Vujiciq(i treti majtas)demanton nga Andrievica deklaratat e Kojes(i pari,majtas) per keqtrajtim nga Policia e Kosoves |
Vujiciq:”Stiovic provoi te hynte ne Kosove me leternjoftime te skaduara”
Sipas shkrimit te 25 gushtit, botuar ne portalin malazez Vesti Online, i cili i referohet deklarates se shkruar te kryetarit te Bashkimit te Shoqatave te te Zhvendosurve nga Kosova ne Mal te Zi, Milenko Jovanovic, “ne vendkalimin administrativ “Savino Voda” qe lidh Rozhajen me Pejen, pjesetare te Policise se Kosoves e kane rrahur te zhvendosurin Konstantin Stijovic-Koja, 81 vjecar”. Por, e verteta eshte krejt ndryshe, thote kryetari i Shoqates se Malazezve te Kosoves, Sllobodan Vujiciq:
“Konstantin Stiovic ka dashur te vi ne Decan duke kaluar kufirin me leternjoftimin e nxjerrur me 1971 e te skaduar me 1981, si dhe me leternjoftimin e skaduar te UNMIK-ut. Legjitimiteti i te zhvendosurit nuk eshte dokument udhetimi per shtete tjera dhe me te nuk do te lejohej te futej as ne Serbi, sepse eshte dokument jovalid”, shpjegon per radion tone z.Vujiqiq, duke dokumentuar me fotografi leternjoftimet e skaduara-njeri me vite e tjetri me dakada.
Policia e Kosoves demanton mediat serbo-malazeze
Sipas Vesti Online e cila thirret ne deklaraten e Jovanovicit, “81 vjecarin Srijovic, Policia e Kosoves pas goditjeve ne koke dhe ne stomak e kane derguar ne stacionin policor ne kufi me Malin e Zi dhe e kane maltretaur edhe verbalisht. Pastaj, ai eshte hedhur ne furgon per Mal te Zi me porosine “te mos provoje te kaloje me kufirin e Kosoves me dokumente serbe dhe malazeze”. Shkrime te kesaj natyre vine edhe nga mediat serbe, nder te cilat edhe radiotelevizioni B92. Mirepo, Policia e Kosoves i pat demantuar menjehere me ane te nje komunikate. Zedhenesi i policise Arber Beka per radion Blue Sky thote:
“Pasagjeri ne fjale te vetmin dokument qe ka prezantuar para zyrtareve policore ka qene dokumenti i refugjatit te vendosur ne Andrijevice te Malit te Zi. Pandaj, te njëjtit ne mungese te dokumenteve te nevojshme dhe valide te përcaktuara me Ligjin mbi Kontrollin Kufitar, i është refuzuar hyrja për ne shtetin e Kosovës. Procedura e Refuzim-Hyrjes ne Kosovë është kryer konform procedurave te parapara me Ligj dhe ne Polici nuk është evidentuar asnjë rast apo ankese për tejkalim te autorizimeve policore ndaj personit ne fjale. Pas publikimit te shkrimit në ueb-site te “B92” nga Serbia, Policia e Kosovës përmes kanaleve zyrtare te komunikimit, menjehere ka kontaktuar autoritetet policore te Malit te Zi prej nga ka kuptuar se prej z.Sijovic as atje nuk eshte paraqitur nje ankese e tille”.
Cfare eshte e vertet dhe cfare propagande?
Perderisa, Shoqata e Malazezve te Kosoves se bashku me shoqaten per te zhvendosur “Zora” ne Mal te Zi, vendosen te vertetojne deklarata nga vendi i ngjarjes.
Stijovicit i kishte skaduar edhe leternjoftimi i UNMIK-ut |
Svetllana Stijovic: “Mediat genjenje-Gjyshi im nuk eshte rrahur!”
Shkrimin e portalit Vesti Online e demanton edhe mbesa e tij 13 vjecare, Svetllana Stiovic ne nje koment, ne te cilin nder te tjera thuhet:
“T´ua them te gjitheve: gazetat genjejne! Ne telefonaten e mbremshme, gjyshi i ka thene gjyshes se eshte shendosh e mire dhe askush nuk i ka bere gje, pervecse e kane zbritur nga autobusi, nuk e kane lejuar te kaloje kufirin dhe e kane kthyer ne Andrievice“, shkruan Svetllana Stiovic nder te tjera, duke dokumentuar me nje fotografi familjare lidhjen e gjakut me te gjyshin, Konstantin Stijovic-Kojen.
“Koja ka thene per mediat se e kane maltretuar sepse ka pasur kapelen malazeze,se e kane rrahur e maltretuar verbalisht e te paverteta tjera. Por, e verteta eshte se ne Kosove askush nuk ka gje kunder kapeles malazeze dhe sikur te kishte pasur dokement valid dhe te mos bente probleme ne vendin ku ka jetuar me pare, sigurisht qe do mund te kthehej dhe te jetonte ne Kosove sic jetoj edhe une, se edhepse jetoj ne Prishtine asnjehere nuk kam pasur probleme nderetnike. Besoj se te gjithe ata qe nuk kane bere te keqija, mund dhe duhet te kthehen sepse askush nuk ka gje kunder tyre. Ndersa, deklaratat e Stioviqit me se tepermi i kane keqeperdorur disa shoqata te te zhvendosurve, te cilet punojne kunder interesave te te gjitheve”.
Popullata decanase nuk kundershtoi asnjehere kthimin e te pafajshmeve
Popullata decanase e mban mend shume mire, kur me 2008 Stiovic Koja provoi te rikthehej ne Decan me nje grup te zhvendosurish dhe i ballafaquar nga radioja jone me faktet e se kalaures per involvim ne keqtrajitm ndaj popullates decanase u shpall i padeshiruesehm. Ai qe atehere provon te pasqyroj Decanin si kundershtues te kthimit, ndersa rasti i gushtit se Policia e Kosoves e rrahu eshte vetem pjese e kesaj fushate e cila shkakton konfuzion dhe frike tek personat e zhvendosur. Se, edhepse pak ka kaluar nga konflikti i pergjakshem i vitit ´99, popullata decanase asnjehere nuk u ngrit kunder kthimit te njerezve te pafajshem, me te cilet deri dje jetuan ne fqinjesi te mire. Ata vazhdojne te kundershtojne vetem rikthimin e njerezve qe moren pjese apo mbeshteten vrasjet, masakrimet e perdhunimet e popullates se pambrojtur, pasojat e te cilave i vuajne edhe sot e kesaj dite...