8 tetor 2007, Dojçe Velle. Statusi i ardhshëm i Kosovës nuk është më pengesë për kthimin e të zhvendosurve serbë. Tashmë, arsye kryesore për ngecjen e kthimit mbetet mungesa e buxhetit të mjaftueshëm për rindërtimin e shtëpive.
Këta dy serbë, Djurdja dhe i biri Nebojsa Radovanovic jetojnë në enklavën me kontanierë të Graçanicës
"Jemi shpërngulur që në vitin ´99, në rrethana tashmë të njohura. Të gjithë jemi të shkapërderdhur nëpër qendra kolektive të Serbisë, ku jeta është në skaj të ekzistencës. Kemi parashtruar kërkesen të kthehemi menjëherë. Por, megjithëse I vonuar, ky rast erdhi dhe ne jemi kthyer në vendlindje, në çerdhen tonë ku njeriu ndjehet më së miri!"
Është ky 39 vjeçari, Radoman Jeremiç, i cili bashkë me nënën dhe me të dy vëllezërit, ka jetuar tetë vjet në një qendër kolektive, në Kralevë, sikurse edhe bashkëfshatarët e tij nga Berkova. Rado Zhivkoviç, njëri ndër të 19 familjarët e kthyer, është i lumtur teksa përcjell punimet rreth shtëpisë së re, në të cilën mezi pret të vendoset bashkë me familjen e tij.
"Kur t´ndreqet shpia, fill! Djali im, 26 vjeç më pyet gjithë kohën:"A është ndërtu shpia?" A don me fol me të?"-rrëfen Rado Zhivkoviç, i cili deri më tash ka jetuar në çaçak, duke vazhduar rrëfimin me një shqipe me dialekt.
"Absolutisht nuk kemi kaluar mire, atje! Gjithçka paguhej, qiraja, rryma, uji, ushqimi. Veç një vit kemi marrë ndihmë nga Kryqi i Kuq e pastaj, është dashur të gjendemi vet. Se, kanë mendu se kemi pare shumë. Ju jeni prej Kosove, keni shit shiptarëve token atje e me thes t´markave keni ardhë kendej. "Pa shih këtë shqiptarin!"-na thonë kur kalojmë. Iu them: "Shqiptarët janë burra!"
70 vjeçari, Milivoje Zhivkoviç, që nga viti 1999 ka jetuar nëpër qytete të ndryshme të Serbisë. "Jam i lumtur se jam kthyer në shtëpinë ku jam lindur dhe kam kaluar 60 vjet të jetës. Kam ndjenjë të mrekullueshme… Më është rritur zemra! Lumi këtu, ajri i pastër, toka e mire, uji… Me t´u ndërtuar shtëpia, do të kthehemi të gjithë. Nipi im më thotë: "Gjyshi, po s´deshën të tjerët, unë dhe ti do ikim patjetër!" E, kur kemi ikur ishte vetëm 4 vjeç!" Projekti i financuar nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, po implementohet nga Kuvendi Komunal i Klinës i cili bën ndërtimin e shtëpive si dhe nga Keshilli Danez për Refugjatë, i cili përkujdeset për sigurimin e ushqimit dhe të bursave për krijimin e burimit të të ardhurave. Një nga këto mundësi është edhe krijimi i një ferme derrash.
Besim Ukaj, nga Këshilli Danez për Refugjatë, na thotë më shumë: "Pasi që shqitparët këtu i takojnë besimit katolik dhe serbët, besimit ortodoks, të dyja palët kanë bërë një kërkesë për një fermë derrash, e cila është aprovuar dhe ka gjetur përkrahje, për shkak se në Kosovë nuk ekziston një fermë e tillë. Ky projekt mendoj se do t´i bashkojë komunitetet mes vete".
Por, sa do të funksionoje bashkëpunimi në mes të dy komuniteteve pas konfliktit të përgjakshëm të ´99-tës?
"Do të funksionojë, sepse Berkova është ndër fshatrat e pakta në Kosovë, e cila nuk ka qënë e përzier në luftë. Ndërsa, më e mira është se në këtë fshat nuk ka të vrarë dhe të zhdukur".
Sepse, "Pa fqinj, jeta ështe e pakuptimtë!"-mendon përfaqësuesi i fshatit Berkovë, Andrea Banjac.
Projekti prej 900 mije eurove, është mundësuar nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, i cili menaxhohet nga UNDP (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim). Ndërsa, të 19 familjet me rreth 65 anëtarë, janë grupi i parë i të zhvendosurve serbë të kthyer në Berkovë.

Ajetë Beqiraj, DW