimit te motmoiteve duke I kremtuar me nje fryme paqeje dhe tolerance fetare, vitin 2007 do te filloje me festen e krishtlindjeve ortodokse, me 8 janar.
Ajete Beqiraj,DW