16 shtator 2008, Radio Kosova,Te 160 punëtorët e Ndermarrjes Pyjore Industriale “Gjeravica” të Deçanit, ndjehen të anashkaluar nga institucionet shtetrore. Ndersa, udheheqesia e saj ankohet per fushate mediatike nga udhëheqësia komunale kunder kesaj ndermarrjeje.
” Është e vërtetë se punët për pastrimin e pyjeve të dhëna nga qeveria e vendit, kanë filluar me vonesë, me 17 korrik te ketij viti dhe për shkak të vëllimit të madh të tyre, jemi detyruar të marrim punëtor shtesë si dhe teknologji e cila na mungon. Por, cdo gje ecen nen kontrollin tone dhe ky shtim i fuqisë punëtore prej afro 200 vetash, jo vetëm që ka bërë punësimin e tyre të përkohshëm, por nuk ju ka lënë atyre kohë që të merren me prerjet ilegale në pyjet e Deçanit”-thuhet në sqarimin e udhëheqjes së kësaj ndërmarrjes Pyjore Industriale “Gjeravica”, sipas te cileve, prononcimi publik i kryetarit të komunës Musa Berisha, se “Gjeravica ka marrë kontraktor të njëjtit njerëz, kundër të cilëve po luftojmë”, nuk qëndron.
Ne nje konference per shtyp, Haki Tahirukaj, drejtor, tha se ndërmarrja të cilën e drejton ai, ka rënë “viktimë” e Ligjit mbi pyjet, i aprovuar ne vitin 2003, me ane te te cilit Ndermarrjes “Gjeravica” i janë marrë asetet, duke e privuar nga çdo e drejtë e shfrytëzimit të pyjeve shoqërore të kësaj komune.
“Po mbijetojme vetem ne saje të mëshirës së Qeverisë së vendit, e cila herë pas here dhe përkohësisht na jep punë vetëm per pastrimin e pyjeve dhe nese ky ligj nuk nderrohet apo amandamentohet, te 160 punëtorët e kësaj ndërmarrjeje do të mbesin në rrugë-thote drejtori Tahirukaj, duke nenvizuar se përkundër privatizimit të disa objekteve industriale që përpara punonin në kuadër të Ndermarjes Pyjore Industriale, “Gjeravica”, nuk është lëvizur asgjë për zgjidhjen e statusit të “Pylltarisë”, “Sharrës” dhe të vet kësaj ndërmarrje, e cila përpara menaxhonte me pasuritë pyjore.
Ajete Beqiraj,Radio Kosova