Arkivi

Trashegimia ne Decan-Nga muzeu ne ekspozite

22 shkurt 2011, Radio Kosova, Trashegimia kulturore dhe kombtare ne komunen e Decanit ruhet ne forma te ndryshme, nga burra e gra, te rinj e te moshuar. Pjese e kesaj trashegimie jane edhe te 400 eksponatet e ruajtura ne Muzeun Komunal. Perderisa ekspozita me punimet e nxenesve me motive te trashegimise kulturore reflekton dashurine e brezit te ri per menyren e jetes se te pareve.

Me perfundimin e luftes ne Kosove dhe renjen e nje regjimi okupues i cili per vite me radhe rrenoi apo pervetesoi cdo gje qe ishte shqiptare, ka nje ringjallje te dukshme ne fushen e ruajtjes se trashegimise kulturore. Muzete komunale luajne nje rol te vecante ne kete drejtim, sepse me grumbullimin e eksponateve te ndryshme kulturore deshmojnë identitetin kombtar dhe pranine e kombit shqiptar ne keto vise nder shekuj. Nder ta eshte edhe Muzeu Komunal ne Decan i themeluar ne kuader te Drejtorise per Kulture, Rini dhe Sport, i cili ne gjirin e vet ka mbi 400 eksponate me lashtesi deri ne ne 400 vjet. Avdyl Dautaj, mbikeqyres i Muzeut Komunal ne Decan se pari falenderon qytetaret:

“Muzeu Komunal ne Decan i ka mbi 400 eksponate te ekszuara ne kete hapesire te cilat i kemi siguruar duke ju falenderuar shkollave, nxenesve dhe qytetareve te komunes, te cilet jane vetdijesuar dhe te gjitha ja kane sjell muzeut si dhurate. Perpjekjet e mia neper cdo shkolle e ne cdo fshat jane shperblyer dhe me kete rast ma s´tepermi I falenderoj nxenesit e shkolles fillore “Faik Konica” ne Qendrese, ish Ratish, te cilet na kane ndihmu me vegla pune, vegla te amvisrise, veshje kombtare dhe dhe gjesende te ndryshme qe pasurojne muzeun tone komunal“, thote z.Dautaj.

Rrugetim neper shekuj

Ne kete diversitet kulturor ku nderthuren epokat e ndryshme historike, nepermjet te cilave preket nga afer menyra e jetes se shqiptareve neper vite. Mbikeqyresi i muzeut, z.Dautaj, pershkrimin e tij na kthen na kthen prapa ne kohe:

Mbikeqyresi i Muzeut Avdyl Dautaj
“Kemi eksponate te vjetra deri ne 400 vjet. Ketu p.sh. kemi te ekspozuar burine e punuar prej druri me te cilen bartej uji ne argatshti. Furterja per gatim. Terrkaqa, buxhuku i cili iu sherbente mulligjinjve, njesi matese ne mase 15 kg. Qekerkun i cili sherbente per qitjen e penjve ne fytez per vek, ne te cilin nanat tona kane ba zhguna, segjade, qylyma etj. Ndersa, ky instrument ka sherbyer per mbledhjen e boronicave”.

Nje hapesire dy metershme shtruar me qylyma e sexhade, rrethuar me jastek ne emsin e te ciles eshte shtruar sofra dhe ne skaj te saj tangari me prush per ngrohje, jane disa nga elementet perberese te nje ode te improvizuar ne skaj te Muzeut Komunal, ne Decan. Ndersa, eksponatet rreth e qark dollapeve nxjerrin ne pah vlerat e trashëgimisë kulturore, me shumëllojshmerine dhe orgjinalitetin e vet shekullor. Mbikeqyresi i muzeut Avdyl Dautaj permend vetem disa nga eksponatet, shumica prej te cilave ne mungese hapesire jane te radhitura neper dyshemene e muzeut.

