3 shtator 2008, Dojce Vele & RAdio Kosova, Në Deçan është ndërperë Takimi i Grupit Punues me serbët e zhvendosur. Takimi ka përfunduar pasi që në mesin e 13-të pjesëmarrësve të grupit të të zhvendosurve serb, tre prej tyre u deklaruan se janë anëtar të Kuvendit ilegal serb, me seli në Vërnjaçka Banjë.
Nga 13-të pjesëmarrësit e këtij komuniteti, të cilët kishin ardhur nën petkun e kthimit, tre prej tyre u deklaruan se janë anëtar të Kuvendit ilegal serb; nje deklarate e cila, nga kryetari i Kuvendit Komunal te Decanit Musa Berisha, pasoi me nderprerje te takimit.
“Komuna e Decanit sikur edhe vet shteti i Kosovës, nuk komunikon me struktura ilegale te formuara në shtetet fqinje. Ne nuk i njohim ato dhe unë kam mbyllur takimin”.
Zoran Barovic, është kryetar i Kuvendit paralel serb, i cili sot nuk ishte prezent. Por, ketu ishin anetaret: Sllavka Popovic, Miomir Llabovic dhe Sergjan Gjashic.
“Jane formuar disa struktura ilegale te cilat e quajnë veten “struktura te komunes se Decanit” të formuara ne Vernjacka Banje dhe ata e kane pritur momentin per te legjitimuar veten si struktura komunale te cilat prezantojne interesat e qytetareve serb te komunes se Decanit“-shpjegon kryetari i KK-se se Decanit, Musa Berisha.
Burimet tona konfirmojne se përveç tre pjesëmarrësve nga strukturat paralele, në këtë takim ishte i pranishëm edhe një i dyshuar për krime lufte.
“Sa isha kryetar i Keshillit per Mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut, kam bere 14 kallxime penale ne Prokurorinë e Qarkut nmë Pejë, per rreth 70 kriminele lufte. Por, UNMIK-u deri tash nuk ka leju qe keto kallxime penale te publikohen dhe kta persona te ndiqen penalisht. Por, pavaresisht tensioneve qe shkakton ardhja e ektyre njerezve, kjo eshte qeshtje e drejtesise!”-thotë kryetari i Kuvendit Komunalt e Decanit, Musa Berisha.
Dhe, kjo nuk është herë e parë, kur ne Decan vinë njerëz drejt të cilëve drejtohet gishti I popullatës së këtushme. Mirëpo, deçanasit serish treguan maturi, duke mos rënë pre e provokimeve dhe skenarave te vashdueshme qe vine nga ana e Serbise dhe te zhvendosurit serb u larguan nga Decani pa ndonje problem.
Ajete Beqiraj, Dojce,Vele, Radio Kosova & Blue Sky