Arkivi

Ajete Beqiraj,fituese e "Cmimit Special" te Festivalit te Radiove ne Neum te Bosnje Hercegovines


  
Në Neum të Bosnjë-Hercegovinës u mbajt Festivali i Tretë Rajonal i Radiove "Zëri si Nxitje e Kreativitetit-Neumi 2007".  Në një pjesëmarrje prej 40 mediave të vendeve të rajonit, fakultetet e gazetarisë, etj., Ajete Beqiraj nga  Radio Kosova mori "Cmimin Special"te ketij festivali.

Radio Kosova,
Programi i Mengjesit
Autore:Dhurata Kaba-Mustafa"


Sigla:
A je duke e kerkuar nje dore qe do te te ndihmoje? Filloje diten me Programin e Mengjesit te Radio Kosoves. Miremengjes Kosove. Miremengjes Prishtine. Miremengjes, kryeqyteti im!“


Dhurata Kaba: Te dashur degjues, Programi I sotem I Mengjesit I kushtohet Radiofestivalit te Trete Rajonal, "Zeri si Nxitje e Kreativitetit-Neumi 2007". Pikerisht per kete, se pari do t'ia jap fjalen drejtoreshes se Festivalit te III-tw Rajonal "Zeri si nxitje e Kreativitetit-Neumi 2007", zonjes Borka Rudiç, me nje pershendetje te drejtperdrejte nga Prishtina ne Sarajeve. Zonja Borka, nese degjohemi, miremengjes dhe pershendetje nga degjuesit e Radio Kosoves dhe posaqerisht, pershendetje nga une, Dhurata.
Borka Rudic: "Dobro jutro". Miremengjes, degjuesve te Radio Kosoves dhe nje pershendetje te ngrohte nga Sarajeva me plot bore. Por, ndonese ben shume ftohte,  besoj se kemi lidhje shume te ngrohta ne mes te Sarajeves dhe Prishtines dhe keto vribrime te bukura, do te na nxjerrin nje radioprogrm te bukur!
Pra, une jam shume e kenaqur me faktin se ne kete vit ka qene nje numer shume me I madh i radiove pjesemarrese ne festival sesa ne vitet e meparshme, me diku 40 radio nga I gjithe rajoni, dy fakultete te zhurnalistikes, dy shkolla gazetarie dhe nje Institut I Mediave. Pra cdo vit po rritet numri I pjesemarrese ne festival dhe ne kete vit, ne Neum kane qene me shume se 100 gazetare, perfaqesues te mediave, gazetar dhe mjeshter te mediave te cilet jane te interesuar per radion si medium. Jam e kenaqur edhe me kvalitetin e produkcioneve te cilat jane prezantuar ne kete vit, sepse ky festival eshte I tille qe I jep mundesi gazetareve qe te garojne ne produkcionin radiofonik, ju jeo rast te mesojne edhe gjera dhe trende te reja dhe te shkembejne ne mes vete. Ndersa, cfare eshte shume e rendesishme per mua eshte fakti se punimet qe kanë ardhur nga Kosova ne kete festival nga radiostacionet qe prodhojne programe ne shqip dhe serbisht, kane qene te nje kvaliteti te larte, kane qene te vleresuara lart nga juria dhe kane qene edhe ne mesin e punimeve te shperblyera".
Dhurata Kaba: Te dashur degjues, Suada axhanel, organizatore e  shoqates se radiostacioneve rajonale te Evropes Juglindore, "Altermedia", do te na thote disa fjale per pershtypjet e saj te ketij festivali.
Suada Axhanell: "Ky eshte viti I trete qe ne organziojme kete radiofestival. Dhe, t'iu them te drejten, ne vitin e pare ne kemi nisur te organizojme festival me 20 radio- stacione, por na u paraqiten 27-te. Ne vitin e dyte menduam qe do ti kemi nje numer me te madh, cfare edhe u realizua, sepse u lajmeruan 34 radio-stacione. Ndersa, ne kete vit, kishim pjesemarrje me mbi 40-te media, perfshire ketu edhe fakultetet dhe shkollat e gazetarise, qe eshte per ne nje satisfakcion sepse ky manifestim po arrin nje shkalle te larte te organizimit dhe te interesimit te radiostacioneve te rajonit.
Me drejtorin Avni Spahiun dhe redaktoret, Dh.Kaba dhe Sh.Arifaj  
Dua t'I them disa fjale edhe per radistacionet pjesemarrese nga Kosova dhe Shqiperia, te cilat kane lene nje pershtypje tek anetaret e jurise si radiostacione profesionale. Ato ofruan materjale shume te mira prandaj edhe jane shperblyer me cmime speciale, sic jane Radio Kosova dhe Radio Tirana, nderkohe qe me pare ishte shperblyer edhe Radio Dukagjini. Dua te permend storjen e Radio Kosoves, Dita nderkombtare e Puneste autores Ajete Beqiraj, te cilen juria e vleresoi si shume interesante. Autorja ka shfrytezuar festen e "1 majit" te trajtonte temen per turizem, qe eshte nje e papritur, ku ne vend te festes se punes dhe te drejtave te punetoreve, autorja flet per potencialin turistik, ofertat dhe kerkesat dhe me ane te ketij reportazhi, nga vendi I ngjarjes I njofton qytetaret me gjithd ato qe ofron kjo pjese e Decanit. Gjithashtu, levdata dhe cmim special nga juria mori edhe Radio Tirana dhe gazetarja Ermenita Njuma, me reportazhin per te debuarit nga Kosova".
Dhurata Kaba: Suada, faleminderit shume per mikpritje, per organzimin e mire te te gjithe ne pejsemaresve atje. Ne tashme do te bejme edhe e transmetimin e te dy reprtazheve fituese e poashtu do te komunikoj edhe me Linda Gjakoven, me Pejen, me Radio Dukagjinin. Njekohesisht do te bisedoj edhe me Ermeniten, drejtperdrejt me Tiranen nderkohe qe pres qe ne studio te arrije vet Ajete Beqiraj per te marre mirenjohjen, shperblimin special per repeortazhin qe do ta degjojme sot se bashku. Programi I sotem I mengjesit I kushtohet fillim e fund Radiofestivalit te Trete Rajonal, "Zeri si nxitje e kreativitetit-Neumi 2007", qe eshte nje festival I mireseardhur per te shkembyer pervojat ne mes te radiostacioneve dhe ne mes te gazetareve.
Suada Axhanell: Faleminderit edhe juve, Dhurata. Une shpresoj se ne festivalin e ardhshem te cilin do ta kemi ne qershor, ne Tuzlla, do te kemi edhe me shume radiostacione pjesemarrese nga Kosova dhe Shqiperia dhe besoj se do te deshmojne  kualitet edhe me te madh ne festivalet tona.
Dhurata Kaba: Te dashur degjues, ora tash eshte 9 e 19 minuta. Flasim per radiofestivalin e trete rajonal "Neumi 2007". Morem opinionin e drejtoreshes se ketij festivali, zonjes Borka Rudic dhe te zonjes, Suada Axhanel, organizatore e shoqates se radiostacioneve locale te Evropes Juglindore, Alter Media.
Degjues te dashur, koha eshte imazhi I perjetesise. Besoni vetem veprimin, sepse jeta gelon ne nivelin e ngjajrjeve-jo te fjaleve. Sepse, gazetaria eshte art, madje kisha thene, me e madhja e arteve. Degjimi I radios e ben nje njeri te plote, konferenca nje njeri te gatshem, ndersa pjesemarja ne festivale, nje njeri te sakte. Mirenmengjesi koleges sime te dashur, redaktores pergjegjese te Radio Dukagjinit, Linda Gjakova.
Linda Gjakova: Miremengje Dhurata. Miremengjes te gjithe degjuesve te Radio Kosovës. Falemdnerit per prezantimin, Dhurate!
Dhurata Kaba: "Linda, "Erdha-pashe-ngadhnjeva!"-ka thene Cezari. Ishim bashke ne festival, kerkoj opinionin tend. Me cfare pershtypjesh u ktheve nga ky festival?
Linda Gjakova: Edhe nje here I pershendes te gjithe degjuesit e Radio Kosoves. Vertet, ishte ky takimi I trete I radiofestivalit regjional, I mbajtur ne Neum. Cdo here kur ktehhemi,kthehemi me pershytpje shume te mira. Eshte rasti kur ne mund te takohemi, t'i shkembejme mendimet, te marrim ndoshta te re, pa marre parasysh qe e quajme veten ne njefare menrye njerez qe jemi me vite te tera ne kete profesion, punojme ne gazetari. Cdo here kthehem me kenaqesine qe radioja vertet kthehet ne radio. Vitet pas viteve '99, ishin vite kur pothuaj se ne cdo second lindte nga nje radio edhe ne Kosove, edhe ne vendet e tjera te rajonit. Ishte nje, ashtu te them, nje rilindje e gjuhes shqipe ne eter. Por si duket, cdo gje fillon dhe merr ate formen e vet. Radio Dukagjini vazhdon te jete nje radio e cila mundohet te jete shume prane degjuesve te Kosoves, ne pergjithesi dhe vendeve te tjera ne rajon dhe bote, permes internetit dhe antenes satelitore. Por, pa marre parasysh, pervoja e dikujt tjeter, menyra e punes se dikujt tjeter te meson dicka te re, prandaj cdo here kur takohem me koleget ne kete festival, patjeter dhe padyshim qe mesoj dicka te re. Prandaj, cdohere kur takohem me koleget ne kete festival, patjeter dhe padyshim qe kuptjme dicka te re. Vetem se Radio Dukagjini, kete vit nuk doli edhe aq e suksesshme si ato dy vitet e para te ketij festivali, kur Radio Dukagjini me punimin e koleges, Sebiha Ramagjiku e zuri vendin e pare. Nuk ishim present as ne jurine perzgjedhese te ketyre punimeve, nuk ishte asnje njeri qe fliste shqip, mirepo ishte i perkthyer, nuk ishin prezent as koleget nga Radio Kosova, nuk ish present askush qe fliste ne shqip. Punimi ne gjuhe shqipe perkonte momentet me prekese te rikthimit te kosovareve dhe dolem fitues dhe e morem cmimin e pare apo vendin e pare. Vitin e kaluar, ishim njejte te suksesshem me siglen, por kete vit kishte punime jashtezakonisht te mira. Me vjen keq personalisht nga ti dhe nga te gjithe degjuesit e Radio Kosoves, qe nuk e kam percjellur emisionin e dites se sotme nga fillimi, nuk di se cka kane thene koleget nga qendrat e tjera, por dua te cek per degjuesit tuaj se duhet te ndjejme veten krenar te gjithe ne qe ishim atje, me fjalet e thena nga perfaqesusi I jurise profesionale, per reportazhin e shkurter ne kategorine e reportazhit qe flet per kthimin. Radio Tirana ishte me punimin me te mire!
Dhurata Kaba: Edhe Ajete Beqiraj mori Shperblimin Special, kolegja jone dhe ne si Radio Kosove, gje te cilen e permendi edhe zonja Borka Rudic edhe Suada. Dhe une, Linda, pres qe Ajete Beqiraj te arrije ne studion tone dhe ne do t'I degjojme sot reportazhet...
Linda Gjakova: Po, vertet ishte kenaqesi! Por, jemi mesuar se edhe vitin e kaluar Radio Kosova mori shperblimet. Por, per Shqiperine qe moren pjese per here te pare, t'I degjojme gjithe ato fjale te mira, me gjithe keqardhjen qe ata nuk moren shperblimin por vetem nje mirenjohje per pjesemarrje, per shkak qe emisioni eshte dashur te jete prej festivali ne festival.