„Ky eshte umi i parmendes per kije. Ky eshte kallëpi i opingave, pjatat e argjilit, vegshi, harania-pra,ene e madhe e cila ka sherby per te zier gjellat dhe qyshkekun ne ahengje te ndryshme. Ky eshte mulli I kafeve net e cilin eshte blu kafja kokerr. Kjo prane vekut eshte veshje kombtare e plakave, ndersa ato dy arke matane, sipas gojedhenave, jane te vjetra rreth 300 vjet. Arka e nuseve eshte afro 150 vjet. Kjo shosha per drithe dhe peshorja. Ndersa, kjo korite e drurit 1,80 eshte lugu i cili ka sherbyer per larjen e teshave por edhe per gatimin e bukes misernike, kur ka pasur shume mysafire“.

Sofra-simbol i mikpritjes dhe bujarise shqiptare

Naim Lokaj, e njeh vleren e seciles pjese te kesaj trashegimie, sepse parardhesit e tij brez pas brezi u moren me punime druri.

„Te gjitha e kane vleren e vet, se jane deshmi qe tregojne qyshkur ka filluar te punohet, si p.sh, qerrja e kuajve dhe sofrat, qe jane simbol i mikpritjes dhe bujarise shqiptare. Ndersa, vetdia per ruajtjen e eksaj trashegimie po rritet gjithnje e me teper tek te rinjte. Te t´them te drejten, per femijet e mi merite ka nje kigje imi, Mustafe Lokaj. Por, ne punen me dru e kemi tradite prej babe e babgjyshi, pastaj migja i babes e ata tjeret qe kane punuar prej elementeve deri te qerrja e kuajve“,thote z.Lokaj.

Se vetedia per ruajtjen e trashegimise kulturore tek te rinjte eshte gjithnje  e me ne rritje, deshmon edhe mbiqekyresi i muzeut Avyl Dautaj, sioas te cilit pjesa dermeuse e vizitoreve jane gjenerata te reja.

„Vetdijesimi eshte gjithnje e me ne rritje. Dhe, per te kontribuar sa me shume ne vetdijesimin e qytetareve e vecanerisht tek te rinjte, ne keto dite kemi hap edhe nje ekspoizte per trashegimine kulturore“.

Gjimnazistet decanas, Suzana dhe Flamuri
Te rinjte decanas e duan trashegimine kulturore

Dhe si per ta deshmuar kete, prane nesh gjendet Suzana Ahmetxhekaj nga fshati Isniq dhe Flamur Tahirukaj, nga fsahti Lluke, te cilet po shohin me interesim eksponatet e lashta te muzeut. Nderkohe qe ekspozita me mbi 100 punime te nxenesve te shkollave fillore te komuens se Decanit, hapur ne hollin e Pallait e Kultures Jusuf Gervalla, jane nje rekreacion tjeter per keta dy gjimnaziste decanas.

„Une kam dale ketu te njoh pak a shume traditen tone, sepse krahas Muzeut Komunal, ketu ne Pallatin tone te Kultures „Jusuf Gervalla“ eshte hapur edhe nje ekspozite me punime te nxenesve te shkollave te komunes sone. Mua nga trshegimia me pelqejne gjanat e punuara nga druri. Mirepo ,cfare pengon me se shumti eshte hapesira e ngushte e muzeut, qe te mund paraqiten gjesendet e vjetra, ne menyre qe te njihemi me shume me traditen tone kulturore“, thote Suzana, se ciles nga ekspozita me fotografi me se tepermi i kane pelqyer „Vizatimet ne te cilat jane paraqit kullat ne te cilat kane jetuar te paret tone“.

Ketu nderthuren e kaluara dhe e tashmja

Ndersa, Flamur Tahirukaj, nxenes i Gjimnazit „Vellezerit Frasheri“ poashtu, megjithese per trashegimine kulurore ka mesuar shume, ai do te deshironte te dinte edhe me teper, ne menyre qe t´i bart edhe ai si prinderi e ti ne brezat e ardhshem.

