I riatdhesuar ne Kosove |
6 nentor 2011, Dojce Vele, Kosova deri më tani ka nënshkruar 14 marrëveshje riatdhesimi, të cilat parashohin ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar në shtetet përkatëse. Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme ka një fond prej 3,5 milionë eurosh për akomodimin dhe rigjenenrimin e të ardhurave për të riatdhesuarit.
Valdet K., 39 vjecar i kthyer nga Austria, në asnjë mënyrë nuk mund të kap fillin e jetës në Kosovë. Arsyet; papunësia dhe mungesa e perspektivës.
“Vallahi shumë pak e kam gjet veten. Po e sheh edhe vet, papunësi, varfëri...Sjellu e mbështjellu andej e këndej, e kurrgja hic! Sot kam dalë me aplkiu për një projekt, tash s´po di sa mundem me pas sukses. Kta po folin e po na premtojnë shumë. E tashti, po i provojmë një herë!”, thotë Valdeti, të cilin e gjejmë teksa po dorëzonte një projekt për rigjenerimin e të ardhurave.
Sivjet janë riatdhesuar 3,551 qytetarë-562 nga Gjemania
Islam Caka, shef i Departamentit per Shtetesi,Azil dhe Emigracion |
Në periudhën janar-shtator 2011 janë riatdhesuar 3,551 qytetarë të Kosovës, kryesisht nga Belgjika, Suedia, Zvicra, në radhën e të cilave kryeson Gjermania me 562 të kthyer, thotë Islam Caka, kryesues i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Emigracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sipas të cilit Kosova ka kapacitet të mjaftueshëm për pranimin e qytetarëve të vet.
“Sigurisht, edhe Raporti i Progresit ka tregu se Kosova ka kapacitite te majfteushme epr nurmine eprafert qe ktheehn rreth 5500, dmth viti 2010 ka pas 5261 dhe nroamlsith kemi qene ne gjendje me i perballu me mebshtetjen e qeverise se ksovoes, me nje fond 3.5 milione euro ne drejtimt e riatdhesimit dhe te riintegrimite qytetareve te Ksooves...Kemi marre masa ne drejtimt e akomodimit te perkoheshem, pastaj akomodimi njevjecar gjashte muaj plus gjashte muaj, ushqimi ju shkon per cdo dy muaj per secilen familje. Ne qeshtjen e riiintegrimit e shpejt, procedurat ne nxjerrjen e dokumentacioneve, ne sisitemimin neper shkolla per femijet, rehabilitimi i tyre, pastaj fillon ne minsitrine e punes dhe mrienqjes sociale per nejrezit qe i plotesojne kushtet per punen sipas procedruave dhe ligjve ne fuqi duhet te lajmerohen dhe mund te radhiten ne radhen e pritjes”.
Komunat kane një rol të rëndësishëm në procesin e riatdhesimit
Ali Berisha, kryetar i komunes se Pejes |
Marrëveshjet për riatdhesim janë parakusht per liberalizimin e vizave, ndërsa komunat kanë një rol të rëndësishëm në sistemimin dhe riintegrimin e të riatdhesuarve. Peja, komunë perëndimore e Kosovës, deri me tani ka pranuar 174 të qytetarë të kthyer nga Gjermania, Austria, Holanda, Zvicra, Franca dhe Belgjika. Ali Berisha kryetar i kësaj komune thotë se: “Riintegrimi nuk është aspak i lehtë, sidomos për ata që nuk kanë pasuri në Kosovë me theks të vecantë, komunitetet RAE të cilat janë një shtresë me e varfër. Sidoqoftë, kërkesat që adrssohen në institucione komunale nga këta të kthyer menjëherë adresohen në nivele qeveritare në mënyrë që t´iu ndihmohet për të filluar jetën në vendet ku janë riatdhesuar”.
Vështirësi qasjeje në fondet për rigjenerim të ardhurave
Sipas Nezir Balajt, zyrtar për kthim dhe integrim në komunën e Decanit në të cilën deri më tani janë riatdhesuar 176 persona, riintegrimi i tyre është tepër i vështirë e për disa i pakapërdishëm, sic ishte rasti i një të riu të kësaj komune, shkas për vetvrasjen e të cilit u bë kthimi i detyrueshëm nga Zvicra. Përderisa problem mbetet qasja në fondin e ndarë nga Ministria e Punëve të Brendshme me projektet për rigjenerimin e të ardhurave.
„Shumë me vështirësi, sepse me t´ardhur këtu mendojnë se Kosova e pavarur dhe do t´i pres me lule. Mirëpo, për fat të keq shumica prej tyre zhgënjehen nga realiteti. Ministria e Punëve të Brendshme ka nda një fond prej 3.5 milionë eurosh në të cilin secili kanë të drejt të aplikojnë me projekte për rigjenerimin e të ardhurave. Për fat të keq këtu kemi ngecje, sepse personat e riatdhesur nuk bëjnë projekte bindëse që të kalojnë tek komisioni vlerësues dhe kështu mbesin anash”, thotë z.Balaj.
UNDP dhe IOM do të mbështesin projektet për rigjenerimin e të ardhurave
Nezir Balaj, zyrtar per kthim dhe integrim ne komunen e Decanit |
Mirëpo, projektin e suksesshëm për punësim të UNDP-së pritet ta përcjellin projekte të tjera, thotë z.Caka, sipas të cilit: “Mbështetje në këtë drejtim shpresojmë nga UNDP dhe IOM, me të cilët do të kemi një marrëveshje paraprake në standaradzimin apo ne ofrimin e ndihmës për aplikim në projekte si dhe në punësimin e të riatdhesuarve, pa dallim”.
Kosova mbetet vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor i cili i nënshtrohet regjimit te vizave, ndërsa marrëveshjet për riatdhesim janë parakusht për liberalizimin e tyre. Si rrjedhojë, Qeveria e Kosovës deri me tani ka nënshkruar 14 marrëveshje riatdhesimi dhe disa draftmarreveshje, të cilat për cdo vit parashohin ripranimin e 5,500 personave me qëndrim të pautorizuar në shtetet me të cilat janë nënshkruar marrëveshjet.