Arkivi

Gllogjan: Edhe një re e zezë mbi familjen Haradinaj

Mijera pjesemarresit ne ceremonine e varrimit

4 tetor 2007, Radio Kosova & Blue Sky, Sot, në fshatin Gllogjan të Deçanit, u varros Shqipdon Haradinaj, i biri i dëshmorit të kombit Shkëlzen Haradinaj, I cili të martën humbi jetën tragjikisht. Shqipdoni është viktima e katërt e familjes Haradinaj, pas babait Shkelzenit, axhës Luanit dhe Enverit, të vrarë në rrethana të ndryshme.

   Sot, mijëra njerëz nga trojet dhqiptare dhe më gjërë, u dyndën drejt “Kullës së Gllogjanit”, për të ndarë pikëllimin bashkë me familjen Haradinaj, me rastin e humbjes se Shqipdonit të vogël në aksidentin e së martës. Kortezhi I pakëputur I njerëzve, I filluar që dje me ngushellimet e parreshtura në “Kullën e Haradinajve”, nuk kkishte te ndalur as sot kur njëmbëdhjetëvjeçarit po I bëhej përcjellja e fundit në banesën e amshueshme.
Kortezhi, nga shtëpia e familjes Haradinaj, u nis në orën 11:45 minuta, për të vazhduar me homazhe tek Kompleksi Memorial, “Deshmoret e Kombit“. Në radhën e gjatë të njerëzve kishte zyrtarë të lartë, ndër të cilet edhe Princi Leka Zogu II, Kryeministri Agim Qeku, Kryetari I Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti etj., përderisa në mesin e familjes së Shqipdonit, ishte edhe ish kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilit nga Trupi Gjykues I Gjykates       Nderkombtare të Hagës iu lejuar pjesëmarrja në ceremoninë e varrimit dhe të ngushëllimeve për nipin e tij. Ai, sot gjeti forcë që për të katertën herë të falenderojë miqtë e shumtë dhe të shpreh ngushëllime, njëkohësisht…Kësaj radhe, për Shqipdonin e Vogël, i bindur se: “Jeta në Kosovë do të rritet në të gjitha format…Me shpresën, që fëmijët   e tjerë të rriten dhe ta gëzojnë lirinë!“ 
Shqipdon Haradinaj, i lindur në kohën kur I ati I tij- Shkëlzen Haradinaj, përkrah shumë trimave të tjerë, po luftonte për lirinë e Kosovës, ende pa e kapur mirë kuptimin e kësaj lirie, humbi jetën tragjikisht. Ai u varros përballe kompleksit memorial „Dëshmorët e Kombit“, për t´u prehur përjetësisht pranë babait të tij; dëshmor!
 Ajete Beqiraj, Radio Kosova & Blue Sky