„Une kam marre nga prinderit e mi shume, por une kam nevoje edhe per me shume. Prandaj vizitoj shpesh Muezeun Komunal qe te kuptoj me per se afermi menyren e jetes se te apreve te mi, qe kete t´ua bart brezave te rinj sic kane bere pridnerit e mi me mua. Dhe ketu ka shume per t´u pare, edhepse hapesira nuk eshte aq e pershtatshme per te gjitha eksponatet e grumbulluara“, thote Flamuri, te cilit si shume moshatareve te tij nuk i ka shpetuar ekspozita me punimet e nxenesve te shkollave fillore pikerisht pse eshte me motive te trashegimise kulturore.
Zilet e bagetive

„Ne Pallatin “Jusuf Gervalla” eshte hapur edhe ekspozita e nxenesve te Shkolles Fillore te komunes se Decanit. Dhe, meqense tema ishte per trashegimine kulturore, mua me kane terhequr te gjitha ato qe nxenesit i kane paraqitur duke fillu nga kullat. Mua me se tepermi m´ka pelqy s piktura e Marigones duke e qendis flamurin. Por, me kane pelqy edhe vizatimet e tjera ku kane parqitur menyren e jeteses ne kulla te cilen e njoh nepermjet rrefimeve te familjes sime. Kjo me ka terheq me se tepermi, sepse eshte shume me ndryshe nga menyra e jetes te cilen e zhvillojme sot“.

Qellim i ekspozites-rritja e vetdijes per ruajtjen e trashegimise

Dhe, qellimi i ekspozites me vizatime te filloristeve, orgnaizuar nga Drejtoria per Kulture, Rini dhe Sport e Komunes se Decanit ishte pikerisht rritja e metutjeshme e kesaj vetedie ne gjeneratat e reja per vleren e pazevendesuehsme te trashegimise kulturore, me te cilen ata po lidhen gjithnje e me ngushte-thote mbikeqyresi i muzeut, z. Avdyl Dautaj.

„Ekspozita i kishte tri qellime: trevjetori i pavaresise, vetdijesimi i nxenesve por edhe i qytetareve per ruajtjen e trashegimise kulturore si dhe nxjerrja e talenteve te rinj ne lemine e piktures. Ne I kemi bere ftesat per cdo shkolle nga pese punime te cilat do t´I perzjgedhnin profesoret te lendes se artit figurativ. Interesimi ne diten e hapjes ishte shume i madh dhe ai interesim po shihet se po vazhdon, sepse ketu kemi vizatime me kulla, veshje kombtare, vegla pune, etj“, thote z.Dautaj, sipas te cilit ne diten e hapjes, ekspoziten e vizituan mbi 300 nxenes.

Reliktet e lashta-Pasqyre e se kaluares kombtare

Buxhuku-Njesi matese e mulligjiut
Dhe, megjithese Muzeu Komunal ka nje hapesire te vogel per te qindra eksponatet e trashegimise kulturore e kombtare, z.Dautaj do te ishte e lumtur sikur ky numer te rritej edhe me shume:

„Hapesira eshte shume e vogel per te gjitha eksponatet qe i kemi. Mirepo duke e ditur vleren e tyre te paperseritshme, Kuvendi Komunal me siguri do te bej perpjekje t´na i zgjeroje keto hapesira. Ndersa,  te qytetaret dhe nxenesit apeloj qe gjanat e vjetra t´i sjellin ne menyre qe se bashku ta begatojme muzeun tone dhe te ruajme vlerat trashegimore per hir te brezave qe do te vine“.

Sepse, cdo cope e grumbulluar ne kete muze do t´i kontribuoje ruajtjes se kultures materjale shekullore e cila per shume vite u la në mëshirë të kohës e në shumë raste u trajtua me metodologji shkatërruese.