Arkivi

Fytyrat e varferise ne Kosove

16 mars 2011, Dojce Vele & Radio Kosova, Në Kosovë, ekonomia e dobët dhe papunësia e lartë po e thellojnë varferinë, ndërsa rritja e vazhdueshme e cmimeve të konsumit po bwhet e papërballueshme për kosovarët, 13 per qind prej të cilëve jetojnë në varfëri të skajshme. 

Serish pranverë në Kosovë. Edhe një pranverë, e cila për popullin nuk sjell tjetër vec shpresës së përvitshme për ndryshime. Se, në shtetin e ri e të pasur me trashëgimi natyrore dhe kulturore, afro gjysma e qytetarëve jetojnë në varfëri. E ata kishin një imazh krejt tjetër për Kosovën-shtet…

"Një grusht miell, s´di si del...Dru s'kam edhe një krahë. Po e shty qeshtu, o sot-o nesër, mos po vdes krejt, ma mirë!...O, mos I marrsha lakmi burrit si asht n´dhe, mos shkofsha n´shpi shnosh, se ma lehtë hy n´varr!“, ankohet kjo Shkurta, shqiptar nga Baica, e cila është vetëm një përshpërtije e  klithmë së mbytur të popullit te Kosovës, për pjesën dërmuese të të cilit beteja për ekzistencë asnjëherë nuk ka qënë më e vështirë.

Xhafer Koceli,shites ambulant
„Shumë…Për s´tepërmi!Nuk po mundem t´iu përballoj nevojave me një social 75 euro, se fëmijët po lypin. Dal e shes fara për dy-tri euro n´ditë, se ma shumë asnjë s´dalin. Jetë e vshtirë…”, thotë Xhafer Koceli nga Stroci I Vushtrise, shites farash.

Jetë, vec sa për të mbajtur frymën

Në Kosovë, ekonomia e dobët dhe papunësia enorme po thellojnë varferinë, ndërsa kriza globale eshte nje goditje me shume. Se Kosova është ndër vendet me të varfëra tregon fakti se prodhimi i brendshëm bruto për frymë është shumë më i vogël se në vendet e tjera, ndërsa varfërinë e skajshme argumentojnë tregues të tjerë, si: papunësia, korrupsioni dhe konsumi i ulët i prodhimeve vendore. Sipas raporteve të ndryshme vendore dhe ndërkomtbare, shtresat më të varfëra në Kosove janë: familjet e mëdha dhe ato me fëmijë të vegjël; familjet me kryefamiljarë të papunë; banorët e zonave rurale dhe te atyre malore, ndersa arsye kryesore e migrimeve ilegale është gjendja e rëndë ekonomike. Por, edhepse shpirti tradicional i solidaritetit shpeshherë ndihmon që të tejkalohet varfëria, se kjo ndodh përherë dëshmojnë lypësit nëpër cdo qendër të Kosovës.

Lypesit jane pjese e perditshmerise
“Po s´po kemi shka me hangër moj bijë…Pa bukë, pa kurrgja mbi ktë tokë. Diqysh duhet me jab a. Dal e lypi, e I fitoj herë pesë euro-herë dhjetë. Tokë s´kom. Mjë shpi njëkatëshe vec me dy soba”, thotë Xhemilja, shqiptare nga Kieva, të cilën varferia tash një vit e ka nxjerr në rrugë. Ndërsa, per Fatimen, ashkalike nga Peja, lëmoshën e ka burim ekzistence tash sa kohë. 

 “Jetoj tuj lyp! Lypi me gjithë fmijë, prej 9-ve e deri n´tre, pasdite. S´jam vetëm unë por edhe shumë të tjera. S´mundemi pa lypje, se deri sa ta marrim një ndihmë sociale na vdes im. Me ardhë me e pa çfarë shpie kam, ti tranohesh krejt. Ajo, veç si s´osht rrxue!“

Bukë nga kontejnerët e mbeturinave

Mbledhja e hekurishtave është një formë tjetër mbijetese për qytetarët e Kosovës. Ndërsa, ka që jetojnë edhe nga buka e mbledhur nga kontejnerët e mbeturinave.

