Sa po behet per rritjen e shendetshme te femijeve ne Kosove |
29 tetor 2011, Dojce Vele, Në kuadër të Partneritetit për Përmirësimin e Shëndetit të Nënës dhe Fëmijës në Kosovë, SHBA-të përmes një konsorciumi publiko-privat kanë ndarë mbi 7 milionë dollarë. Çdo vit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, janë hospitalizuar rreth 8,000 fëmijë dhe mbi 80,000 të tjerë trajtohen për sëmundje të ndryshme akute dhe kronike.
Mejreme Tahirsylaj, farmaciste, gjatë tetë orëve të punës të dy femijët e saj i dërgon ne qerdhe. Por, këtë luks nuk mund t´ia ofrojnë vetes shumë nëna të tjera, sepse përkujdesja ndaj nënës dhe fëmijës në Kosovë lë për të dëshëruar.
Mejreme Tahirsylaj, farmaciste |
“Ka probleme të shumta sidomos kur shkojmë në lindje, papastërtia është shumë e madhe sidomos në toalete, ndërsa nxemjet në këtë kohë mungojnë. Këto ndikojnë drejpërsëdrejti në shëndetin e nënës dhe të foshnjës. Sidomos te lehonat të cilat janë tejet të ndjeshme dhe nga ftohja dhe papastërtia vinë edhe pasoja të tjera negative”, thote z.Tahirsylaj, e cila gjatë punës në barnatore probleme të tilla prek përditë. Ndërsa, kërkesat më të shpeshta edhe më tej mbeten antibitoikët për fëmijë ndërsa për nenat, terapi kundër infeksioneve:
“Për fëmijë më së tepërmi kërkohen antibiotikë të ndryshëm, ndërsa terapi kundër infeskisoneve urogjenitale më së shumti kërkohen prej nënave. Dihet se këto vinë si pasojë e mungesës së kujdesit të mëhershëm, ndërsa infeksionet vinë në forma të ndryshme”.
Shkalla e vdekshmërisë së foshnjave prej 40-të në 19-të promila
Sfidat në sistemin shëndetsor të Kosovës që nga paslufta jane evidente. Mungesa e infrastrukturës së nevojshme dhe mungesa e kapaciteteve për t´i adresuar problemet ku duhet, kanë qënë probleme kronike të cilat e kanë shoqëruar sitemin që nga paslufta thotë Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, sipas të cilit kohëve të fundit megjithatë janë bërë hapa pozitiv:
Dr.Faik Hoti, zedhenes i Ministrise se Shendetsise |
“Rezultat i kësaj është edhe ulja e shkallës së vdekshmërisë së nënës dhe foshnjeve e cila në vitin 1999 ose 2000 ka qënë rreth 40 promila, ndërsa thashë është nën 19-të promila. Gjithsesi gjatë këtij viti është bërë dhe një hap para, duke qënë se është nxjerr Strategjia për Shëndetin e Nënës, Fëmijëve dhe Adoleshentëve dhe ky dokument bazik trason rrugën e mëtejme dhe të gjitha këto veprime të cilat merren në mënyrë që shëndeti i nënës dhe fëmijës të jetë me kualitativ dhe të jetë më pak pasoja”.
Kosova gëzon mbështetjen e vazhdueshme të donatorëve
Adresimi i problemit e shëndeti të nënës dhe fëmijës është i ndërlidhur edhe me partneritetin, me c´rast Kosova ka gëzuar mbështetjen e vazhdueshme të donatorëve.
“Në këtë aspekt vlen të theksohet se në kuadër të Programit për Partneritetin për Përmirësimin e Shëndetit të Nënës dhe të Fëmijës në Kosovë, zhvilluar midis Ministrisë së Shëndetësisë USAID-it dhe realizuar përmes Aleancës Amerikane për Shëndetin Ndërkombtar me 12-të tetor, kemi pranuar një donacion shtesë jashtezakonisht të vlefshëm i cili iu dedikohet klinikave apo reparteve, të cilat merren drejtpërdrejt me shëndetin e nënës dhe fëmijës. Vlera e këtij donacioni është mbi 400 mijë dollarë. Ndërsa, mbështetur nga USAID-i, Ministria e Shëndetësisë do të realizojë edhe dy projekte, njërin në Klinikën Infektive në vlerë prej 550 mijë dollarësh, ndërsa tjetri në Klinikën e Kirurgjisë në vlerë prej 450 mijë dollarësh.
SHBA: Mbi 7 milionë dollarë për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Kosovë
Pogrami “Partneriteti për Përmirësimin e Shëndetit të Nënës dhe Fëmijës në Kosovë” 2009-2012, zbatohet përmes një konsorciumi të spitaleve kryesore në SHBA, sistemeve shëndetësore dhe fondacioneve private amerikane. Kontributi i USAID-it është 2.9 milion dollarë, ndërsa i partnerëve privat nga SHBA është 3.6 milion dollarë. Konzorciumi publiko-privat udhëhiqet nga Aleanca Ndërkombëtare Amerikane e Shëndetësisë (AIHA), i cili ngërthen në vete edhe organizatat: “ValleyCare Health System”, California; “Emory Hospital” Atlanta, Georgia; “Women and Infant Hospital”, Rhode Island; “Project CURE Assist International si dhe “Rotary Club”, Livermor California. Ndërsa, vlera e donacionit të fundit nga Project CURE është 408,471 dollarë, te cilat i janë dorëzuar Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës gjatë muajit, në paisje mjeksore, materjal shpenzues dhe sanitar. Dhe kjo, sipas dr.Urim Ahmeti, zyrtar për programe në USAID- Misioni në Kosovë, kërkon intervenim imediat.
“Se, shëndeti i nënës dhe fëmijës është ndër problemet më të mëdha me të cilat po ballafaqohet shëndetësia në Kosovë. Kemi një mortalitet të lartë të fëmijëve brënda vitit dhe mjaft probleme me shëbime pediatrike, sidomos më shëndetin e nanës i cili është i ndërlidhur me atë të fëmijës. Nisur nga kjo, USAID-i në
bashkepßunim me një konzorcium të spitaleve dhe fondacioneve private të SHBA-ve ka vendos të përmirësojë këtë problem me të cilin po ballafqohet shëndetësia kosovare.
Në bazë të dy hulumtimeme më të fundit, njërit nga American International Health Aliance dhe tjetrit nga Klinika Pediatrike në Prishtinë, si pasojë e kushteve jo të favorshme për shëndetin e nënës dhe të fëmijës, cdo vit në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës në Prishtinë hospitalizohen rreth 8,000 fëmijë dhe më shumë se 80.000 të tjerë trajtohen për sëmundje të ndryshme akute dhe kronike.