14 gusht 2008, Radio Kosova, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Arsimim, Shkencë dhe Komunikim(UNESKO), ka aprovuar kater projektpropozime per restaurimin e monumenteve te kultures ne Rajonin e Pejes. Kerkesen per restaurimin e ketyre objekteve e beri Insitutit rajonal per ruajtjen e monumenteve kulturore ne bashkepunim me Organizaten joqeveritare italiane Intersos.
„Jane kater projekte. Restaurimi i Gjamise se Teftedarit, gjamia me e vjeter ne komunen e Pejes-thote Avdyl Hoxha, drejtor i Institutit Rajonal per ruajtjen e Monumenteve Kulturore, me seli ne Peje-Aty eshte edhe nje tyrbe, ajo gjami thirret perndryshe edhe Gjamia e Pashallareve te Pejes. Restaurimi i Kulles se Mushkolajve, prone e Insitutit per Mbrotjenne e Monumenteve te Kultures ne Decan, e djegur gjate luftes. Pas restaurimit, ajo do te mundt e shfrytezohet per veprimtari te ndryshme kulturore. Edhe ne Konakun e Manastirit te Decanit do te behen disa punime restaururese. Puna rreth ketyre kater projekteve parashihet te zgjas deri ne shtator te viti 2009“.
Po sot, kryetaret e te dyja komunave, asaj te Pejes dhe te Decanit, u njoftuan per investimet qe do te behen, me premtimin se pushteti local do te ejte I informuar dhe cdo hap I metutjeshem do te merret me pelqimin e tyre-thote drejtori Hoxha:
„Kulla e Mushkolajve eshte 90 metra katrore, ndersa 42 metra ksatore eshte boborri. Prandaj, ne njekohesisht kerkuam nga drejtoirai i urbanizmit dhe gjeodezise ne komune e decanit, percatimin e parcelles rreth Kulles se Muskolajve, ne mynre qe te mos kemi probleme neser me pronaret rreth asaj prone.
Deri me tani, i vetmi monument kosovar nen mbrojtjen e Organizates se Kombeve të Bashkuara për Edukim, Arsimim, Shkencë dhe Komunikim(UNESKO), eshte Manastiri i Decanit
Ajete Beqiraj, Radio Kosova