Dhurata Kaba: Sidoqofte, e paten nje shperblim special dhe u tha atje, ne prezence te te gjitheve, se eshte nje shembll se si duhet te pergatitet nje reportazh. Linda,faleminderit per opinionin tend. Por, sa jane te mriesardhura keto festivale per pjesemarrje,sidomos te profesionisteve qe jemi present?
Linda Gjakova: Te mireseardhura, patjeter! Me ka lene pershtypje patjeter, katedra e jurnalistikes e Fakultetit Filozofik te Novi Sadit, me punimet e 22 studenteve. Une uroj qe dicka te ngjajshme te kemi mundesi te punojme edhe ne, ne Kosove.
Dhurata Kaba: Linda,falemdinerti,te pershendes dhe mireudegjofshim!
Degjues te dashur, ishte kolegja, redaktorja pergjegjese e Radio Dukagjinit,  studio ne Peje, Linda Gjakova. Te provojme tani te lidhemi me radiot tjera.
Miremirengjesi, kryeqytetit shqiptar, Tiranes dhe zonjes Emerenita Njuma, dretjoreshe e programit te Radio Tiranes. Ermenita, mirengjes dhe pershendetje nga Radio Kosova!
Ermenita Njuma: Pershendetje nga Radio Tirana dhe miremengjes nga Shqiperia.
Dhurata Kaba: Nita, u prit jashtazakonisht mire reportazhi per te riatdhesuarit, autore e te cilit je ti dhe te cilin pas bisedes, do ta transmetojme drejtpersedrejti ne programin tone. Sic tha edhe kolegja Linda, qe vet organzatori dhe komisoni e vleresoi dhe tha: "Ky eshte shembull per ju te gjithe qe jeni ketu, se si pergatitet nje reportazh". Por, per fat te keq ka qene ajo periudha 8 vjet, qe nga viti 1999 kur e e pergatite kete reportazh shume te prekshem per refugjatet kosovare te luftes ne Kosove dhe e moret shperblimin special. Nite me thuaj, c' pershtypje ju la ky festival, meqe ishte herea e pare qe ju moret pjese?
Ermenita Njuma: Ne fakt, vet logoja e festivalit te trete rajonal "Zeri si nxitje e kreativitetit, do te thote shume. Sepse, misioni I gazetarit ne fund te fundit ky eshte: qe permes zerit te percjell ndjesi, emocione dhe ajo cka eshte me e rendesishmja, vertetesi, gjithcka qe prek realitetin. Por, emocionet e atij festivali pervec asaj pjese qe ishte e pasur me referenca, me kumtesa, vine ne momentin e konkursit te festivalit, ky ishte mision ne fund te fundit, I atij radiofestivali. Dhe, mua me vjen mire qe vleresimi vjen me ate lloj nocioni, si radioreportazhi me I mire. Kjo eshte jo vetem per elementet qe bartte por edhe per misionin qe mori persiper te percjellte, sepse nese e kujtoni ju, por njekohesisht edhe degjuesit qe do ta ndjekin pak me mbrapa, ai mbyllet me nje fjali shume te madhe: "Mire se te gjejme te lire, Kosove." Dhe, kjo don te thote shume. Kjo te emocionon, jo vetem para tete vitesh, por edhe ne kete cast kur ne e presim statusin e Kosoves".
Dhurata Kaba: Nite te falmnderit shume, miresevini ne Kosove. Ju pres se bashke me Ermalin dhe Eltonin.
Ermenita Njuma: Une ju falnderoj, ju percjell pershendetjet me te ngrohta prej tyre, por njekehesisht, edhe prej kolegeve te mi te Radio Tiranes.
Dhurata Kaba: Falemnderit Nite. Te dashur degjues, tash do ta degjojme drejtperdrejt reportazhin e autores Ermenita Njuma, drejtoreshe e programit te Radio Tiranes, I cili mori shperblimin special ne kete festival.





