19 prill 2008, Dojce Vele, Serbia ka marre vendim per mbajtjen e zgjedhjeve lokale ne Kosove. Keto zgjedhje per UNMIK-un jane jolegale, per Kosoven-cenim i integriteti te saj, ndersa per Evropen dhe SHBA-ne-shkelje e rezolutes 12/44. Nderkohe qe, serbet e Kosoves, kane qendrime te kunderta nga vendi ne vend.
"Konsideroj se, në bashkësinë ndërkombëtare ekziston pajtueshmëri e gjerë që Serbia nuk duhet te mbaje zgjedhje lokale në territorin e Kosovës, pasi kjo paraqet shkelje të rezolutës 12/44-ka deklaruar per mediat e Beogradit, te premten, kryeadministratori i Kosovës, Joakim Ryker.
„UNMIK-u deri me tani nuk ka penguar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale te Serbise ne Kosove dhe kete nuk besoj se do ta bej as kesaj radhe. Dhe, une besoj se keto zgjedhje do organizohen edhe ne Gorazhdevc“-thote Sllobodan Petkovic nga Gorazhdevci.
Por, eurodeputetja Doris Pack, mendon ndryshe:
“Eshte e qarte se rezoluta 12/44 nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe ne Kosove dhe nese te gjithe i referohemi kesaj rezolute, atehere kete duhet ta bejme edhe kur eshe fjala per zgjedhjet lokale. Eshte e papranueshme qe Serbia te mbaje zgjedhje lokale ne Kosove“.
Qendrimi unanim I institucioneve te Kosoves eshte kunder mbajtjes se zgjedhjeve lokale të Serbisë edhe në Kosovë. Deputetet e Parlamentit synojne nxjerrjen e nje deklarate, me ane te se ciles, sic jane shprehur,“Kuvendi duhet të thotë fjalën e vet, për faktin se po cenohet integriteti i Kosovës“. Ata poashtu I bejne thirrje UNMIK ut që në fund të mandatit të mos provokojë situatë të pavolitshme".
Por, si ndjehen serbet e Kosoves ne mes dy forcave qe ngrehin ne ane te kunderta?
„Paj, eshte ndjenje e rende…shume e rende, madje? Dhe, pikerisht per kete duhet kohe per t´u normalizuar jeta se pari, e tek pastaj te stabilizohet edhe ajo pjese e politikes“.
Por, cfare bene institucionet e Serbise per te merituar voten e serbve te Kosoves dhe si u trajtuan ata, derisa jetonin si te zhvendosur ne Serbi? Dragan Llazovic nga Peja, i cili provoi kete jete pergjigjet i bindur:
“Nuk do te dal ne zgjedhje…As ne Serbi nuk kam dalur, se,te jem i sineqrte, kur kemi ikur nga Kosova nuk na kane pritur kurrqysh. Po mos te kisha punuar me meditje, ne do te vuanim urie. Me jepnin miell e oriz. Se mos nga keto jetohet? Pastaj, ne zgjedhjet lokale nuk kishim te drejte vote ne, sic na quanin atje, refugjatet, te zhvendosurit, shqiptaret e si te duash ndryshe. Kjo eshte e verteta, pse mos ta them? Prandaj, eshte e sigurt se nuk do te dal…C´me duhet mua te dal ne zgjedhje?“
Ajete Beqiraj, Dojce Vele