Arkivi

Fajdegjinjtë dhe borxhlinjtë

2 korrik 2010, Dojce Vele, Papunësia dhe detyrimet e ndryshme që duhet kryer në afate të shkurtra i shtynë qytetarët e Kosovës në lidhjen e marrëveshjeve të përfitmit joproprocional, të cilat në të shumtën përfundojnë me kërcënime, shantazhe, tentimvrasje e jo rrallë edhe me vrasje dhe vetvrasje. Megjithëse bankat ofrojnë forma të ndryshme krëdishë, për shkak të procedurave burokratike qytetarët nuk mund t´iu qasen këtyre institucioneve legjitime. Ndërkohë që ndër sfidat kryesore te Policisë së Kosovës në luftimin e këtij fenomeni mbetet raportimi i vonë i qytetarëve.

 Në Kosovë, kontraktimi I përfitimit joproporcional apo fenomeni “dhënjesa së parave me fajde” është gjthnjë e më I shprehur. Sipas Policisë së Kosovës, ky biznes ilegal fitmiprurës ka shtrirje më të gjërë në Rrafshin e Dukagjinit, ndërkohë që sipas përfaqësuesve të shoqërise civile, në grupacione të tilla janë të përfshirë edhe figura të njohura publike.
„Personat të cilet merren me këtë veprimtari joligjore janë edhe persona publik që njihen nga qytettarët. Ndërsa, huamarrësit janë më tepër pronarë biznesesh të vogla, që kanë borxhe të mëdha dhe duhet kthyer në afate të shkurtëra apo të cilët humbin sasi të mëdha parashë dhe duhet në lojëra të fatit. Dhe, kur ata nuk mund të krynë obligimet, pasojnë kërcënimet, rrahjet, tentim vrasjet apo edhe vrasjet“-thotë Adem Lushaj, drejtor I OJQ-së SHIP, në Decan.

Kamatat e larta dhe burokracia vwshtirwson qasjen nw institucione bankare 

Dhe, rrokullisja fillon kur qytetarë hallegjinj detyrohen t´i përgjigjen një detyrimi në një kohë të shkurtër. Për shkak të procedurave burokratike të cilave duhet nënshtruar në rast të tërheqjes së shumave të mëdha tw parave, këta qytetarë nuk mund t´iu drejtohen institucioneve legjitime bankare. Dhe kwshtu, ata detyrohen të trokasin në dyert e personave që ofrojne para të gatshme me kamata të larta, duke marrur përsipër njëkohësisht edhe rrezikun e shumëfishimit të borxhit që duhet kthyer në afate strikte. Në pamundësi të kryerjes së obligimit, fillojnë kërcënimet, presionet e shantazhet, të cilat përfundojnë me konfiskimin e pasurisë, shuarje të biznesit e në mungesë të tyre, me qerim hesapesh që shpeshherë përfundojnë me tragjedi.
 „Gjithsesi ka pasur raste edhe të vrasjeve, pikërisht si pasojë e kontraktimit të përfitimi joproporcional. Kemi pasur raste kur huamarrësit në pamundësi të kthimit të borxhit, kanë provuar të lëshojnë Kosovën; raste të vetvrasjeve si pasojë e presioneve shantazheve, kërcënimeve dhe detyrimeve që kanë marë viktimat nga personat të cilët kanë dhënë fajde-shpjegon Arbër Beka, zyrtar për informim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, në Prishtinë.
Pwrfitimi joproporconal dukuri shqetwsuese nw Kosovw

Sipas z.Beka,, gjatë vitit 2009 për dyshim të Kontraktimit për Përfitim Joproporcional janë raportuar 26 raste, përderisa brënda vitit 2010 janë gjithsejt 11-të raste, me c´rast janë arrestuar individë por edhe grupacione të dyshuara lidhur me këtë veprimtari të jashtëligjshme. Mirepo, sfidë për Policinë e Kosovës mbetet raportimi i vonë nga ana e qytetarëve-thotë Z.Beka, sipas të cilit:
„Qytetarët hezitojnë të lajmërojnë rastet, meqënse e konsiderojnë si qështje personale. Në shumicen e rasteve Policia e Kosovës pranon informatat atëherë kur është shumë vonë ose kur kalohet në forma të rënda të kërcënimeve dhe shantazhimeve nga personat e dyshuar tek viktimat.“
Raiffeisen Bank, e cila vitin e kaluar fitoi Cmimin Rajonal si Banka më e Mirë në Evropen Qendrore dhe Lindore, ofron një gamë të gjërë shërbimesh kreditore për individe dhe biznese në Kosovë, me afat të kthimit prej 24 muaj deri në 180 muaj, varësisht nga llojet e kredisë. Oferta të ngjajshme kanë edhe bankat e tjera që operojnë në Kosovë, mirëpo normat e interesit të kredive me mbi 13 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë, mbeten më të lartat në rajon. E prapëseprapë, cfarëdo kontrate me institucionet legjitime bankare është më volitshme se kontratat e përfitimit joproporiconal që kërcënojnë ekzistencën e familjes dhe jetën e vet personit-mendon qytetari, Nysret Shabani.

Fajdegjinjtw janw nw numwr shumw mw tw madh se raportohen 
  
„Për 25 mije euro kredi, për tri vjet paguan 30 mijë euro, që don të thotë, 5 mije euro I paguan kamatë. E 25 mije euro me fajde a e dinë sa bëjnë? 125 mijë euro!“
Sipas Policisë së Kosovës, nga të gjashtë qendrat rajonale të Kosovës, sivjet janë raportuar 11-të raste të kontraktimit të përfitimit joproporcional në të cilat prin Prizreni dhe Peja, ndërsa e ashtuqujtuara „shifër e errët“ apo rastet që nuk janë raportuar në polici, dyshohet të jenë me qindra. Ne bazë të Kodit Penal të Kosovës, dënimi me burgim për persona të dyshuar është deri në tri vjet. Ndërkohë. të qindra eurot të cilat me kamatat marrëmanedëse për një kohë të shkurtër rriten në mijëra e në miliona euro, vazhdojnë të sjellin humbjen e pasurive, migrimin e familjeve, tentim vrasjet, vrasjet por edhe vetvrasjet e qytetarëve të Kosovës.