„Tash punojmë qeshtu nëpër kanta, mbledhim hekra, gjojmë besa edhe bukë me hangër, mbledhim e hamë. Fmijë kallabllak…Duhet me mbet gjallë diqysh…Me I mbajtë fëmijët!”, rrëfehet Sanija nga Lagja 7 shtatori në Pejë, përderisa matanë një vajzë dyvjeçare ngjitur për gjoksin e së ëmës, thith papushim gjirin e saj të zbrazët:

“Paj, s´kom gji! Kur ha bukë, më vjen e kur s´ha, ik. Cika I ka ba dy vjet, po s´kam shka me dhanë, se burrin e papunë. S´kemi asgje…”, përgjigjet e Sheribanja, më I madhi I 6 fëmijëve të së cilës është është vetëm 7 vjeç.

Dhe ky ështe një realiet që preket në cdo qendër të Kosovës, në të cilat lypësit me prezencën e përhershme në vende te ckatuara janë pjesë e përditshmërisë. Të kota fushatat e ndryshme apo aksionet e Policisë së Kosovës për largimin e tyre nga rruga apo parandalimin e shfrytëzimit të fëmijëve, sepse nevoja për mbijetesë këta nëvojtarë prapë I kthen në vendet e njëjta. E, se cfarë don të thotë të shtrish dorën nga halli, Xhemilja e di mirë: 

„Boll…boll…Po m´vjen zor boll!T´jesh shqiptare e të dalësh me lyp asht vshtirë…Po, s´kam qare. A me I lan fmijët me vdek uni a?A bahet pa hangër e pa pi?!”

Ngritja e cmimeve thellon varfërinë
Në Kosovë, ekonomia e dobët dhe papunësia enorme po thellojnë varferinë, ndërsa kriza globale eshte nje goditje me shume. Sipas Entit të Statisitkave të Kosoves nga muaji janar 2010 deri në janar 2011, cmimet në Kosovë kanë pësuar rritje prej 7,4 per qind, ndërsa vetëm në muajin e parë të këtij viti cmimet janë rritur deri në 1,4 per qind. Duke pasur parasysh se shifra zyrtare e papunësisë është 43 per qind, ndërsa mbi 13 per qind e popullsisë jeton në varfëri të skajshme, lufta për ekzistencë bëhet e papërballueshme. Për më tepër, krizës globale i shtohet edhe gjendja e trashëguar nga e kaluara, thotë ministri për Punë dhe Mirëqënje Sociale në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.
Nenad Rashiq,Minister i Punes dhe
Mireqenjes Sociale 
“Kjo është edhe pasojë e problemeve të grumbulluara gjatë 20 viteve të kaluara dhe meqënse rreth 70 per qind e popullatës sonë janë nën moshën 35 vjecare, punësimet e pakta kane ndikuar në thellimin e varfërisë. Dhe, edhepse mendoj se Kosova ka një të ardhme të mirë, sa për shkak të structurës sociale poaq për shkak të mundësive të pamjaftueshme të punësimit, këto vite do të jenë të vështira për të gjithe ne. Se, sado që hapen mundësi punësimi, ekonomia jonë është shumë e dobët për të absorbuar rreth 40 mijë krahë të rinj pune që dalin cdo vit. Ka disa tregues për zgjidhjen agfatgjate të problemit të papunësisë, mirëpo rruga do të jetë e gjatë dhe e mundimshme“, thotë ministri Rashiq, sipas të cilit për shkak të krizës globale kanë stagnuar edhe porjektet për punësim sezonal me disa shtete të botës. Kërkesa nga Afganistani për dërgimin e 200-300 punëtorëve nga Kosova jep shpresë se kërkesa të tilla do të vinë edhe nga shtete te tjera. Por, duke pasur parasysh se më se gjysma e popullsisë së Kosovës është nën moshën 25 vjec, ministri Rashiq është optimist se Kosova së shpejti do të jetë një shoqëri e vogël dhe e zhvilluar, edheppse deri në atë ditë ka shumë kohë…

Pagat e Kosovës-Cmimet e Evropës

Të dhënat e Entit të Statistikave tregojnë se paga mesatare në Kosovë në vitin 2010 ishte 272 euro; shumë kjo tejet e vogël për përmbushjen e nevojave elementare të jetës në familje-thonë punonjësit.