Reportazhi I Radio Tiranes:


"Quhem Esat, jemi nga Peja. Ishim te mshefur ne nje poodrum pothuaj 300 vete. Ata me automat na kane nis e njenin para deres e kane vra. Ai s'ka dashte me lane shpine me ik, e ata e kane vra! Per pese minuta me lshu Pejen!"-na thane. Ne s'dishim kah me shku. Ata thjoshin, knej, knej. Prej Pejes deri n' kufi jena ardhe n'kame. Burrat jane pa vec n'kufi. E atje n'Kosove jena pas da, me tani...Bujtem ne nje dhome te nje shpie deri n'mengjes,e mandej mberritem ketu n'Tirane. Une dua t'kthehem ne Kosove. Atje kam le-atje du me dek!"
Kjo eshte historia e ikjes nga Kosova e vogelushit 9 vjecar, nga Peja. Tashme koha rrjedh ndryshe per te dhe pritja e diteve lidhet pas motivit te kthimit n'Kosove. Ne vendosemi midis te ardhurve dhe ndeshim nje tjeter nente vjecar, qe ulur ne shkallet e stadiumit ku jane akomoduar te sapoardhurit, numeron ditet larg Kosoves.
"Une nga shtepia kam dale me 28 mars, edhe dite e Bajramit ka qene. Na kane qit ne qender te Pejes dhe kane ardhe autobusa e kamionat e na merrshin t' na dergojne neper fshatra".
"Per cka t' ka ardhe keq me shume?"
"M' ka ardhe keq qe na kane qit nga shtepite. Jam merzit boll qe e kam lene vendlidnjen time!"
"Cfare ke lene ti atje?"
"Shkollen,shtepine...Te gjitha!"
"Do doje te shkoje ne shkolle?"
"Po, por...Se shpejti kam deshire qe t'kthehem ne Kosove dhe atje ta vazhdoj mesimin!"
"Kur mendon se do te jete kjo dite...Sa shpejt?
"S'di!...Kosova per mu o zemer!"
Ata jane kudo dhe brenga e ikjes, eshte kudo. Edhe malli eshte kudo...Edhe pritja...Edhe kthimi...Por,kur? 25 vjecarja, infermjere nga Kosova, qe sherben midis te te ardhurve, I flet mbremjes dhe mengjesit me kthimin per tek I cili shkohet:
"Vetem se na duhet force...".
Ngarkohemi me ndjesine e pritjes dhe tej nocionit kohe, kerkojme vendet pritese. Gjithkund, deri ne shtepite tona. Nje grua tiranase tregon me pak fjale per cfare ju ofron per nevojen e tyre te ngutshme.
"Une jap gjithcka nga vetja, per t'iu heq atyre streset, per ta ndjere veten sa me ngrohte, si n'shpine e tyre. Ata jane shume te thelle dhe shume te forte. Ne perpiqemi t'i qetesojme, se sot per buke e uje nuk eshte problem, por eshte krejt ana shpirterore, mendja e tyre!
Mengjesi dhe mbremja...Ikja dhe kthimi jane ndalur ne pritje te castit fatlum. Koha rend per te nesermen dhe e ardhmja e deshiruar formesohet ne nje ngrehine ku te gjithe duan te mberrine per te thene:
"Mire se te gjejme te lire, Kosove"!
Pergatiti: Ermenita Stafaj,
Realizmi teknik: Elton Verzivolli,
Prill 1999



