Arkivi

Podujevë: Depopullimi i fshatrave në kufi me Serbinë


14 gusht 2009, Dojce Vele, Podujeva, në verilindje të Kosovës është komunë me 92 kilometra brez kufitar me Serbine. Si pasojë e ngjarjeve të viteve të fundit të cilat edhe përfunduan me luftë, shumë fshatra të kësaj zone janë boshatisur. Ndërsa, mungesa e infrastrukturës dhe pamundësia e arsimimit, janë arsye shtese. Nga ana tjetër, pozita e mire gjeografike dhe kushtet e përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë, jane tërheqëse për banorë nga zona të tjera të cilët këtu kanë gjetur burimin e ekzistencës.