7 dhjetor 2011, Dojce Vele, Sipas të dhënave të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenje Sociale të Kosovës, cdo vit në tregun e punës hynë rreth 30 mijë krahë të rinj pune. Shtete donatore me projekte të ndryshme po ndihmojnë aftësimin e këtyre të rinjve për tregun e punës, prej të cilave projekte kanë përfituar mijëra të rinj.
“Programi për gjenerim të punësimit për të rinjtë” nga UNDP; “Aftësimi profesional në
Kosovë« nga Lux-Development; “Projekti i Punëve Publike “financuar nga Banka Botërore; “Projekti për Punësimin Sezonal të Studentëve të Rregullt në Tregun Gjerman të Punës” nga qeveria gjermane si dhe projekti “EU-Kosvet VI” për aftësim dhe punësim, janë projekte të cilat po implementohen në Kosovë me qëllim të aftësimit të të rinjve për tregun e punës. Behxhet Gaxhiqi, këshilltar i ministrit për Punë dhe Mirëqenjes Sociale në Qeverinë e Kosovës për Dojce Vele-n thotë se:

Behxhet Gaxhiqi, keshilltar ne Ministrine e Punes |
Nga projektet për aftësimin në punë kanë përfituar mijëra të rinj
“Në kuadër të projektit “Kosvet VI”, 1,200 prej 1656 personave kanë shkuar ne vendet e punës në kompani të ndryshme të cilët kanë kryer trajnime tremujore dhe jane paguar gjatë kohës së trajnimit”, shpjegon z.Gaxhiqi.
“Programi për gjenerim të punësimit për të rinjtë”nga Pogrami për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara(UNDP) është ndër projektet që vazhdon. Ndër të rinjtë të cilët kanë përfituar nga ky projekt është edhe Valentina Balaj, 24 vjecare nga Suhareka, e cila praktikën në MPMS e quan fatbardhësi:
Valendetina ka perfituar nga projekti i UNDP-se per punesim |
Cdo vit në tregun e punës hynë rreth 30 mijë krahë të rinj pune
Përderisa, sipas këshilltarit Gaxhiqi, në këtë ndërmarrjet janë mjaft bashkëpunuese përderisa interesimi i të rinjve për pjesëmarrje është mjaft i lartë. “Projektet janë të hapura për të gjitha komunitetet të cilat jetojnë në shtetin e Kosovës. Kemi trajnime edhe per persona me nevoja të vecanta”.
Sipas të dhënave të Divizionit për Punë dhe Punësim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqënjes , cdo vit në tregun e punës në Kosovë hynë rreth 30 mijë krahë të rinj pune.