2 nentor 2007, Dojçe Vele, "Ku është Serbia e vjetër sot dhe ku do të jetë Kosova e re, nesër?" Kjo është një pyetje të cilën të dyja komunitetet ia shtruan vetes për gjithë këtë kohë. Por, pas tetë vjetësh vendnumërimi dhe qëndrimi pezull, përgjegja sikur nuk ka më rëndësinë e dikurshme. Të paktën jo për serbët e Kosovës të cilët që nga viti ´99 jetuan në Serbi.
Milija Llazoviç, është përfaqësues i 22 familjeve të kthyera nga Serbia, në korrik të këtij viti.
"Një numër I madh i shqiptarësh jetojnë në Zvicer, në Gjermani, në Amerikë dhe nëse,psh. Kosova bëhet nesër e pavarur, mua nuk do t´më pengoj as shqiptari, as turku, as romi. Bashkëjetesa do të funksionoje. Por, duhet të ngritet ekonomia, se ajo është e cila do të na lidh të gjithë neve".
Kosovë në kuadër të Serbisë apo Kosovë e pavarur, ka edhe më pak rëndësi për ata të cilet tetë vjet kanë jetuar ne qendra koletkive, në Serbi dhe Mal te Zi. Deklaratat e tyre për bashkëjetesën dëshmojnë se ata kanë kuptuar rëndësinë e bashkëjetesës. Malina Zhivaljevic, madje shkon edhe me larg: "Paj kot, ju nuk keni miq më të mirë se ne e as ne, më të mire se juve. Por, dem që ne ca gjëra kuptojmë kur bëhet vonë"
Por, ndonëse shumë prej të kthyerve serb shprehin haptas dëshirën për përtëritjen e marrëdhënieve me shqiptarët, rrallë gjendet ndonjë që dënon politikën e cila çoi në shpërthimin e luftës së vitit ´99. Krahasimi i krimeve të forcave serbe me luftën mbrojtëse të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, pothuaj është i rëndomtë. Por, ka të tjerëë që duan të besojnë se sherri... erdhi nga anash. Çedomir Muriç, për shpërbërjen e Jugosllavisë, drejton gishtin kah Bashkësia Ndërkombtare.
"Unë këtu kam jetuar 51 vjet. Punoja, shoqëroheshim me njëri-tjetrin dhe asnjëherë nuk patëm konflikte ndërmjet vete, përderisa nuk erdhën nxitjet nga anash. Kur në vitin ´90 ra Jugosllavia, organizatat ndërkombtare erdhën nga të gjitha anët dhe si pasojë, përveç Malit te Zi, plasi lufta gjithandej. Do të shohim në do t´ia dalë Bashkësia Ndërkombtare të ndërtoje një shoqëri multietnike çfarë e kishim dikur. Ajo e dikurshmja ishte shoqëri multietnike!"
"Ata, gjithmonë kur na shihnin neve bajshin me përçmim:" Evo shiptari!"(Shih shqiptarin!)!"-dëshmon Beqir Sutaj, nga Lluka e Deçanit i cili ka jetuar në një shoqëri të tillë, multietnike.
Përkunder, sic shprehen shqiptarët, përçmimeve e diskriminimeve të vazhdueshme përgjate përiudhave të ndryshme historike që quan në shpërthimin e konflikteve të përgjakshme..., tek shumica shqiptare vërehet vetëdia e pranimit të Kosovës si një gërshetim etnishë, kulturash dhe religjionesh të ndryshme. Këtu nuk përjashtohen as gjenratat e vjetra, ndër të cilet është edhe Haxhi Shala, nga fshati Babiq I Pejës, i cili thotë:
"Kthimi i serbve është problem i Kosovës, se bota është e përzier. Nuk ka etnikisht të pastër, kurrkund...."
Haxhi Shalës, forcat serbe ia vranë djalin në mes të kolonës së kosovarëve, te cilët po deportoheshin për në Shqipëri.
"Ma kane vra djalin. Po, unë nuk muj me u hakmarr, psh. ta ka fajin dikush tjetër e ti me marr hak në mu. Duhet me u hakmarr siç thotç Kur´ani: Njeriu i njëjtë, arma e njëjtë!"-thotë ai.
Nikolla nga Beogradi, nuk sheh mundësi bashkëjetese:
"Shumë vështirë...Shumë vështirë, fatkeqësisht! Por, nuk ka nevojë që serbët dhe shqiptarët të urrehen. Thjesht, vetëm duhet respektuar dallimet e njëri-tjetrit. Të jetojmë në paqe, duke kuptuar se njerëzit janë ndryshe dhe duke i pranuar ato dallime!"
Por, Beqir Sutaj nga Lluka e Epërme thotë se duhet kohë për mbylljen e plagëve:
"Le të shkojë një kohë dhe e shohim…Nëqoftëse ata përmirësohen edhe na me siguri se kemi me i afrue. Vec le të shkojë pak kohë…Le të mshelen varrët pak!"
Ajete Beqiraj, DW