Arkivi

Martesat Kosovë-Diasporë, ndertim familjesh apo pazare?

Shkendija, storje e suksesshme e marteses Kosove-Diaspore
29 nentor 2011, Dojce Vele, Me ndryshimet politike dhe sociale në Kosovë, martesat Kosovë-Diasporë ishin njëra ndër format e organizimit të familjes. Për shumë arsye, një pjesë e konsiderueshme e këtyre martesave rezulton me ndarje dhe në vend të krijimit te falimjes, gjenden në rrugë pa krye.

Në Prishtinë takohen shkrimtarët shqiptarë dhe malazez

27 nentor 2011, Dojce Vele,  Me qëllim të përafrimit të popujve dhe të ndërtimit të një fqinjësie të mirë ne shtetet e rajonit, Shoqata e Malazezve të Kosovës ka organizuar nje takim poetesh nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria. Në takim u fol për të ngjashmëritë e këtyre popujve si dhe për të ardhmen e tyre të përbashkët.

NDAL paragjykimeve ndaj personave me Sindromin Down

Dojce Vele, 19 nentor 2011, Në Kosovë deri me tani janë identifikuar 649 persona me Sindromin Down. Por, duke pasur parasysh faktin se kjo kategori në të shumtën mbahet e izoluar nga shoqëria, shifrat nuk janë të besueshme.

Me shume hapesire per rinine ne Kosove

16 nentor 2011, Dojce Vele,  Kosova e ka Ligjin për Fuqizimin e Rinisë dhe një sërë dokumentesh përcjellëse. Por, sa implementohen ato, sa po bëhet në zhvillimin e kapaciteteve dhe në plotësimin e nevojave të rinisë dhe sa jane ata pjesë e proceseve vendimmarrëse?

Projekt i BE-se per zhvillimin e politikave tregtare ne Kosove

Hapesire e ngushte per produktet e Kosoves ne tregun e
jashtem(Co. Musli Berisha)
14 nentor 2011, Dojce Vele, Projekti dyvjecar në vlerë prej 1.5 milionë eurosh, do të ndihmojë zhvillimin e mëtejshem të politikave tregtare në Kosovë si dhe do të ofrojë asistencë teknike në ndërtimin e kapaciteteve për negocimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Bashkimin Evropian.

Vështirësi integrimi për të riatdhesuarit në Kosovë

I riatdhesuar ne Kosove

6 nentor 2011, Dojce Vele, Kosova deri më tani ka nënshkruar 14 marrëveshje riatdhesimi, të cilat parashohin ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar në shtetet përkatëse. Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme ka një fond prej 3,5 milionë eurosh për akomodimin dhe rigjenenrimin e të ardhurave për të riatdhesuarit.