Arkivi

Martesat Kosovë-Diasporë, ndertim familjesh apo pazare?

Shkendija, storje e suksesshme e marteses Kosove-Diaspore
29 nentor 2011, Dojce Vele, Me ndryshimet politike dhe sociale në Kosovë, martesat Kosovë-Diasporë ishin njëra ndër format e organizimit të familjes. Për shumë arsye, një pjesë e konsiderueshme e këtyre martesave rezulton me ndarje dhe në vend të krijimit te falimjes, gjenden në rrugë pa krye.


Fati i B.L. nga Decani, është një rrëfim i hidhur se pas tetë vjetësh pritjeje, ëndërra për një martesë te lumtur me vajzën që kishte zgjedhur për nuse me banim në Shtutgart të Gjermanisë, iu shndërrua në një ankth nate. Dhe kshtu, zhgënjimi i  papritur, shpresën për lumturi ia mbyti në dëshpërimin e thellë dhe në morinë e problemeve të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite...

“Me 2003 kam ba kurorë me të fejuarën- rrëfen ai për Dojce Vele-n. Shtatë vjet kam prit në Kosovë derisa m´asht rregullu qëndrimi. Në gusht të 2008-tës e kam ba dasmën që m´ka kushtu me mijëra euro. Pas kësaj edhe atje ia pagova 20 mijë euro kredi që i kish marr për familje, se kur martohet njeriu nuk kqyr me grua. Por, t´gjitha paskan qënë kot!”

Zbehja e institucionit të familjes në Kosovë filloi në vitet 90-të

Në vitet 90-të, me fillimin e ndryshimeve politike dhe sociale në Kosovë ndryshoi edhe forma e organizimit të familjes. Thirrjet për shërbim ushtarak, nxjerrja e njerëzve nga puna, mbyllja e shkollave, rritja e varfërisë dhe mungesa e perspektivës ua imponoi djemve largimin në shtete tjera, ndërsa me mbetjen e vajzave në Kosovë u imponuan martesat në largësi. Por, martesat Kosovë-Diasporë jo gjithmonë rezultuan të suksesshme për shumë arsye, thotë për Dojce Vele-n Vaxhide Sopjani, sociologe.

Vaxhide Sopjani,sociologe
“Në kushte të tilla u imponuan martesat me “msitni”dhe shumë të reja nga Kosova, përmes familjeve u bashkuan me djem në diasporë të cilët më heret nuk i njihnin. Sa janë funksionale martesa të tilla u pa, se një numër i madh prej tyre dështuan për faktin se djemtë në perëndim tashmë kishin kishin krijuar martesa apo lidhje me joshqitpare, qoftë edhe vetëm për rregullimin e statusit. Përderisa, arsye kryesore e ndarjeve mbeti mosnjohja paraprake e njëri tjetrit, e cila në të shumtën ka rezultuar me ndarjen e menjëhershme përderisa të tjerë për hir të familjes kanë qëndruar në martesën për një kohë të caktuar pa dëshirën e tyre prej nga kanë lindur edhe fëmijë, të cilët ose janë shndërruar në një arsye për ruajtjen e martesave të tilla në mënyrë të dhunshme ose mbetën viktima të fatit të prindërve të ndarë. Por, nuk përjashtohen rastet në të cilat janë pëlqyer dhe kanë funksionuar mirë”.

Kur ëndërra për familje shndërrohet në ankth nate

Është e naytrshme që martesat Kosovë-Diasporë për shkak të rrethanave edhe sot mbeten njëra ndër mënyrat e organizimit të familjes. Por, ato në të shumtën janë martesa interesi. Si rrjedhojë, partneri nga Kosova qoftë femër apo mashkull, përballet me mungesë respekti, nëpërkëmbje dinjiteti, tradhëti bashkeshortore dhe dhunë të vazhdueshme psiqike, qoftë nga bashkëshortët apo familjarët e tyre. Kështu, pjesa dërmuese e tyre dështojnë ndërsa të rinjtë e ardhur nga Kosova gjenden në rrugë pa krye e jo rrallë, përfundojnë tragjikisht. Përderisa fatkeqësitë bëhen pjesë e përditshmërisë.

Krushqit e dasmes shqiptare
“Pas tri ditëve nusen teme e kam gjet me gjerman. E kam thirr migjen e saj se e kemi dhëndër. Ai m´tha:”Amaneti i Zotit mos na ban kahre!” M´ka thirr vëllai i saj n ´telefon kah jam ardhë prej pune në 23, tuj m´sha me fjalë të kqija sa s´kam pa me sy e i kam mshu një kerri para meje. E ma s´mrami m´i prishen letrat e m´prunë n´shpi...Jonë shku e i kane lajmru policinë gjoja si unë po e kërcënoj e po ushtroj dhunë e terror, që s´janë të vërteta hiq por vec shpifje e propagandë vec me m´largu nga Gjermania!”

Përplasje kulture e mentaliteti

Dhe, dështimet e martesave Kosovë-Diasporë, vazhdojnë edhe pas hapjes se kufijve dhe mundësisë për takimin dhe njohjen më të thellë të qifteve. Por, pamja e  jashtme e partnerit në Kosovë dhe statusi i personit ne diasporë si faktor vendimtar për lidhjen e fejesës, sikur determinojnë që nga fillimi kahjen e martesave të tilla, përderisa për dashuri pak mund të fliet. Ndërkohë që rritja dhe edukimi në frymë të ndryshme, sjell deri te përplasjet e paevitueshme të kulturës dhe mentalitetit, thotë z.Sopjani.

“Disa vajza tonat me të dalë në diasporë mendojnë se do të kenë liri në cdo gjë. Por, brënda disa familjeve shqiptare në perëndim ruhet tradita me shumë fanatizëm dhe në këtë aspekt mund të lindin edhe konfliktet. E njëjta ndodh edhe në rastet kur një djalë apo vajzë e edukuar mirë nga Kosova martohet me një vajzë apo djalëne diasporë i cili ka harruar kulturën dhe traditën e vendit të tij”.

Martesat Kosovë-Diasporë jo gjithmonë “pazar” i mirë

Dasmoret e mire ia shtojne dasmes hijeshine 
Përderisa nga përjetimet që diktojnë këto martesa, thirrje dëshpërimi si e këtij të riu dalin natyrshëm.

“Vec më morën në qafë...Prita shtatë vjet e n´fund kurrgja hic! Ju kisha ba apel krejt rinisë në Kosovë mos t´mashtrohen me marr femra jashtë shtetit se të rralla janë ato që iu bajnë rehat! Dy vjet m´ka ra me nejt e i kam pa tetana...A don me ta thonë t´vërtetën a don me t´rrejt?!"

Sido që të jetë, për shkak të papunësisë, gjëndjes së rëndë ekonomike dhe mungesës së perspektivës në Kosovë, martesat me diasporën konsiderohen si një “Pazar” i mirë, cfarë con në një përzgjedhje të pabarabartë dhe jo gjithmonë në përfundim fatlum. Se, edhepse partneri nga diaspora gjithmonë ka letrat e mira në dorë, jo rralle edhe ata bine pre e josinqeritetit të partnerëve nga Kosova, të cilët pas rregullimit të statusit në shtetet përkatëse i braktisin për të tërhequr pas vetes partnerët e vërtet.

Sipas Entit të Statistikave të Kosovës, vetëm gjate vitit 2010 në Kosovë janë shkrurorëzuar 1,453 qifte, 60 prej të cilave nga martesat Kosovë-Diasporë.