Arkivi

E kremta e Krishtlindjeve në Manastirin e Deçanit

7 janar 2007, Dojçe Vele, Pas një agjerimi disajavësh, pjesëtarët e besimit ortodoks, të dielën kremtuan festën e tyre të Krishtlindjeve. Kjo festë u kremtua edhe në ne Manastirin e Decanit.

Në liturgjinë e mëngjesit, në Manastirin e Decanit, morën pjesë komandanti I KFOR-it, Roland Kather dhe shefi I UNMIK-ut, Joachim Rucker, I cili e cilësoi atë si shumë të vecantë. Atje kishte pjesëtarë të OSBE-se, por jo edhe pjeswtarw të shumicës shqiptare, shprehi e cila vazhdon tash tetë vjet si pasojë e konflikti I vitit '98-'99, si dhe as poërfaqësues të strukturave komunale. Kjo, sipas Nazmi Selmanajt, kryetar I komunës, kjo ka ndodhur sepse nuk kishin ftesë. Ndërsa, ati I manastirit Sava Janjic, këtë anashkalim arsyeton me ndërtimet në Zonën e Vecantë përreth Manastirit, për shkak të së cilave janë acaruar marrëdhëniet. Por, duke qenë se Krishtlindjet janë festë e paqes, dashurisë dhe mirëkuptimit në mes Njerëzve, zëdhënësi I manastirit nuk përjashton mundësinë që Krishtlindjet e ardhshme t'I presin sipas traditës, në një fqinjësi të mirë.
"Po gjithsesi. Shpresojmë se do të kemi mundësi të jemi bashkë në këto festa të mëdha. Është dicka krejt e natyrshme ardhja e fqinjëve tanë që këto festa fetare t'I kremtojmë bashkë, sic ishte tradita. Por, për të bërë të njëjtën serish, ne duhet të arrisim një shkallë më të lartë besueshmërie, të cilën shpresojmë se do ta kemi në të ardhmen!"
,Ne manastir kishte edhe serbë të posakthyer si dhe mysafirë nga Beogradi, njëri ndër të cilët ishte edhe studenti I teologjisë, Aleksander Milovanovic, 26 vjecar. Ai kish ardhur për festën e Krishtlindjeve dhe meqënse është vizitë e tij e parë, mendimi I tij për të është se “Manastiri I Deçanit është hyjnor”.
Manastiri i Decanit I cili është një ndërthurje e traditave kulturore mesjetare bizantine dhe perëndimore, është monumenti i parë kulturor i Kosovës, I përfshire në listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s. Dhe, ndonëse shumë objekte fetare kanë pësuar gjatë historisë, falë njerëzve vullnetmirë të këtij rajoni, Manastiri I Decanit që nga ndërtimi I tij në shekullin XIII-të ka mbet I paprekur.
Brenda mureve të veshura me afreske të ruajtura mirë dhe I tërhequr nga gjithë të tjerët, teologu I ri, Aleksandri, tashmë po këndon zëvogël këngë kishtare. Përderisa, ati I manastirit Sava Janjic me këtë rast lutet:
"Që për ne të gjithë të bëhet më mirë! Që Kosova të jetë një shoqëri ku të gjithë qytetaret, pa marrë parasysh përkatesinë etnike dhe fetare, të jetojnë në paqe, bashësi dhe në respect të ndërsjellë për traditat e njëri-tjetrit. Kjo është e vetmja mënyrë që Kosova si shoqëri të kthehet më shpejt kah Evropa, ku edhe përket!"
 Ajete Beqiraj, Dojce Vele