Arkivi

Sa po luftohet korrupcioni në Kosovë

21 korrik 2010, Dojce Vele, Megjithëse, motoja e qeverisë së Kosovës është “Zero-Tolerancë ndaj korrupcionit", faktet në terren dëshmojnë prezencën e fenomenit deri në nivelin më të larte. Arrestimet e kohëpaskohshme të Policisë së Kosovës tregojnë përpjekjet për luftimin e tij, ndërsa aksionet më të fundit të EULEKS-it inkurajojnë për goditje të të korruptuarve pa dallim.