Arkivi

Festa e Zonjes së Madhe

28 gusht 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Sot, ne Manastirin e Decanit, besimtare serb nga Kosova dhe jashte saj, kremtuan festen “Dita e Zonjes se Madhe”. Liturgjinë e mëngjesit e shërbeu peshkopi Teodosije, kërkesa për zëvenëdësimin e të cilit ishte shkak i përqarjeve brënda Kishës Ortodokse serbe në Kosovë.  Se shpejti ne Decan Konference Nderkombtare per Turizmin

Kremta me e madhe ortodkse, edhe kësaj radhe mblodhi ne Manastirin e Decanit qindra besimtarë serb nga vise të ndryshme brënda e jashtë
Kosovës. Liturgjinë e mëngjesit e sherbeu peshkopi deritanishëm, Teodosije Sibalic. Dhe kjo nuk pritej, duke pasur parasysh që kërkesa për
zëvendësimin e tij ishte arsye e përqarjeve brënda Kishës Ortodokse Serbe, në Kosove. Një vendim i marrur nga peshkopi i Rashkës dhe i prizrenit
 Artemije, të cilin Kisha ortodkse Serbe nuk e miratoi, deklaron për Dojce Vele-n, zëdhënësi i Manastirit të Decanit, Sava Janjic:

„Po, me bekimin e organit më të lartë të Kishës Ortodokse Serbe, peshkopi Teodosije bashkë me ne ka shërbyer liturgjinë e kremtes së sotme.
Vendimet që janë marrë kudër Manastirit të Decanit jane hequr. Është vendosur që kjo qështje të sqarohet më vonë. Ndërsa, ne si gjithnjë, mund
të vazhdojmë krejt normalisht punën dhe jetën në Manastirin e Decanit“.  

Kjo është deklarata e parë zyrtare me të cilen del Manastiri i Decanit lidhur me zhvillimet e fundit brënda Kishes Ortodokse Serbe, në Kosovë. Por,
nëse qëndrimet e kundërta të peshkopit Artemije dhe të peshkopit të Lipjanit me shërbim në Manastirin e Decanit, Teodosije do të mund të çojnë
deri në ndarjen e Kishës Ortodokse Serbe në Ksosovë,  këtë ati Sava nuk deshi ta  komentojë. Ai, me rastine  festes se tyre  përcolli :

„Një mesazh dashurie dhe mirëkuptimi, me shpresën që të gjithë bashkë të ndërtojme raporte të mira ndërnjerëzore mbi bazen e mirëkuptimit
 dhe të respektit ndaj besimit dhe traditës që kemi. Sepse pikërisht respekti ndaj üpopullit dhe traditës është rruga e cila mund të na cojë drejt një
 të ardhmje më të lumtur dhe në dobi të të gjithëve“.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele & RTK