29 maj 2008, Radio Kosova, Përfaqësuesi Special I Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, Joachim Ryker, me anë të një urdhërese, kërkon nga Kuvendi Komunal I Decanit bartjen e rreth 24 hektareve të pronës shoqërore mbi Manastirin e Decanit.
Zyra Ligjore e Përfaqesuesit Special të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Joachim Ryker, me ane te vendimit ekzekutiv 2008/21 ka kerkuar nga Drejtoria Gjeodete e Kuvendit Komunal të Decanit, ndryshimin e te dhenbartjen e rreth 24 hektareve prone shqoerore mbi manas evidentimin e pronave të manastirit, së cilës kërkese komuna nuk I është përgjigjur me kohë. Si rrjedhoje, vjen vendimi 2008/21. Kryetari I Kuvendit Komunal të Decanit, Musa Berisha, sjell përmbajtjen e vendimit:
"Kryeadministratori Ryker kërkon që, pronat shoqërore, të cilat me ligjet diskriminuese të vitit '93 dhe '97, paralmenti I Serbisë ja jep dhuratë Manastirit të Decanit pronat shoqërore, që në një afat prej dhjetë ditësh këto prona të barten në regjistrin kadastral të komunës së Decanit, si pronë e Manastirit".
Në vendimin ekzekutiv 2008/21, nënshkruar nga kryeadministratori I Kosovës Joachim Ryker, ndër të tjera thuhet: "...Ngastrat e tokës që aktualisht janë të regjistruara në librat kadastralë të komunës së Decanit, në pronësi shoqërore të "Qendrës së bletarisë "16 nentori", në Decan"; ngastrat e tokës, të regjistruara në pronësi të "Ndermarrjes Hoteliere Turistike "Decani"; dhe, ngastrat e regjistruara në emër të ndërmarrjes shoqërore, "Ndërmarrja për Banesa Publike", do të zëvendësohen me të dhëna në shënimet kadastrale që restaurojnë dhe janë konsistente me listën e lëshuar nga Zyra mbi kadastrën e tokës në Pejë, me 10 mars 1998, e cila I është bashkangjitur këtij vendimi".
Ndërmarrjet shoqërore të lartpermendura, ishin baza e zhvillimit të turizmit në komunën e Decanit, të cilat nuk funksionojnë më. "Komuna po shqyrton qështjen dhe vendimet tona do t' I marrim konform ligjeve në fuqi të shtetit të Kosovës"-thotë kryetari Berisha.
Rikujtojmë se në prill të vitit 2005, ish përfaqesuesi Special I Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jesen Petersen, me anë të vendimit ekzekutiv 2005/5, shpalli Zonën e Vecantë të Manastirit të Decanit, në të cilën u përfshinë rreth 800 hektarë, pa përjashtuar as pronat private. Titullaret e pronave atëbotë u nxorën para aktit të kryer. Ndërkohë që, me vendimin e fundit 2008/21, lëshuar nga zyra e kryeadministratorit të tanishëm Joachim Ryker, kufijtë pronësor të Mananstirit të Decanit përbrënda Zonës së Vecante, shtrihen në rreth 24 hektarë, duke fuqizuar kështu vendimet e sjellura me ligjet diskriminuese të Serbisë së viteve 90-të, të udhëhequr nga Sllobodan Milloshevic.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova