9 gusht 2008, Radio Kosova, Flamuri i shtetit te Kosoves dalngadale po perqafohet nga qytetaret e saj. Ai eshte bere pjese e shtepive, apartamenteve, lokaleve e madje edhe e tebanave, ne bjeshket tona. Flamuri shtetror tashme po valon perkrah flamurit kombtar edhe ne Majen e Strellcit, me 2340 metra lartesi mbidetare.
„Dy muaj para pavaresise e kam vene flamurin kombtar, por per fat te keq fryma e ka heq. Por e kam pre nje dru bredhi edhe ma t´gjate edhe e kam mbajt me veti 300 metra derisa e kam vu n´Maje te Strellcit, te Guri i Nuses. Se, kam pas qejf me u duk flamuri prej katundit tem, Strellcit, ne maje te bjeshkes",thote Gezimi.
"Do ta ve flamurin edhe me cmimin e jetes"
"Do ta ve flamurin edhe me cmimin e jetes"
Dhe ngritja e flamurit nuk kaloi pa sakrifica, sepse pervec eres se madhe me te cilin u perball, Gezimi rezikoi te biere edhe ne mjet shperthyes. Por, nuk u zbraps:
Gezimi me rastin e venjes se flamurit ne Maje te Strellcit |
"Minen e kam lajmeru ne polici. Por, meqense ata nuk e dine ate vend kam ec para tyre me ua tregu, qe ta largojne para se me ra dikush ne te. Ate dite ka fry nje ere shume e madhe edhe kam thane:"Du me shku edhe n´ vdeksha, du me shku me e vendos flamurin ne Maje te Strellcit, se ka qene nje enderr imja, qe te valoje falmuri ne Maje te Stellcit;n´shtetin e lire te Kosoves!”,rrefen Gezimi.
Une u rrita me buken e Strellcit
Gezim Pallulli, eshte bir i vetem i njeres nga dy familjet e vetme egjiptase te fshatit Strellc, i shperngulur ne Peje tash shume vjet. Por, ai nuk harroi asnjehre buken e Strellcit dhe ngrohtesine e bashkefshatareve te tij. Ndersa, ngritja e flamujve ne Majen e Strellcit, eshte mirenjohja me e mire per fshatin e tij.
„Une kam vene flamujt ne Majen e Strellcit, per bashkefshataret e mi dhe katundin ku jam lind e jam rrit. Jam egjiptian dhe u rrita me buken e shqiptareve. Dhe, ne rast nevoje jam n´gjendje t´shkoj prape ku t´me kerkohet, per Strellcin tim, per Kosoven time", thote Gezimi.
Maja e Strellcit me 1340 metra lartesi mbiedetare nuk eshte maja e vetme e bejshkeve te Kosoves, ne te cilen valon flamuri I Kosoves; simbol fitoreje i gjithe popullit te saj.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova