19 maj 2008, Dojce Vele,“Qellimi i fundit i Bashkimit Evropian eshte i qarte: dislokimi i tij ne mbare Kosoven sa me shpejt qe eshte e mundur”-tha te henen kreu i misionit EULEX ne Kosove, Ives de Kermabon, me rastin e vizites se tij ne qytetin e Prizrenit.
A vertet, zbarkimi i EULEX-it ne Kosove do te kerkoje me shume kohe se qe pritej?-ishte pyetja kryesore te cilen, te henen, gazetaret ia shtruan shefit te EULEX-it ne Kosove, Yves de Kermabon, gjate vizites se tij ne Prizren. Dhe pergjigja ishte kjo:
„Ju e dini se misioni EULEX eshte vendosur 27 shtete anetare te BE-se dhe nga z.Solana, me idene qe t´iu ndihmohet insitucioneve te Kosoves permes nje koncepti monitorues, udhezues dhe keshillues. Ne po e dislokojme kete mision me shume eksperte evropiane dhe misioni eshte ne ndertim e siper. Deri me tash kemi deri 300 persona qe kane ardhur ne Kosove. Ju jeni ne dijeni se per shkak te rrethanave, ndoshta problemeve politike dhe teknike, implementimi i tij mund te vonohet pak…“.
Yves de Kermabon ne seline e Policise Rajonale te Prizrenit |
A mos paraprakisht eshte i domosdoshem nje qartesim politik?-ishte pyetja tjeter e gazetareve.
„Ju e dini se EULEX-i nuk eshte i thirrur te flas per politike dhe une e konsideroj veten me shume si njeri operativ-u pergjigj z. Kermabo. Misioni i EULEX-it eshte teknik, per te garantuar per secilin liri te levizjes, mbrojtje dhe siguri. Dhe, pikerisht per kete, eshte ne interesin e te gjitheve, qe te kemi misionin ne fushen e sundimit te ligjit. Qellimi i fundit eshte i qarte: qe Bashkimi evropian te shtrihet ne mbare Kosoven, sa me shpejt qe eshte e mundur“.
Shefi I misionitt e EULEX-it ne Kosove, z.Ives de Kermabon, pervec Kuvendit Komunal, vizitoi edhe Gjykatat dhe Sherbimin Policor te Kosoves, me seli ne Prizren, per t´u njoftuar me per se afermi me situaten dhe preokupimet kryesore ne fushen e rendit dhe te drejtesise.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele