Inaugurimi i Qendres per te Moshaur, ne Isniq |
8 prill 2008, Radio Kosova,Financuar nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme përmes Zyrës për Kooperim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, OJQ "Intersos", po implementon projektin “Me dinjitet në pleqëri”. Tri prej 14-të Qendrave për të Moshuarit, u hapen sot edhe në komunën e Deçanit.
Projekti “Me dinjitet ne pleqeri”, permban komponenten sociale dhe ate shëndetësore. Në kuadër te komponentës sociale, eshte bere inaugurimi i 14-te qendrave për të moshuarit nëpoer komuant e Rajonit te Pejes, dy prej te cilave jane hapur Decan dhe nje tjeter ne fshatin Isniq:
“Ne, si organizate deshirojme qe me ksuhtet tona modeste, te krijojme nje platforme. Kemi bashkepunim me 16 organizata vendore te Rajonit te Pejes, me Kuvendet Komunale, me Qendrat Sociale dhe ato shendetsore. Dhe, te gjithe kane shprehur gatishmeri qe t´na ndihmojne. Ndersa, kjo qender ne Isniq eshte nder te 14-te qendrat ne rajon, e cila do te shfrtezophet nga te msohaurit e ketijfshati”-thote Samir Zajmi, koordinator i Orgnaizates Joqeveritare “Intersos”.
Permes proejktit “Me dinjtiet ne pelqeri”, i cili financohet nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme, përmes zyrës për kooperim dhe zhvillim ndërkombëtar, organizata joqeverita Intersos synon qe senzibilizoje opinionin ndaj kesaj kategorie te djeshme.
”Qe ta kthejme vemendjen sadopak ndaj ketyre njerezve te cilet kane bere shume per ne dhe per vendin tone. Dhe si shkembim, askund s´iu eshte dhene vendi i merituar dhe nje trajtim dinjitoz”-shton z.Zajmi.
Nderkohe qe Ismet Sheremeti, Kryetar i Organizates se Rajonale e Pensionisteve, ne Peje, e cila i ka rreth 9500 anetare, eshte i lumtur per kete iniciative:
Inaugurimi i Qendres per te Moshuar, ne Deçan |
“Ky hap eshte i mireseardhur, sepse pesnionistet do te kene ku te mblidhen. Dhe kjo, duke ju falenderu “Intersos-it” italian, te cilet, sinqerisht po them, jane te paret qe kane hap deren, zemren e shpirtin per te moshuarit”.
Ne kuader te ketij projekti, në Pejë, Klinë, Istog dhe Decan, se shpejti do te fillojnë funksionimin katër grupe mobile shëndetësore, të cilat do te vizitojne kategorite sociale qe nuk kanë qasje në institucionet shëndetësore. Sepse, qellimi i projektit “Me dinjitet ne pleqeri”, eshte qe të promovoje për popullatën e moshuar: qasje të plote në sherbime shendetsore adekuate; dialogun ndërkulturorë dhe dialogun në mes të gjeneratave; socializimin dhe integrimin ne mes të komuniteteve dhe grupeve të ndryshme etnike si dhe vetedijesimin dhe parandalimin për sëmundjet më të shpeshta tek të moshuarit.
Ajete Beqiraj, RTK