Arkivi

Patriotë pa shtëpi-Shtetasit e Shqipërisë që pësuan nga lufta e Kosovës

23 prill 2012, Dojce Velle, Edhepse shumë shtetas të Shqipërisë kanë gjetur veten në Kosovë, banorët e viseve veriore të cilët pësuan nga lufta e Kosovës hasin në vështirësi. Ata jo rrallë nuk kanë as qati mbi kokë.

Tension e pasiguri tek shqiptaret e Mitrovices

Dojce Vele, 16 prill 2012, Pas sulmit terrorist mbi nje familje shqiptare në veri të Mitrovicës, me c´rast mbet i vdekur kryefamiljari dhe u plagosën tre fëmijët e tij,  gjëndja e sigurisë mbetet e brishtë. Por, edhepse ky akt është përcjellur me largimin e përkohshëm të disa familjeve shqiptare, shpërngulja është gjëja e fundit që mendojnë shqiptarët e mbetur në veri.

Drama e riatdhesimit ne Kosove

Ne ambiente te tilla jetuan deri tani  
Ne kete ambient jetojne tash e tutje
(Lagja "7 shtatori"ne Peje
9 prill 2012, Dojce Velle, Vetëm brënda dy viteve të fundit nga Gjermania në Kosovw janë riatdhesuar rreth 200 të rinj dhe fëmijw, pjësa dërmuese e cilwve të komuniteteve RAE. Sipas UNICEF-it, rreth 50 per qind e të rinjve kanw depresione,  një e treta vuan nga simptomat post- traumatike,  njw pjesw e tyre mendon në vetvrasje ndwra cdo i dyti fëmijë përshkruan kthimin si përjetimin më të rëndë të jetës, .

Në Kosovë, fshatra të tëra janë depopulluar


6 prill 2012, Dojce Vele,  Rreziku nga mjetet shperthyese dhe  pamundësia e rindërtimit janë ndër arsyet kryesore të cilat edhe 13-të vjet pas luftës, fshatra të tëra i lënë të pabanuara. Nanorët e tyre, jetojnë  të shkapërderdhur nëpër qendra të ndryshme në kushte të rënda ekonomike dhe sociale.Kosharja e Gjakovës është njëri ndër ta, të dyzet shtëpitë e të cilit kanë ngel rrënoja.