Arkivi

Decan: Sektori i bujqësisë dhe mungesa e buxhetit

29 gusht 2009, Radio Kosova, Komuna e Decanit, fale pozites se pershtatshme gjeografike, kushteve te volitshme klimatike, tokes se plleshme, burimeve te shumta te ujit i ka te  gjitha parakushtet per nje zhvillim te suksesshem te bujqesise. Pikerisht per kete, interesimi i bujqve po i rikthehet bujqesise, si njeri nder burimet me te sigurta te jetes nderkohe.

Zhvillimi i bujqësisë mundëson zvogëlimin e papunësisë në Kosovë

21 gusht 2009, Dojce Vele, Bujqësia është sektor i rëndësishëm ekonomik, i cili siguron pjesën më të madhe të punësimit në Kosovën e pasluftës duke qënë se rreth 60 per qind e popullsisë jeton në zonat rurale. Megjithëse lufta dhe një dekade tranzicioni kanë ndikuar në ngecjen e këtij sektori, toka pjellore dhe kushtet e volitshme atmosferike mundësojnë rimëkëmbjen e shpejtë të këtij sektori, ndërsa qeveria e Kosovës po stimulon bujqit me subvencione të ndryshme.

Sukseset dhe sfidat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit

19 gusht 2009, Dojce Vele & Blue Sky, Në Kosovë, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka tenderuar 249 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej 600 ndërmarrjeve sa janë gjithsejt, ndërsa në fondin e privatizimit janë mbledhur mbi 400 milionë euro. Ndërsa sfidë mbetet shfrytëzimi i ndërmarrjeve të privatizuara në destinacionet e parapara me marrëveshje si dhe ndarja e 20 perqindshit të shumës tek ish punëtorët e ndërmarrjeve të privatizuara.

Depopullimi i fshatrave kosovare në kufi me Serbinë

Reqica-Ndër fshatrat e depopulluara
në brezin kufitar Kosovë-Serbi
15 gusht 2009, Dojçe Velle. Si pasojë e trazirave të viteve të fundit të cilat përfunduan me luftën e Kosovës, fshatra të tëra në brezin kufitar me Serbinë janë boshatisur. Sfidat e këtyre banorëve nuk kanë përfunduar ende.

Decani pret diasporen e vet

15 gusht 2009, Radio Kosova, Me moton „Decani pret diasporen“, per nje muaj po organizohen aktivitete te ndryshme si shenje mirenjohjeje per kontributin e bashkeatdhteareve tane gjate periudhave te ndryshme te historise sone. 








Podujevë: Depopullimi i fshatrave në kufi me Serbinë


14 gusht 2009, Dojce Vele, Podujeva, në verilindje të Kosovës është komunë me 92 kilometra brez kufitar me Serbine. Si pasojë e ngjarjeve të viteve të fundit të cilat edhe përfunduan me luftë, shumë fshatra të kësaj zone janë boshatisur. Ndërsa, mungesa e infrastrukturës dhe pamundësia e arsimimit, janë arsye shtese. Nga ana tjetër, pozita e mire gjeografike dhe kushtet e përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë, jane tërheqëse për banorë nga zona të tjera të cilët këtu kanë gjetur burimin e ekzistencës.

Mërgata kosovare dhe shteti i Kosovës

7 gusht 2009, Dojce Vele, Radio Kosova & Ble Sky, Republika e Kosovës ka një diasporë të fuqishme dhe numerikisht të madhe, e cila deri me tani nuk është shfrytëzuar në formë të organizuar në të mirë të zhvillimit të shtetit të Kosovës. Ndërsa formimi i një institucioni qeveritar i cili do të merrej me problemet e diasporës, do të mundësonte një lidhje më të fortë si dhe do të hapte mundësinë për tërheqjen e kapitalit të tyre në Kosovë. A është diaspora kapital i humbur apo një shpresë e madhe për rimëkëmbjen e ekonomisë kosovare dhe a po bën Kosova sa duhet, për të shfrytëzuar në mënyrë të duhur potencialet e diasporës?

U liruan tre kosovaret e arrestuar nga policia kufitare e Serbise

3 gusht 2009, Dojce Vele, Janë liruar tre shtetasit e Kosovës, të arrestuar para 12-të ditësh nga policia kufitare serbe, rrëzë brezit kufitar Kosovë-Serbi. Sabri, Nexhip dhe Riad Dema nga fshati Pollatë i Podujevës, u arrestuan me 22 të muajit të shkuar, teksa po punonin tokat e tyre në fshatin Bellush, rrëzë brezit kufitar, Kosovë-Serbi.