Dhurata Kaba: Ja te dashur degjues, ishte ky reportazhi I pergatitur nga kolegja Ermenita Njuma-Stafaj, drejtoreshe e programacionit te Radio tiranes, ne radiofestivalin e trete rajonal, "Zeri si nxitje e kreativitetit-Neumi 2007", u shperblye me shperblim special. Pas reportazhit shume te mire, ne I kthehemi mysafires sone, shperblimin qe mori Radio Kosova. Degjues te dashur, para se te filloj bisden me autoren qe mori Shperblimin Special ne kete festival, Ajete Beqirajn, do doja te degjojme reportazhin me te cilin u shperblye Radio Kosova.



Nga pervoja si moderatore ne studion e Radio Pejes
Reportazhi I Radio Kosoves:



 Eshte 1 Maj, Dita Nderkombtare e Punës. Moti eshte i vranet dhe ne çdo cast pritet te bie shi. Por kjo nuk i pengon vizitoret nga mbarë Kosova të drejtohen nga grykat magjepsese te Dukagjinit. Te ndare ne dy kolona, per ta ka pak rendesi ne do te shkojne ne Gryken e Rugoves apo ne Gryken e Deçanit. Kudo, por vetem te kalojne kete feste mes bukurive perrallore te ketij kendi te Kosoves…
Tashme ka filluar te rigojë. Shiu pranveror po lanë qete rrugen qe shpie ne Gryken e Deçanit. Ndalja ne piken e kontrollit te ushtareve paqeruajtes, eshte bere pjese perditshmerie. Pak hapa me tej, Manastiri i Deçanit ngrihet ne madheshtine shekullore e menjehere permbi, Lumbardhi rjedh kumbueshem. Shtrati i lumbardhit na çon ne restoranin e drunjte, i ngrehur buze brigjeve te tij. Gugullima e tij eshte perzier me zera vizitoresh te cilet nga ane e anes kishin ardhur te fetojne Ditën Ndërkombtare të Punës. Kamarieri i shkathet, mundohet te na beje vend perderisa pronari mes zhurmash te nje zgjoi bletesh, na ofron mireseardhje ne kete feste te vertet pune!
"Nje Maji per mua eshte dite pune e sot me se shumti, se keshtu e ka hotelieria. Ketu pres mysafire shume, pa marre parasysh se eshte moti i lig. Ka nga Gjilani, ka nga Peja, nga Deçani e vizitojne shume dhe mysafire te mire. Restorani Gryka e Deçanit gjithe veren e ka keshtu, se eshte vend i qetë , vend i mire”,thote pronari Kuçi, te cilir vetëm para pak kohësh i është dhënë leja e punës per restoranin,"Gryka e Deçanit"-i vetmi objekt hotelier brënda Zonës së Mbrojtur rreth Manasitirt të Deçanit. Ky fakt, po aq sa pronaret i ka gezuar edhe vizitorët, njëra ndër te cilet është edhe Hanë Berisha:
"Asht nje vend shume i bukur. Gryka e Deçanit eshte e njohur si vend turistik dhe uikendet kerkojne pak intimitet, natyre… Dhe ështe i vetmi vend do te thosha, ku mund  te dalim familjarisht dhe te kemi pak rekreacion”.
Bashkim Ramosaj, eshte shef i Stacionit te Zjarrfikesve ne Deçan, i cili me nje staf prej pese vetash dhe me nje cisterne te vetme, ka nen mbikeqyrje 43 fshatra te komunes se Deçanit. Mbetur perhere ne gjendje gatishmerie, ai ka zgjedhur festen e 1 Majit t'ia kushtoje familjes dhe nuses se tij shtatzene, i bindur se femija i tij do ta prese festen ne rethana mw tw mira! 
"Absolutisht! Sepse, ne jemi angazhu me gjenerata te tera dhe shpresojme qe femijet tane te rriten me standarde te kompletuara te cilat ne i enderrojme per brezat e rinj". 
Tashme po bie shi dhe kushtet për qëndrim në terrasë nuk janë të përshatshme. Por, mysafirët e shumtë nuk i pengon të mblidhen brënda bashkë, si një familje e madhe. Vetëm Edorela, 13 vjeçare, do donte që dita e 1 Maj të vlonte nga vapa, të ngarendte përjashta dhe të bënte gjithë ato që bën në pikniqet e zakonshme me familjen.
"Të dalim në natyrë, të ulemi në batanije, të ndezim zjarrin, të pjekim mish në skarw, të vallëzojmë me muzikën e lëshuar në makina…".
Matanë restoranit "Gryka e Deçanit", Lumbardhi rrjedh kumbueshëm. Në një rrjedhë të ndarë lumi dy peshkatarë të vegjel zënë peshq për vizitorët.
"Zëmë peshq që t'i përgatisim në kuzhinë"-thotë I pari.
"Janë trofta dhe kërkohen shumë se është 1 Maji!'-ia prêt tjetri.
“Ne kultivojme troften”.
“Pese euro 350 gram. Shitet edhe me kg!”
Të dhjetëra peshqit, tashmë janë gati për tiganin e kuzhinjerit në mantel te bardhë.
" Peshqit jane te mrekullueshem edhe te fresket!", thotw mysafirja e rregullt Hanë Berisha, e cila ndërkohë po e zgjedh njërën nga troftat që po bëjnë përpëlitjen e fundit në shportën e peshkatarëve tw vegjwl.
 "Natyra vet na ka mundesu qe peshkun ta kemi te fresket, ku mysafiri mund ta zgjedh vet. Ata 15-tët që i zumë parëz shkuan dhe duhet me dale me nxane apet!",thotw pronari Naim Kuqi.
Sepse, thotw kuzhinjeri, Xhevdet Ukaj, nga Lumbardhi:
 "Unw kam filluar parapërgatitjet që në agim. Por, porosia më e shpeshtë megjithatë mbeti peshku i freskët".
Dhe dita vazhdon me moton e njëjtë, qetë e heshtur, jashtë halleve të përditshmërisë, sikur të gjithë të donin të ndalonin kohën për një çast. Valët e vizitorëve përshkojne Grykwn magjepsëse të Deçanit, duke shijuar këtë çast gëzimi i cili ka filluar që në mëngjes dhe do të vazhdojë deri në orët e vona, sigurisht…




Pwrgatiti dhe realizoi:
Ajete Shaban Beqiraj
Redaktor Pwrgjegjws:
Shaban Arifaj
Maj 2007




Dhurata Kaba: Kenaqesia me e madhe per nje gazetar eshte, kur ai ben dicka kur te tjeret qe e degjojen I thone qe e ka bere mire. E gjithe lumturia varet nga guximi dhe puna, sepse natyra na thote: "E mencur nese deshiron, por te jesh e nderuar eshte thelbesore". Puna e ndershme ka nje fytyre te kendshme!
Eshte ne studion tone, autorija e cila Radio Kosoves  ia solli Cmimin Special te Festialit, kolegja Ajete Beqiraj, korrespondentja nga Decani per Radio Kosove. Ajete, miremengjes dhe mireserdhet!
Ajete Beqiraj: Mire se ju gjeta dhe faleminderit per ftesen!
Dhurata Kaba: Ne konkuruam pikerisht me kete reportazh tendin dhe ti more Cmimin Special. Por, ta them edhe ate qe ne rrethin e ngushte hyri edhe reportazhi tjeter, "Besime dhe Sekte ne Kosove", I cili iu la nje pershtypje shume te mire organizatoreve dhe komisionit vleresues, ne radhen e shtate me te mireve, ishte I pesti, ndersa vetem kater [prej tyre u shperblyen. Mirepo, natyrisht qe triumfove me kete reportazh qe e degjuam sot. Si te erdhi ky lajm?
Ajete Beqiraj: E mireprita, sigurisht! Ishte nje befasi e kendshme per mua dhe patjeter qe eshte nje shtytje per punen time te metutujeshme, qe te jap edhe me teper nga vetja qe te mos I zhgenjej ata qe kane besuar ne mua, ne kete rast, juve Dhurata dhe sigurisht, redaktorin pergjegjes, Shaban Arifajn...
Dhurata Kaba: Po, vertet, une bashke me Shabanin e zgjodhem kete reportazh dhe  triumfuam. Por, si te lindi ideja te pergatisesh kete reportazh?
Ajete Beqiraj: Ideja ishte e castit, sepse ishte festa e 1 majit dhe ne shkuam te drekonim me familje te Gryka e Decanit. Por, si nje krijues, si nje gazetar edhe kur pushon, ai punon. Dhe, meqense me pelqen qe degjuesin ta terheq ne atmosferen ku mua me pelqen te jem, aty mendova: "Perse nuk kap dicka nga ky cast?" Une thjesht e bera nje reportazh si gjithe te tjeret, dhe ju thoni se paskam ngadhnjyer...
Dhurata Kaba: Dhe vertet, konkurenca ka qene e madhe, Mbi 40 radiostacione dhe Radio Kosova pikerisht me nje Ajete Beqiraj mori pjese dhe mori kete Shperblim Special, te cilin do ta merrni nga drejtori Avni Spahiu dhe redaktori pergjegjes, Shaban Arifaj, dhe ne te gjithe mbetem te kenaqur!
Ajete, do te vazhdosh edhe me tutje me kete entuziazem qe ke?
Ajete Beqiraj: Sigurisht qe po. Une e dua radiogazetarine. Sidomos gjinine e reportazhit, une e dashuroj! Keshtu qe, edhe po te dua une s'mund te terhiqem. Do Zoti e me ndihmon, me jep fuqi e mbi te gjitha, shendet!
Dhurata Kaba: Une te uroj sukses ne punen e metejshme, me informacionet qe na I sjell te fresketa nga Decani, si korrespondente jona dhe une e ndjeva veten shume e madhe, si pjesemarrese           ne kete  festival dhe mund te them se mundi nuk me shkoi huq dhe gjithe ajo rruge per ne Neum. 
Ajete Beqiraj:Faleminderit.Kjo me nderon!
Dhurata Kaba: Dhe krejt ne fund, te dashur degjues, kisha thene se: "Nje zemer e mire eshte me e mire se gjithe zemrat ne bote" dhe me thenjen: "Erdha, pashe-ngadhnjeva",po e perfundojme emisionin e sotem. Mirudegjofshim neser,  ne po te njejten kohe!
                                                                                                                            
Emisioni:
Festivali i Trete Rajonal: "Zeri si Nxitje e Kreativitetit- Neumi 2007",
Autore e emisionit: Dhurata Kaba,
Operatore zeri:  Ajshe Hajdari dhe Aferdita Dibra.