Arkivi

Zhvillimi i bujqësisë mundëson zvogëlimin e papunësisë në Kosovë

21 gusht 2009, Dojce Vele, Bujqësia është sektor i rëndësishëm ekonomik, i cili siguron pjesën më të madhe të punësimit në Kosovën e pasluftës duke qënë se rreth 60 per qind e popullsisë jeton në zonat rurale. Megjithëse lufta dhe një dekade tranzicioni kanë ndikuar në ngecjen e këtij sektori, toka pjellore dhe kushtet e volitshme atmosferike mundësojnë rimëkëmbjen e shpejtë të këtij sektori, ndërsa qeveria e Kosovës po stimulon bujqit me subvencione të ndryshme.