Arkivi

Romët e Kosovës nuk janë të diskriminuar si dikur por ende të varfër

Fëmijë romë kosovarë duke luajtur në rrugë
11 shkurt 2011, Dojce Vele, Në krahasim me të kaluarën, jeta e komunitetit rom në Kosovë është avancuar dukshëm. Por, krahas trajtimit të barabartë dhe standardit të jetës njësoj si komunitetet e tjera, problem kryesor mbetet arsimimi.

Një shtëpi e vogël me tulla balte të pjekur, ishte vendbanimi i Mevlyde Murtishit, rome nga Mitrovica, deri me shpërthimin e luftës në Kosovë. „Nji shpi me qerpiq, më një dhomë, pa banjë e pa krurgja. Ujë merrsha nëpër hallk se nuk kom pas. E nxejsha n´kazan e u lajshim m´koritë. Cka me ba…“, mbledh krahët Mevldyja, të cilën e gjejmë tek lan placka para shtëpisë së ndërtuar nga donacionet e BE-së.

E lindur para 60 vjetësh, e martuar me 15 vjet dhe e bërë nënë me të 17-tat, Mevldyja jetoi në këtë kasolle pa oborr as pa një fryme të vetme bagëtie, me të gjashtë fëmijët dhe bashkëshortin e saj, hamall. „Tokë? Jo, pasha Zotin, as tokë, as lopë, as pulë, as dhi, as kurrgja. Kom rrnu qashtu…qysh kane rrnu tetanë! M´ka punu burri me samara e me ato pare qe i binte bajshim idare. Po, valla. Tetanë na shajshin, e na pshtyshin”, rrëfen kjo e moshuar rome në kohën e së cilës sharjet e fyerjet në baza racore dhe dikriminimi, ishin pjesë e përditshmërisë.

Dikur diskriminimi ndaj romëve ishte pjesë e përditshmërisë
Një ndjenjë të tillë, Vlora 30 vjec nga komuna e Decanit e njeh mirë nga rrëfimet e së ëmës. “Nana jeme p.sh., n´koftë konë n´rend e para me marr dicka kanë thonë: “Jo, kjo le t´largohet se osht gabelicë. Na duhet me marr përpara, e kjo le t´merr cka t´mbet. Nëse s´i pritet, le t´shkojë n´shpi t´vet. E fyeme e e poshtnume gjithqysh. Tash ka ardhë kohë tjetër. Kurgja s´është ma si dikur“, mendon Vlora, e cila e quan veten me fat që jeton në një kohë tjetër. „Tokë s´kam pas, por komuna ma ka mundësu me jetu në objekt social, në banesë 37 kuadratëshe. Rrnoj me ndihmë social, por kam përkrahje shumë prej shqiptarëve. Asnjë dallim nuk e kam se jam rome. Tash, si rom, ashkalinj, egjiptas, boshnjakë, serb e shqitparë të gjithë jemi të barabartë“.
Mevlyde Murtishi rrëfen jetën e saj
Mevlyde Murtishi rrefen jeten e saj
Në krahasim më të kaluarën, jeta e komunitetit rom në Kosovë është avancuar dukshëm. Falë angazhimit të qeverisë së Kosovës dhe përkrhajes së fuqishme të donatorëve ndërkombtar, nëpër Kosovë po mbyllen qendrat kolektive ku ishin të përqëndruar këto komunitete, ndërsa në kuadër të sistemimit nëpër vendbanime të reja cinë edhe trajnime të ndryshem, programme këshillimi dhe arsimimi, si dhe mundësi për vetpunësim duke kontribuar dukshem riintegrimit të plotë të komunitetit në shoqëri. Ende ka familje të pastrehë dhe familje të zhvendosura brënda e jashtë vendit sic ka edhe familje të komuniteteve të tjera në Kosovë, ndërsa gjëndja e rëndë ekonomike dhe papunësia janë një brengë e përbashkët e gjithë popullit të Kosovës. Mirëpo, Haxhi Zulfi Merxha, kryetar I Partisë së Romëve të Kosovës thotë se komuniteti me i goditur është komuniteti rom, numri I të cilit sipas tij ishte rreth 130 mijë.
Varfëria dhe diskriminimi shkaktuan shpërnguljen e romëve
 
 “Në kohën e Tito-s, në vitet 80-të, në territorin e Kosovës jetonin 130 mijë rom. Ata nuk kishin ndonjë funksion kyq, por të gjithë kanë qënë në marrëdhënie pune dhe jetonin mirë. Atëbotë ne ishim të njohur edhe si bashkësi etnike, kishim shkollën në gjuhën rome, kemi pasur televizionin dhe radion, 24 orë. Por, me ardhjen në krye të Partisë Socialiste të Serbisë me në krye Milloshevicin të cilit nuk i interesoi për askënd tjetër përvec popullit serb, filloi rënia e romëve të cilët filluan ta lëshonin Kosovën kush si kishte mundësi“, thotë z.Merxha.
Shpërthimi i luftës në Kosovë, ishte një goditje tjetër në standardin e jetës edhe ashtu të varfër të romëve në Kosovë. Ndërsa, marshimi forcave të NATO-s në Kosovë dhe kthimi i popullatës pas dëbimit, solli një valë të re shpërnguljesh e dëbimesh për romët, të cilët nga komunitetet tjera joserbe akuzoheshin për bashkëpunim me forcat policore dhe paramilitare serbe. Nuk ka një shifër të saktë për numrin e romëve të vrarë, të shpërngulur e as të përndjekur, por një e vërtetë mbetet e palëkundshme: „Edhe 12 vjet pas luftës, numri i dikurshëm I romëve nuk është plotësuar-thotë Haxhi Zulfi Merxha. Ndërkohë jemi rreth 30 mijë. Prej programit televiziv 24 orë i kemi vetëm 40 minuta në javë dhe një radio, e cila dëgjohet vetëm brënda qytetit. Kemi liri të levizjes dhe siguri, por nuk kemi punësim. P.sh., edhepse në komunën e Prizrenit jetojnë 5500 rom, asnjëri prej tyre nuk punon. Këtë nuk e them per komunat e tjera, gjithsesi. Ndersa, sa i përket jetës politike, kemi një vend të garantuar në parlament e në rast se fitojmë më shume vota, mund të kemi edhe më shumë“.
Qeveria e re-Shpresë për ndryshime

Arsimi i fëmijëve rom është një problem shtesë i këtij komuniteti. Strategjia për ArsiminParauniversitar 2007-2017 do duhej të krijonte mundësi mësimi më aktiv për komunitetet, fëmijet e të cilëve shkollohen në gjuhën joamtare, varësisht nga vendi ku jetojnë. Mirëpo, romët edhe me tej i përcjell një problem i tillw,thotë kryetari Haxhi Zylfi Merxha. „Deri me tani ne nuk kemi shkolla në gjuhën tonë dhe secili fëmijë meson si i vjen më lehtë. Disa mësojnë në turqisht, disa në shqip, disa të tjerë në boshnjakisht, ndërsa të tjerë mësojnë në gjuhën serbokroate dhe atë, me planprogram program të Serbisë”, 

Respektim I të drejtave të të gjithë qytetarëve dhe përkujdesje e veçantë ndaj të gjitha pakicave, është njeri nga zotimet e qeverisë së Republikës së Kosovës e cila garantohet edhe me kushtetutë. Kosova r ka Strategjinë për Integrimin e  Komuniteteve Rom, Ashkalij dhe Egjiptas 2009-2015. Ndërsa, kryetari i partisë se romëve të Kosovës Haxhi zylfi Merxha ka një një shpresë se: “Me formimin e qeverisë së re do të mirren parasysh me seriozisht problemet e pakicave dhe do të përmirësohen gabimet e së kaluarës, që nje herë e përgjithmonë pakicat në Kosovë të gëzojnë të drejtat që ju takojnë“.