 “Pagat janë të ulëta. Marrim një pagë ditore të vendeve perëndimore me të cilën duhet ekzistuar një mua. A mund të mbijetojnë kosovarët me cmime evropiane? Vetëm artikulli kryesor, buka, prej 25 është ngritur në 50 cent. Unë mendoj se duhet përkujdesur për prodhime vendore që artikujt t´I sigurojmë me cmime të ulëta”, thotë Lulëzim Morina, profesor nga Dragashi.

Papunesi enorme ne Kosove
“Njeriu nuk mund t´ja dalë mbanë me një pagë prej 256 eurosh as për nevojat elementare e jo për të mbajtur familjen. E për rritjen e cmimeve më mirë mos më pyetni, se nuk guxoj të mendoj për këtë…”, thotë Edita Shacireviq, mesuese nga komuna e Istogut.

Rritje pagash për punonjësit-Cka për të papunët?

Qeveria e Kosovës tashmë ia ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës buxhetin për vitin 2011 me rritje pagash për punonjësit e sektorit publik, me pohimin për përafrim të qëndrimeve me Fondin Monetar Ndërkombtar I cili ishte kundër një vendimi të tillë. Ky vendim ka hasur ne rezistencën e deputetevëe te Kuvendit, me arsyetimin se një zgjidhje e tillë është e paqëndrueshme. Por, a do të ketë krahas kësaj ndonjë përpjekje te re për të papunët?

“Ligji përkujdeset për të gjithë. Aktualisht janë 36 mijë familje me 173 mijë anëtarë të cilët përfitojnë nga asistenca sociale. Edhepse një ndihmë solide prej 45 deri ne 85 euro, prej vitit 2009 ka rritje të vazhdueshme të kërkesave per asistencë sociale. Por, sipas mendimit tim, ky nuk është tregues real i varfërisë, duke qënë se ka edhe keqperdorime të shumta në përzgjedhjen e kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e parapar“, përgjigjet ministri Rashic, sipas të cilit, rritja e kërkesave për ndihmë sociale është shndërruar në një problem kronik dhe ripërpilimi i listave të nevojtarëve do të ndihmonte që këto ndihma solide të arinë tek ata që vërtet kanë nevojë.  

Shpërblimi në bazë të progresit

Femije qe germojne ne mbeturina
Një rishikim të tillë plaku Ramadan Ukaj, do t´ua preferonte pikërisht ministrave dhe deputetëve, sipas të cilit ata do duhej të paguheshin në bazë të progresit që i sjell vendit politika aktuale.

“Qeky kuvend e qeto ministri cka jon tuj ba? Cka faqen e zeze ban milici e msusi me nje rroge 200 euro, e ministri 3000-4000 euro rroge? Si t´hip minister, hop i ban 20 pallate per vete. Po a e din ata si cka se bajnë me djerse t´vet kanë me ia pa sherrin? Nuk ka me e e trashegu as vet as djali!”

Papunësia dhe varfëria janë pikë e zezë e Kosovës, e cila përkundër vështirësive të llojllojshme për popullin e saj serish mbetet parajsë. Ndërsa, jehona e kenges se ketij femije  ngulfatet ne kuterbimin e deponise se mbeturinave, teksa enderrat e kristalta copetohen ne realitetin e eger ne te cilen po rritet...

“Zemra ime qan me vaj

Lotët derdhen në ktë natë,
Unë po vuaj si njeriu pa faj
Zemra ime po qan me vaj…”