Pike kontrolli ne veri te Kosoves(FotoDW) |
Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës mbrëmë dhe sot kanë vënë nën kontroll dy pika doganore në veri të Kosovës. Në aksion u plagosën dy policë.
Vënja nën kontroll e pikave kufitare G 1 ne Jarinje dhe G 31 ne Bërnjak në kufirin e Kosoves me Serbinë janë aksione legale me tendencën e vetme për të vënë rend dhe ligj në gjithë territorin e Kosovës. Ndërsa, vendosja e masave të reciprocitetit në fushën e tregtisë me Serbinë dhe Bosnjën është ruajtje e sistemit unik ekonomik i cili për vite të tëra nuk ka funksionuar si duhet në veri të Kosovës, ka deklaruar per mediat e Kosoves, zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuci. Sipas deklratave të Kuqit për mediat kosovare, aksionet e Policisë së Ksoovës për zbatimin e masave të reciprocitetit janë ndërmarrë me urdhër të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci, me qëllim të vendosjes së rendit, të ligjit dhe të sovrantieti në tërë territorin e Kosovës dhe institucionet nuk binë ndesh me askënd.
Janë vënë nën kontroll dy pikat doganore në veri të Kosovës
„Qeveria e Kosovës është e vendosur në këtë vendim. Policia e Kosovës e ka mandatin e plotë që në kuadër të kushtetutës dhe ligjit ta kryej punën e vet, por në cdo rast do të respektohet ligji dhe kushtetuta dhe ky është qëllimi ynë final“, ka thënë Kuci, i cili iu ka bërë thirrje thirrje serbve të Kosovës për qetësi se Policia e Kosovës është në mbrotjej të tyre dhe se e tëra bëhet për shtrirjen e rendit dhe te ligjit si dhe për të ruajtur sistemin unik ekonomik i cili per vite të tëra nuk ka funksionuar si duhet në veriun e Kosovës.
Pikat kufitare G 1 ne Jarinje dhe G 31 në Bërnjak, ishin dy pika doganore jashtë kontrollit të autoriteteve kosovare, cfarë pamundësonte edhe zbatimin e vendimit të qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit në fushën e tregtisë me Serbinë. Si rrjedhojë, me vendim të qëverisë viue aksioni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.
Dy polic të lënduar nga banorët serb, njëri prej tyre rëndë
„Pikëkalimi kufitar 31 nuk ka pasur shume rezistencë. Ndërsa në pikëkalimin 1, një grup qytetarësh kanë bllokuar rrugën dhe Policia e Kosovës gjatë natës së mbrëmshme nuk ka arritur të vendoset në këtë vendkalim kufitar. Të gjitha veprimet janë të bashkërenduara me KFOR-in. Ndërsa, sa i përket EULEKS-it, policia ka hyrë si e vetme në realizimin e këtij plani policor Gjatë operacioneve janë lënduar dy pjesëtar të Policisë së Kosovës. I pari shtë lënduar lehtë nga disa protestues të cilët kanë hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të policisë. Ndërsa, tjetri në orët e pasditës së sotme, është plagosur rëndë në një shkëmbim zjarri nga popullatën serbe në veri“, thotë për Dojce Vele-n, toger Ibrahim Sadriu, zyrtar për Informim në Policinë e Kosovës, i cili në këto caste njofton për plagosje të rëndë të një pjesëtari tjetër të njësisë speciale nga sërbët e veriut, gjëndja e të cilit është mjaft kritike.
Aksionet e policisë së Kosovës dhe përpjekja e qindra serbve të grumbulluar në veri për të penguar vendosjen e njësive speciale të policisë në portën 1-në pikën kufitare të Jarinjes, i kane sjell në Kosovë shefin e ekipit negociator të Serbisë, Borko Stefanoviq së bashku me ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, të cilët sipas mediave serbe gjatë natës në Leposaviq janë takuar me komandantin e KFOR it, Erhard Byhler, nga i cili kanë kërkuar tërheqjen e forcave policore të Kosovës në mënyrë që serbët lokalë të zhbllokojnë rrugët. Ndërsa, ky i fundit me anë të një komunikate për media u ka bërë apel të githë qytetarëve të Kosovës që të mos reagojnë me dhunë ndaj situatës së tashme në veri e as ne vijen kufitare administrative me Serbinë. Pas zhvillimeve të mbrëmshme në veri të Kosovës, në komunikatën e EULEKS-it thuhet se ky mision është në koordinim të ngushtë me KFOR-in për të ruajtur sigurinë.
Xhentilini: „Operacioni nuk është bërë në konsultim më bashkësinë nderkombtare“
Sipas përfaqësuesit Special të BE-së për Kosovën Fernando Xhentilinit, operacioni i kryer mbrëmë nga autoritetet e Kosovës nuk ishte i dobishëm, nuk është bërë në konsultim me bashkësinë ndërkombëtare dhe BE ja nuk e ka miratuar atë. Sipas tij,"Veprimet unilaterale nga njëra palë apo tjetranuk mund ta zgjidhin problemin". Ndërsa, kryesia e Kuvendit të Kosovës pas mbledhjes ka dalë më reagimet e para. „Vendimi i qeverisë së Kosovës është i drejtë dhe i ligjshëm dhe qeveria e Kosovës ka bërë punën që duhet ta bëjë“, thuhet ndër të tjera në komunikatë, ndërsa Kryetari i Kuvendit të Ksoovës Jakup Krasniqi nuk ka dashur ta komentojë deklartaten e Gjentilinit. Nderyshe kane reaguer edhe shefet e grupeve rpalamentare t cilet kane erpshendetur vendimine qe evrise s emkvoesm,duke thene se me ekte veprim ,qeveria e ka shtrire sovranitetin ne tere teriroin e ksovoes.
Kuvendi i Kosovës dhe opozita përkrahin vendimin e qëverisë
Edhe opozita kssovare ka reaguar lidhur me situatën e krijuar ndërkohë në veri. Lëvizja Vetvendosje në një komunikatë për media vendimin e qeverise se Kosoves per moslejimin e hyrjes së mallërave prej Serbise në Kosovë e quan si „një hap të kuptueshëm, të arssyeshem dhe të drejtë i cili duhet të pasohet me hapa të tjerë të bashkërenduar, të cilët përbëjnë ecjen. Sepse, shteti i Kosoves assesi nuk ben te zbrapset“. Sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës:“Dëmet e deritashme që i janë shkaktuar shtetit dhe popullit të Kosovës kërkojnë adresim shtetëror, prandaj angazhimi i trupave speciale të Policisë së Kosovës ka qenë i pashmangshëm”. AAK me anë të kësaj komunikate i bën thirrje qeverise së Kosovës për koordinim aktivitetesh me KFOR-in, si garantues i sigurisë së përgjithshme në Kosovë. Ndërkohë, ministri i Puneve të Brendshme Bajram Regjepi ka konfirmuar se falë punës profesionale të Policisë së Kosovës të cilët kanë pasur për detyrë shtrirjen e sovranitetit në territorin e vendit pa lenduar asnjë qytetar, situata ndërkohë është e qetë dhe së shpejti pritet të lëshohet rruga për qarkullim. Sipas Regjepit, ndërmarrja e aksioneve të tilla është tejet e rëndësishme për shtrirje të sovranitetit duke paralajmëruar veprime të tjera për vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës.
Serbët gjatë gjithë natës dhe ndwrkohw, po mbajnë të bllokuar rrugën Mitrovicë-Rashkë, duke kundërshtuar marrjen e pikëkalimit kufitar në Jarinjë nga Policia e Kosovës.