31 mars 2011, Dojce Vele, Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në fusha të minuara kanë humbur jetën 114 persona, ndërsa janë lënduar edhe 446 të tjerë. Edhepse nga mjetet shpërthyese janë pastruar mijëra hektarë, zonat e brezit kufitar edhe 12 vjet pas luftës paraqesin rrezik për qytetarët e Kosovës.
Pages
Arkivi
Kur hapi drejt jetës ngec në mina
Ambasadori i Norvegjise Kvale shpallet “Qytetar Nderi i Decanit“
24 mars 2011, Radio Kosova, Me rastin e 24 marsit, pervjetor i 13-te i nisjes se luftes frontale te Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne Dukagjin dhe pwrvjetorit te 12- te nderhyrjes ushatarake te forcave te NATO-s ne Kosove, komuna e Decanit, me nje seance solemene ka shpallur „Qytetar Nderi“ ambasadorin e Norvegjise ne Kosove, Swerre Johan Kvale, me motivacionin:„Bartes i qarte i politikes se drejte te shtetit-mik, Norvegjise, si dhe mbeshtetes i vazhdueshem i angazhimeve te popullit te Kosoves per ndertimin e nje shteti te lire, demokratik dhe te sigurt per qytetaret e tij”.
Të rinjtë kosovar bëhen me Qendra Rinore
22 mars 2011, Dojce Vele, Me qëllim të fuqizimit të rolit të rinisë në jetën shoqërore dhe në proceset vendimmarrëse, në Kosovë janë hapur 16-të Qendra Rinoreë Projekti është pjesë e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Rini 2010-2012 I cili është mbështetur edhe nga Orgnizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombtar.
Fytyrat e varferise ne Kosove
16 mars 2011, Dojce Vele & Radio Kosova, Në Kosovë, ekonomia e dobët dhe papunësia e lartë po e thellojnë varferinë, ndërsa rritja e vazhdueshme e cmimeve të konsumit po bwhet e papërballueshme për kosovarët, 13 per qind prej të cilëve jetojnë në varfëri të skajshme.
Ne Kosove, 8 Marsi nuk eshte feste e te gjitha grave
8 mars 2011, Dojce Vele, Megjithëse pozita e femrës në Kosovë është përmirësuar dukshem dhe ajo është e përfaqesuar me perqindjen e garantuar nëpër institucione, në shumë raste ajo është tejet larg pozitës së merituar. Keshtu, 8 marsi jo pwr seciwn grua wshtw arsye pwr tw kremtuar.