3 shkurt 2010, Dojce Vele, Sipas Ministrisë për Punë dhe Mirëqenje Sociale të Kosovës, brënda vitit në Kosovë braktisën rreth 60 foshnja. Nga ana tjetër, numri I kërkesave për adoptim është në rritje dhe familjet adoptuese ankohen për pritje të gjata. Gjatë dhjetëvjecarit të fundit në Kosovë jane bërë vetëm dhjetë adoptime ndërkombtare.
Drita nga Prishtina, lindjen e parë e ka djalë. Por jo të gjitha kanë fatin e kësaj foshnjeje njëditeshe, së cilës të qarat do t´ia pushojë gjiri i së ëmës.„Vajza mirë,djali mirë.Wshtw nipi i parw. Jemi gëzu shumë!",shprehet e gwzuar e ëma e Dritës.„Është nipi i parë nga djali dhe nusja e parë. Lindja ka pas sukses dhe na ka lind djalë. Jemi gëzu shumë!“, i bashkangjitet vjehrra e Drites.
Foshnjat e braktisura jetojnw nw kushte joadekuate
Por, zëra të tillë gëzimi për lindjen e tyre janë shumë larg dhjetëra foshnjave të braktisura nga të dy prindërit. E përbashkëta e tyre është vetëm lindja nën të njëjtën qati-thotë Njomeza nga Prishtina, e cila kaloi katër javë të lehonisë karrshi dhomës së foshnjave të braktisura.
"Në këtë dhomë janë dhjetëra foshnja të braktisura diku deri në 9 muaj dhe mbahen në kushte mizerje. Së pari atje nuk kish pelena, krema dhe ne i kemi grumbulluar paratë dhe iu kemi blerë gjëra sanitare. Atje s´kishte as ngrohje e plus toaleti i repartit afër dhomës së tyre”.
Nushe Logjaj, sociologe në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë, demanton zëshëm deklaratën se këtu ka foshnja deri në 9 muaj.
“Në vitin 2009? Jo,s´ka shancë të jetë mbajtur ndonjë fëmijë deri në gjashtë muaj. Lirisht hymë dhe I shfletojmë librat. Foshnjat qëndrojnë deri në 60 ditë, maksimumi. Ndërkohë foshnjën ma të madhe e kemi të tetorit ngaqë ishte me peshë të vogel. E hapësirë vërtet në 2009 kishim më pak, por tash kemi hapësirë më shumë dhe kushte shumë më të mira-thotë sociologja Logjaj, sipas së cilës vetëm gjatë vitit 2009 në këtë klinikë u lindën 35 foshnja të braktisura, ndërsa 15 të tjera janë foshnja të braktisura në rrugë.
Qasja e mediave te departamenti i foshnjave te braktisura pothuaj e pamundur
Por, përkundër insistimit, nga eproret e klinikës nuk na u lejua qasja përbrënda repartit për të parë nga afër gjëndjen reale të foshnjave të braktisura, kërkesa për adoptimin e të cilave është gjithnjë e në rritje. Muhamet Gjocaj, drejtor i Departamenitt për Mirëqënje Sociale në Ministrinë për Punë dhe Mirëqënje Sociale të Kosovës sjell më shumë hollësi:
“Kërkesa për adoptim ka tre herë më shumë se që kemi mundësi t´iu ofrojmë. P.sh. brenda vitit 2009 ne I kemi zgjidh vetëm 31 raste, ndërsa një numër i kemi kthy në bashkim familjar. Dhe, ne këtu jemi shumë strict dhe nuk bëjmë përzierje. Kur fëmija braktiset, ne përpiqemi ta cojmë në adoptim përbrënda komunitetit të cilit i përket, që të mos bëjmë ngatërresa. Sepse, ju e dini se këto janë shumë senzitive në Ballkan.“
Sipas drejtorit Gjocaj, gjatë këtij dhjetëvjecari në Kosovë janë bërë vetëm dhjetë adoptime ndërkombtare të foshnjave me aftësi të kufizuara. Ndërsa, për shkak të bartjes së foshnjave nga viti tjetër mungojnë shifrat e sakta.
„Mirëpo, mesatarisht janë 50 deri në 60 foshnja të braktisura brënda vitit. Dhe, nëse i shtohet edhe numri qe ka ngel nga viti 2008, numri rritet deri në 70-80-të”.
„Vëllai s´ka fëmijë e po lyp me e adaptu. Na kanë thanë: “Pritni!“Edhe na po presim. Kur t´bahet-le t´bahet. Po don me e pas një femije ngat vetes, se ka me u plak. I duhet…“.
Pazare me foshnja tw braktisura
Burimet tona bëjnë të ditur se kjo pritje ndodh të shkurtohet me shuma parashë që mund të merren nga familjet adoptuese. Mirëpo, drejtori Gjocaj këtë e quan vec një spekulim. Ndërsa, për radhet e gjata krahas foshnjave të shumta që presin për adoptim sjell këtë shpjegim:
„Kjo ndodh për shkak të mungesës së foshnjave me status të zgjidhur. Pastaj ekziston edhe lista prioritare e prindërve që presin“.