31 maj 2008, Dojçe Vele & Radio Kosova, Eshte nenshkruar marreveshja per ndertimin e 12-te objekteve te banimit per te znvendosurit serb ne komunen e Decanit. Marreveshja eshte pjese e projektit "Partneriteti i Qëndrueshëm për ndihme ne kthimin e pakicave ne Kosove“, te cilin e financon qeveria e Kosoves ne bashkepunim me qeverine e Britanise se Madhe.
„Qe tri jave jam ketu, ndersa neser fillojne themelet e shtepise sime, cfare me ben tejet te lumtur! Sepse, une ketu dua te mbetem. A ta kam kallxu varrin? Une qetu du me vdek-flet i entuziazmuar 75 vjecari, Bozhidar Tomic, kthimi I te cilit ngrit ne tre numrin e te kthyerve ne Decan.
Boshko Ilic, 45 vjec nga Kodralia, qe nga 12 qershori I vitit 1999, jeton si i zhvendosur ne Mal te Zi:
„Jetoj keq! Qe nente vjet me qira. Shes ne treg imtesira aq sa per t´ekzistuar. Ketu do te kthehesha me deshire, meqe kurre nuk kam pasur problem as me kolege as me fqinjte e mi.Perse te them cfare s' eshte?!“
“Është e rendesishme qe pas konfliktit, të ndodh pajtimi dhe të gjithë të kthehen se bashku në vatrat e veta-mendon ambasadori i Britanise se Madhe ne Kosove, Andy Sparkes. Ardhmëria e Kosovës është e njëjtë sikurse e të gjitha vendeve tjera ne Evrope, pjese e se ciles do te jete se shpejti edhe Kosova. Sepse, bota është një familje e madhe e ndërtuar nga familjet e vogla shumetnike. Kjo është edhe rruga drejt Evropës!"- nenvizon diplomati anglez, Sparkes, sipas te cilit, Britania e Madhe për kthimin e të zhvendosurve të të gjitha komuniteteve ne Kosove, ka ndarë tre milionë euro.
Decani i hapur per kthimin e te pafajshmeve
Decani i hapur per kthimin e te pafajshmeve
Nderkohe qe Kryetari I Kuvendit Komunal te Decanit, Musa Berisha thote se komuna e Decanit eshte e hapur per te gjithe te zhvendosurit serb dhe malazez te cilet i kane duart e pastra nga lufta e fundit.
“Ne jemit e perkushtuar ne kete drejtim. Kete do ta bejme edhe ne te ardhmen duke krijuar rrethana, hapesire mundesi per te gjithe ata qe kane nje te kaluar te paster dhe duan te kthehen ne komunen e Decanit. Te gjitha do t´I bejem bashke, ne menyre qe t´iu japim shembull te tjereve se si ndertohet demorkacia”.
Marreveshja per ndertimin e 12 shtepive per te kthyerit ne 6 fshatra te komunes se Decanit, eshte pjese e projektit "Partneriteti i Qëndrueshëm për ndihme ne kthimin e pakicave ne Kosove-Kthimi kolektiv“( The Sustainable Partnership for Ašistance to Minority Returns to Kosovo - Organised Return-SPARK), te cilin e financon qeveria e Kosoves ne bashkepunim me qeverine britaneze.