Lufta e vitit ´99-të dhe eksodi i mijëra shqiptarëve nw shtetet e rajonit ishte kulmi i represionit të regjimit të Millosheviçit mbi popullatën e Kosovës. Por, nga përndjekjet apo arratisjet nuk u kursyen as pakicat joserbe të Kosovës përfshirë edhe kroatët, shpërngulja e të cilëve filloi që me luftën e Kroacise dhe u intensifikua edhe në luftën e Kosovës dhe të Maqedonisë. Fshati Letnicë, në trekëndëshin kufitar Kosovë-Serbi-Maqedoni, është vendbanim shekullor i kroatëve-thotë Nexhmedin Arifi, kryetari i komunës së Vitisë, në kuadër të së cilës ishte ky fshat para përfshirjes në procesin e decentralizimit.
„Kroatët janë në Kosovë qëmoti. Ata kanë jetuar në Letnicë, mirëpo për shkak të luftërave në Kroacia e Kosovë, një pjesë e madhe është shpërngul në Kroaci. Aty ka kushte më të mira ekonomike, sigurisht. Por, ne vazhdimisht ju bëjmë thirrje atyre që të kthehen në vendet e tyre, pasi që prona private është e shenjt dhe e garantuar me norma ndërkombtare“.
Qindra shqiptarw tw Maqrdonisw jetojnw si refugjatw nw Kosovw
Ndërsa, shpërthimi i luftës në Maqedoni me 2001 nxiti një valë tjetër shpernguljesh, me c´rast shqiptarët e atjeshëm u dyndën drejt Kosovës. Komisariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara është dëshmitar i shpërnguljeve të vazhdueshme të popujve të ish-Jugosllavisë. Sipas zëdhënsit të zyrës së UNHCR-it në Pr, Shpend Halili, aktalisht në Kosove jetojnë 179 persona me status të refugjatit.
“Nga të 179 refugjatë, nga Kroacia janë 149, kurse nga Bosnja dhe Hercegovina janë 30 refugjatë. Në Kosove ka pasur poashtu edhe refugjatë nga Maqedonia për shkak të konfliktit ne ish Republiken jugosllave te Maqedonise dhe pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit ka qënë e mundur që këta refugjatë të kthehen në vendet e tyre”, thotë z. Halili.
Mirëpo, qindra shqiptarëve të shpërngulur në fshatin Shosharë dhe Letnicë, nuk mjaftohen vetëm me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit për t´u rikthyer në Maqedoni.
„Numri i përgjithshëm është 200, prej 250-tve sa ishin me heret. Ata kanë ardhe me 2001, kur ka fillu lufta n´Maqedoni. Atehre ka pas edhe më shumë. Por, të tjerët janë kthy ndërsa këta kanë mbet këtu dhe tash punojnë me blegtori e pylltari„-shpjegon Shin Gjoni përfaqësues i ktij fshati, ku janë vendosur shqiptarët e Maqedonisë që nga viti 2001.
Cka i mban shqiptarwt e Maqedonisw larg vendlindjes sw vet?
“Shumë organizata që veprojnë në Maqedoni konsiderojnë se kushtet për kthim të këtyre personave janë krijuar. Megjithatë, në cdo krizë të refugjatëve, secili person e ka arsyen e vet për moskthim në shtëpine e tij. Ka persona të cilët preferojnë që të mbesin në vendin në të cili janë zhvendosur, poahtu, sic janë ata nga Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia, të cilët preferojnë që të mbesin në Kosove. Ne ju kemi ndihmuar kohë pas kohe me disa projekte të vogla për krijim të të ardhurave, varësisht nga interesimet e tyre”-thote z.Halili, sipas të cilit janë tri mundësi që i ofrohen refugjatit: Integrimi në vendin e ardhur: kthimi në vendin e origjines në rastet kur refugjatet konsiderojnë se kushtet për kthim janë të plotësuara si dhe vendosja e tyre në një vend të tretë, për cfarë vendos vet refugjati.
Në bazë të Konventës Nderkombtare për Rregullimin e Statusit të Refugjatit (1951), një status të tillë mund të gëzoje çdo person i cili për shkak të përkatësisë racore, fetare, kombëtare, të ndonjë grupi, shoqërie apo opinioni publik i frigohet përndjekjes dhe persekutimit në rast të rikthimit në vendin e origjinës.