Arkivi

Ne Kosove, 8 Marsi nuk eshte feste e te gjitha grave

8 mars 2011, Dojce Vele, Megjithëse pozita e femrës në Kosovë është përmirësuar dukshem dhe ajo është e përfaqesuar me perqindjen e garantuar nëpër institucione, në shumë raste ajo është tejet larg pozitës së merituar. Keshtu, 8 marsi jo pwr seciwn grua wshtw arsye pwr tw kremtuar.


Tetë Marsi asnjëherë nuk ka qënë festë për Sadete B., jeta e së cilës mori tatëpjetën që në moshën 24 vjecare, kur pas katër vjetësh martese u braktis nga bashkeshorti i parë. Por, dallgët e jetës do ta përplasin edhe më egër në martesën e saj të dytë. „Kam nejt te burri tri vjet me probleme, e pas tri vjetësh m´kanë qit me fmijë të vogël, pa kurrnji sen me ra as mu, me u vesh as me u mbath, me hangër as me pi, as kurgja. Na jemi marr vet, por nana e tij nuk më dojke“.

Në Kosovë, femra me fate të tilla ka shumë, të cilat të braktsirua nga familja e bashkëshortit dhe të padëshiruara nga familja e tyre, mbesin duke u përplasur nëpër Qendra Sociale e strehimore. Ndërkaq, rritja e numrit të problemeve shoqërore po e përhap fenomenin gjithnjë e më shumë, thotë Ahmet Fejzullahu, drejtor i njërës nga tri Qendra e Punës, në Prishtinë, e cila është ndër adresat e para ku drejtohen viktimat e tilla. „Papunësia, neurozat, presionet, tensionet, vuajtjet, humbjet e vendve te punes, përpjekjet për ekzistencë e shumë arsye të tjera i sjellin ato te ne. Ndërsa, dera është e hapur për cdo pjesëtar të komunitetit i cili do të paraqes rastin, sepse ne i bëjmë zgjidhje edhepse me shumë vështirësi. Por, kemi organizatat joqeveritare dhe në bashkëpunim me to i zgjidhim problemet në një nivel të kënaqshëm”.

Strehimoret, zgjidhje afatshkurtër për problemet shumëvjecare


Në gjithë territorin e Kosovës janë 11 strehimore të njohura si Shtëpi te Sigurta për integrimin e viktimave të tilla, në të cilat qëndrimi më I gjatë lejohet prej 6-të deri në 12-të muaj; zgjidhje kjo tejet e shkurtër për problemet shumëvjecare që tashmë kanë lëshuar rrënjë. Ndërsa, roli I qendrave eshte sanimi I marrëdhënjeve familjare dhe gjetja e një zgjidhjeje të pranueshme për viktimën, thotë drejtori Fejzullahu sipas të cilit: “Problemet emotive, problemet sociale, problemet e konfliktit, nuk zgjidhen brënda castit. Ato pas disa seancave, vizitave dhe alternativave, ato kthehen ne familje. Ndërsa për ato që nuk kthehen në familje, iu bëhet një zgjidhje tjetër, në mjediset ku janë të mirëpritura”.


Viktima të llojit të tillë vinë nga zona të ndryshme urbane dhe rurale dhe ato me nivel të ulët arsimimi që I druajnë druajne stigmës, por edhe femra të arsimuara por të papuna, të cilat varshmëria nga te tjeret I bën që t´ju nënshtrohen formave të ndryshme të presioneve dhe të dhunës. Por, ka nga të dyja kategoritë, të cilat pas vitesh të tëra martese, dashur pa dashur nxirren në rrugë pa asnjë burim të vetëm ekzistence. Ndërsa, ndihma solide për nënat vetushqyese prej 55 deri në 80 euro, varesisht nga numri i fëmijëve, nuk plotësojnë nevojat elementare për jetë.


Vetëm pese euro më shumë për kokë fëmije

Sadetja është shembull tipik i këtij realiteti, e cila i rrit vetëm të dy vajzat e saj.

“Unë rrnoj me 55 euro social. As nuk shkoj n´familje, as nuk m´vinë, as nuk m´ndihmon kush. Rrnoj në një shpi me dërrqasa dhe vec me qeto 55 euro social, pasi i i ka ba Tina 6 muaj”, thotë Sadetja.


Ndërsa, sipas drejtorit Fejzullahu, në Kosovë mungon senzibilizimi i opinionit për problemet sociale, të cilat sa më shumë senzibilizohen aq më lehtë tejakalohen. 

“Ndërsa, hallka zingjirore per trajtimin e këtyre rasteve ngec pikërisht në gjykata. Kisha me thanë se bashkëpunim është ma i mirë se në t´kaluarën, por nuk është i mjaftueshëm”, thotë drejtori Fejzullahu, sipas të cilit problemet e shoqerisë i kanë ngulfatur aq shumë gjykatat kosovare, saqë ato nuk janë më në gjëndje të dëgjojnë thirrjet për të marrë vendime bazuar në rekomandimet që vinë nga institucionet përkatëse. Prandaj, edhepse pozita e femrës në Kosovë është përmirësuar dukshëm dhe ajo është e përfaqësuar me perqindjen e garantuar nëpër institucione, kjo kategori është tejet larg pozitës së merituar në familje dhe në shoqëri.