Arkivi

Nga programet për integrim social në Kosovë përfitojnë qindra fëmijë

  "SOS Kopshti"per keta femije eshte shtepia e dyte 
14 korrik 2011, Dojce Vele, Organizatat kosovare “SOS Fshati Ndërkombtar I Fëmijëve” dhe “Të bashkuar për autizëm”, nga Fondacioni austriak Erste janë shpërblyer me Cmimin për Integrim Social 2011. Natyra e vecante e projekteve te tyre triumfoi ne mesin qindra organizatave garuese nga 12  shtete te Evropes Juglindore.  

Cene Krasniqi, 49 vjec nga Peja me banim në Prishtinë, është baba I binjakëve 6 vjec e gjysmë, njeri prej te cileve me t´iu afruar moshës tri vjecare filloi të shfaqte shenja të pazakonshme.

“Rreth moshës tri vjecare kane fillu me u pa pak dallimet. Filluan kontrollat me anë të të cilave, mjekët gradualisht erdhen deri te vlerësimi se djali im ka elemente autiste. Përjetimi ka qënë gradual, ma shumë me mosnjohje se cka është dhe me hulumtimin cka është kjo dukuri, eventualisht cka e shkakton atë se nëse dihen shkaqet dihet edhe shërimi”, thotë prindi Krasniqi.

Shoqëria në Kosovë di pak për autizmin

Cene Krasniqi  kupton boten e te birit
Mirëpo të pranosh fatin don të thote të ballafaqohesh dhe ta sfidosh atë. Këtë rrugë e ndoqi edhe ky prind I përkushtuar, I cili sa më shumë mësoi për autizmin aq më thellë u fut në botën e të birit të vetëm. Një botë, e cila për të është tejet e vecantë dhe shumë larg keqardhjes. “Nuk është kurrgja për keqardhje. Ai në botën e vet është i lumtur. Ka aktivitete që e kënaqin, por për neve që e quajmë veten „normal“, janë të pakuptueshme. Nuk I  interesojnë punët e huaja dhe nganëjehre është vështirë të provoj ta mësoj me dicka që është e keqe në shoqëri, por së cilës duhet me iu adaptu. Kjo është dilema që e kam si prind”, përgjigjet z.Krasniqi, i cili thotë se fëmijës së tij i duhet vec pak më shumë kujdes të cilin ai ia ofron pakursim.

Ndërkohë, Ylli i vogël por trajtohet dhe shpreh shenja pozitive integrimi në botën që e rrethon, duke vijuar në përcjellje të psikologes mësimin parashkollor. Ndërsa, rezultati i tij mesatar vie si rrjeddhojë e pranimit të problemit nga ana e prindërve dhe ballafaqimit me të. Këtë z. Krasniqi do t´ua sugjeronte të gjithë prinndërve të cilët vërejnë tek fëmijët shenja autizmi, perderisa senzibilizmi I shoqërisë është obligim I institucioneve. Sepse, shoqëria kosovare di pak për autizmin.  

35 fëmijë me autizëm vetëm në komunën e Prishtinës

Jeta, kalon shume kohe me femijet
Ndërkohë, një rol të vecantë në këtë drejtim përpiqet ta luajë shoqata“Të bashkuar për autizem”, e cila në vitin 2006 filloi nga zero, për t´u fuqizuar vit pas viti. Jeta Deva, drejtoreshë thotë se: “Nëpërmjet qëndres sonë në fillim janë identifikuar 35 raste, mirëpo ne kemi një numër më të madh se 50 të cilët nuk kanë diagnosë tipike të autizmit. Prandaj, ne po përpiqemi të ndërtojmë një ekip me të thuktë për elaborim të mëtutjeshem dhe më professional në mënyrë që prindërit të mos obligohen që trajtimin adekuat për fëmijët ta kërkojnë jashtë shtetit. Sepse, terapia me autizem funksionon më së shumti „Një terapeut dhe një fëmijë“. Si rezultat, ne kemi disa fëmijë që kanë arritut të shkojnë në shkollë të rregullt”, thotë drejtoresha Deva.

“Të bashkuar për autizëm” është shpërblyer nga Fondacioni Erste

“Te bashkuar per autizem” aktualisht është qendër e vetme në Kosovë e cila merret me trajtimin e fëmijëve me autizëm. Vështirësitë financiare janë evidente. Mbështetja institucionale mungon, përvec hapjes së një klase të vecantë për fëmijët me autizëm nga Ministria e Arsimit në njërën nga shkollat e Prishtinës.

Ndërsa, ishte kjo nismë prej zeros e shndërruar në një lëvizje arsyeja që motivoi jurinë 18 anëtarëshe të Fondacionit austriak Erste për ta shpërblyer këtë organizatë me një projekt 16 mijë eurosh.“Andaj ky shpërblim është një arritje e përbashkët e të gjithë këtyre njerëzvë që kanë bashkuar fprcat për të kontribuar në ngritjen e vetëdies mbi autizmin dhe të fillojnë trajtimet profesionale dhe adekuate të cilat janë krahasur me standardet e Gjermanisë, Anglsië dhe Amerikës”, mendon drejtoresha Deva

Nga programet e “SOS Fshatit të Fëmijëve” në Kosovë kanë përfituar qindra fëmijë
Drejtoresha Krasniqi:"Femijet nuk
braktisen deri ne pavaresim

“SOS Fshati Ndërkombtar I Fëmijëve” I cili vepron në Kosovë që nga viti 2001, është organizata tjetër nga Kosova e cila në konkursin e Fondacionit Erste sjell një të pazakontë, kur tri projekte të „SOS Fshatit” të Kosovës arritën të futen në rrethin e ngushtë nga të 1,880 projektet e 12 shteteve të Evropës Juglindore të cilat garuan për Cmimin e Fondacionit Erste. Perderisa, krahas “SOS Familjes” dhe “Qendrës për fëmijët e braktisur 0 deri në 3“, „SOS Kopshti“ radhitet në mesin e 31 fituesve të Cmimit për Integrim Social 2011 të mbajtur në Pragë të Republikës Qeke, nga Fondacioni austriak Erste. Remzije Krasniqi drejtoreshë e “SOS Kopshtit”, në Prishtinë thotë se nga programet e kësaj organizate kanë përfituar qindra fëmijë.

“Projekti I parë I filluar me 2001 është “Qendra tranzite për vendosje afatshkurt dhe afatmesme për fëmijët e braktisur nga 0 deri në 3 vjet”, e cila ofron përkujdesje adekuate dhe profesionale për femijet e braktisur.“SOS KOpshti” për përkujdesje ditore dhe edukim parafillor për fëmijë të moshës 3 deri në 6 vjet është hapur me 2002. Me 2006 ka filluar projekti “SOS familja”, e cila ofron përkujdesje, edukim dhe strehim për fëmijët e braktisur dhe pa përkudjesje prindërore nga mosha 4 deri në 18 vjec. Përderisa, në projektin pasues “Fuqizimi I familjes”, punohet me fuqizimin e familjeve që janë në rrezik të braktisjes së fëmijëve për shkak të pamundësisë së përmbushjes së obligimeve familjare. Pra janë rreth 500 fëmijë pa përkujdesje prindërore dhe të braktisur, duke llogaritur edhe fëmijët me prindër që kalojnë përmes Kopshtit, të cilët kanë përfituar nga projektet tona“, shpjegon drejtoresha Krasniqi.

Programet sociale të “SOS Fshatit” të Kosovës vlerësohen dhe shpërblehen  

Femijet ne kopshtin e"SOS Fshatit"kane aktivitete te shumta
Dhe vecantia e projekteve është pikërisht mbështeteja e grupeve të margjinalizuara dhe fakti se “SOS Kopshti” është kopshti I parë me edukim gjithëpërfshirës, si: fëmijë pa përkujdesje prindërore, fëmijë të cilëve ju kërcënohet humbja e përkujdesjes së prindërve, fëmijët të familjeve nën asistencë sociale, fëmijë të cilët jetojnë me njërin prind dhe fëmijë me nevoja të vecanta. „Pra, kjo ndoshta është vecoria përse pikërisht “SOS Kopshti” ka fitu Cmimin e Fondacionit Erste. Në fakt, ky është vlerësim ndërkombtar I cili na motivon shumë që të vazhdojmë punën, mirëpo jo një vlerësim i tillë është dhënë edhe nga vendi ynë. Na përkrahin herë pas here në fushata që ne i organizojmë, mirëpo jo që të caktohet një linjë e vazhdueshme buxhetore për fëmijët, të cilët janë të vendit tonë dhe duhet përkrahur herëdokur”, thotë drejtoresha Krasniqi, e cila duke mos perjashtuar ndihmën e donatorëve thotë se megjithëse shumica e këtyre fëmijëve kanë kaluar të 18-tat, ata nuk do të braktisen nga “SOS Fshati” deri në pavarësimin e tyre. Pikërisht për këtë në shtator të këtij viti do të lansohet projekti “Shtëpia e Rinisë” , në të cilën fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe në nëvoje prej moshës 14-të vjecare do të kalojnë në këtë shtëpi me qëllim të zhvillimit të shkathtësive për jetë të pavarur dhe për ndërtimin e një të ardhmeje sa më të mirë.

„Sos Fshati Ndërkomtbar I Fëmijëve” dhe „Të bashkuar për Autizem“, krahas 31 finalistëve nga 12-të shtete të Evropës Juglindore nga Fondacioni austriak Erste në Pragë të Republikës Qeke u shpërblyen me Cmimin për Integrim Social 2011.


Deutsche Welle-Albanisch: http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15235079,00.html