26 shtator 2008, Dojce Vele, Në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Liritë Fetare, I cili dokumenton se si qeveritë e ndryshme e shtypin lirine fetare apo e mbrojnë dhe e promovojnë atë, thuhet se Kushtetuta e Kosovës, e hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, siguron liri të fesë, ndërsa politikat në përgjithësi I kanë kontribuar kësaj lirie. Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor ndërkombëtar për Liritë Fetare, Kosovën e radhit ndër vendet ku më së tepërmi respektohet liria fetare.
Në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Liritë Fetare, I cili dokumenton se si qeveritë e ndryshme e shtypin lirine fetare apo e mbrojnë dhe e promovojnë atë, thuhet se Kushtetuta e Kosovës, e hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, siguron liri të fesë, ndërsa politikat në përgjithësi I kanë kontribuar kësaj lirie. Në ligjin e ri per fene, është përfshirë edhe besimi protestant.
"Ligji qe asht miratu ne Kuvendin e Kosoves duhet të shërbej si model për gjithë Evropën-thotë pastori Mark Orfilla, nga Asambleja e Zotit, e cila ka selitë në Kosovë dhe në disa vende të rajonit-Ligji që ka aprovu Serbia, favorizon kishen ortodokse dhe diskriminon të drejtën e besimit protestant, përderisa në ligjin e Kosovës përmendet besimi protestant me emër dhe na I mborn të drejtat, ne dhe të tjerëve”.
Por, merita më e madhe iu përket tri besimeve tradicionale-thotë Sabri Bajgora, kryeimam i Bashkësisë Islame të Kosovës, duke përmendur Bashkësinë Islame, Kishën Katolike Shqiptare dhe Kishën Ortodokse Serbe.
“Natyrisht, një ndihmesë të madhe ka dhënë edhe qeveria e Kosovës, e cila ka miratuar ligjet që kanë të bëjnë me liritë fetare. Dhe, unë jam i bindur se me këtë bashkëpunim të ndërsjellë, ne do të arrimë të ruajmë imazhin e Kosovës, si një vend ku respektohen maksimalisht të drejtat fetare."-thotë z.Bajgora për radion tonë.
Për shkak të situatës brenda Kishës Orotodkse Serbe, ndërkohë, ne nuk arritëm të marrim prononcimin e përfaqesuesve ortodoks në Manastirin e Deçanit. Përderisa, imzot Don Lush Gjergji, nga Ipeshkvia e Kosovës thotë se për të avancuar edhe më tej këtë liri, dialogu ndërfetar është i domosdoshëm.
"Me Kishën Ortodokse Serbe, në Kosovë, kemi vështirësi-thotë Don Lush Gjergji_Sidomos pas krijimit të shtetit të Kosovës, ata refuzojnë apo dëbojnë çdo komunikim. Por, ne vazhdojmë të jemi të hapur për një dialog ndërfetar apo dialog ekumenik, si ndaj Bahskësisë Islame të Kosovës si në mes dy kishave motra, të krishtera; asaj katolike dhe asaj ortodokse. Dhe, kjo nuk është vetëm nevojë, por është domosdoshmëri. Sepse, aty ku nuk ka takim, bisedim dhe dialog, mund të jete konfrontim, dëbim, rrezikim, urrejtje… E të gjitha këto janë, edhe kundër Zotit-edhe kundër njeriut".
Në Kosovë, krahas tri besimeve tradicionale, ushtrojnë besimin lirshëm edhe sekte të ndryshme, si nga lindja poashtu edhe nga perëndimi.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele