"Brain Gain"synon kthimin e trurit ne Kosove(Foto DW) |
27 shtator 2011, Dojce Vele, Kushtet e vështira ekonomiko-sociale, standardi i ulët i jetës si dhe oferta e varfër dhe joserioze e Kosovës për të joshur kuadrot me arsim të lartë që të sistemohen në Kosovë, ka bërë që një pjesë të kërkojë perspektivën në shtetet e zhvilluara. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka lansuar Programin Kombtar “Brain Gain”me te cilin nga synon uljen e trendit të ikjes së trurit të Kosovës jashtë kufijve shtetëror.
Mentor Sopjani, 33 vjec, pas studimeve bazike në biologji dhe atyre postdiplomike në biokimi-fiziologji në Universitetin e Prishtinës, për tri vjet e gjysmë studioi në Universitetin e Tybingenit, prej nga u kthy me titullin Doktor i Shkencave të Natyrës. Mirëpo, edhepse Gjermania ofronte një perspektivë larg më të mirë, ai iu rikthy Kosovës. Një rikthim, me përpjekjen dhe vullnetin e mirë për të dhënë kontributin për vendin e tij, pavarësisht sa vlerësohet përgatitja, sa pranohet përvoja dhe sa shpërblehet angazhimi, thotë z.Sopjani.
Dr.Sc.Sopjani,nga pervoja ne laboratoret e Un.te Tybingenit |
“Realisht, pranimi jonë këtu nuk është si duhet, sepse këtu së pari ka mungesë eksperiencash shkencore. Unë ate e kam sikurse edhe shumë të tjerë. Por, edhepse vendi ka itneres shumë të madh, kjo nuk don të thotë se neve na ipet mundësia. Mundësia e merituar, sepse njeriu gjen një perspektivë por sa ka të bëj ajo me nivein e arritjeve tuaja. Se, p.sh., njeriu mund të punojë edhe si nëpunës i thjeshtë, mirëpo ai pizicion nuk është i merituar për një kuadro me doktoraturë. Aq më pak, kur keni lënë perspektivën jashtë,në këtë rast në Gjermani”.
Kosova synon involvimin e mërgatës në procesin e zhvillimit
Kushtet e vështira ekonomiko-sociale si dhe standardi i ulët i jetës ka detyruar një pjesë të kuadrove të arsimuara të Kosoves, të kërkojnë perspektivë në vendet e zhvilluara. Duke përcjellur përvojat e shteteve tjera që kanë kaluar nëpër këtë fazë të tranzicionit, qeveria e Kosovës ka vendosur që në procesin e zhvillimit të involvojë mërgatën, e cila përbën 17 per qind të popullësisë. Një hap drejt kësaj është programi “Brain Gain”, lansuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Tekonlogjisë, thote Ragip Gjoshi, këshilltar politik i ministrit për arsim ne qeverine e Kosoves:
MASHT-i implementon programin "Brain Gain" |
Kuadro me përgatitje të lartë-mundësi të vogla sistemimi në Kosovë
Grumbullimi i të dhënave dhe përpilimi i një liste me mbi 200 emra kuadrosh të përgatitura në fusha të ndryshme të cilat i nevojiten Kosovës, jane disa nga komponentet e planit të veprimit të programit “Brainj Gain”, thotë këshilltari Gjoshi, sipas të cilit disa prej tyre tashmë janë tërhequr dhe sistemuar:
“Kemi pas angazhime konkrete dhe kemi kontakte të përhershme me këtë fond të cmueshëm të dijes. Mirëpo, duhet të jemi ojektiv se krahas interesimin të madh për kthim në vend, kushtet që iu ofrohen këtu nuk janë të barazvlefshme me kushtet që i kanë në institucione të caktuara ndërkomtbare. Sepse, ne kemi kuadro të cilat ligjërojnë nëpër universitete të ndryshme të botës, njerëz që drejtojnë kompani ndërkombtare të cilat do të ishte në interes të Kosovës që të kthehen për të dhënë kontributin konkret në zhvillimin ekonomik të Kosovës, sepse kjo është sfera qëndrore, krahas zhvillimit të arsimit dhe edukimit”.
Kosova braktiset nga kuadrot e arsimuara në mungesë të perspektivës
Dr.sc.Sopjani eshte asistent ne fakultetin e Mjeksise ne Universitetin e Prishtines |
“Në njërën anë i kemi premtimet zyrtare nga institucionet që vazhdimisht bëjnë thirrje me u kthy t´rinjt që kanë stiudiuar jashtë vendit. Mirëpo, pas kthimit unë e kam aprë se kjo thirrje nuk është e sinqertë. Natyrisht, mund të ketë edhe përjashtime, por unë flas nga përvoja ime. Sepse, unë disa herë kam aplikuar për pozitën e profesorit në Universtitetin e Prishtinës dhe edhepse kam titullin doktor i shkencave të natyrës, kam mbi 30 publikime shkencore me recenzion ndërkombtar, dy libra në gjuhën angleze unë akoma jam asistent dhe mbaj ushtrimet e profesorëve te mi. Mirëpo, në kundërshtim me regullat e statutit nuk kam fitu pozicionin në të cilin do t´kisha edhe shumë më i frytshëm për gjeneratat e reja. Kam bërë ankesa, por askush nuk merr mundimin të paktën që të përgjigjet”.
Kosovës, më shumë se buka dhe uji i nevojitet dituria
Sidoqofte, krahas përpjekjeve dhe shpresës për një kthim më përmbajtsor dhe rezultateve jo të kënaqshme, duke pasur parasysh se Kosovës i nevojitet një reformim i thellë i të gjitha niveleve të cilin mund ta bartin vetëm njerëz që sjellin përvoja të caktuara nga shtete te ndryshme të botës, z.Gjoshi beson se kësaj nevoje dhe thirrjeje do t´i pergjigjet “truri i Kosovës”.Sepse, thotë ai:
Keshilltari Gjoshi "Kosoves i duhet dituria si buka" |