Nëse del në qendrat perëndimore të Kosovës
nuk të duhet kohë e gjatë për të takuar banorë të zonave veriore të Shqipërisë,
të cilët kanë ardhur në Kosovë me shpresën për një jetë më të mirë.Mirëpo, jo
secilit i buzqesh fati ashtu sic shpresoi apo iu premtua me zhvendosjen e tij në
Kosovë. Këtë Miftar Hajdinaj 43 vjec nga Padeshi i Tropojës e ka provuar vet, i
cili tash 13-të vjet jeton në Decan me bashkëshorten dhe të katër fëmijët e tij.
Dikur pronar i dy shtëpive me rreth 6 hektarë tokë vetëm qindra metra larg
brezit kufitar Kosovë-Shqipëri, ndërsa qe një dekade e më shumë në një barakë
të drunjtë në një qendër kolektive, në pritje të nëe premtimi që nuk u realizua
ende. Por, ky kontrast në jetën e këtij qytetari nuk ndodhi rastsisht, meqënse
edhe ai si të tjerë iu kishte bashkangjitur luftës për clirimin e Kosovës duke
mos kursyer asgjë:
Miftar Hajdinaj |
Në
shkëmbim të gjithckaje-Asgjë!
Por, edhepse në betejën e thyerjes së
kufirit Kosovë-Shqipëri iu rrënua jeta e
ndërtuar deri atëherë, z.Hajdinaj përmend
me krenari dy plagët nga kjo betejës,
edhepse as për to nuk gëzon beneficionet si
invalid i luftës. Në maratonin 13-të vjecar kanë ngel vec premtimet
boshe, se liria e Kosovës së cilës i fali cdo gjë nuk i dha gjë tjetër vec një
barake të drunjtë e cila është larg cdo përfytyrimi të dikurshëm jete në Kosovën
e lirë.
“Send
mbi ktë tokë! Vec na thonë qetash a ma vonë, e prej paslufte s´asht arrë kush
me ne hic! Jetoj kurrqysh hiq!Me një social 80 euro. Pa punë, pa shpi pa
kurrgja. Punoj kah tm´muj punë krahu, n´mal e n´fushë. Kam luftu, jam invalid,
kam humb gjithcka për këtë liri, e qështjen e banimit nuk e kam të zgjidhur e
as të shtetësisë”, thotë z.Hajdinaj.
Deri
më tani 1,075 leje qëndrimi për shtetasit e Shqipërisë
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, që nga viti 2005 kur Republika e Kosovës filloi me lëshimin e lejeqëndrimit për shtetasit e huaj, janë lëshuar 1,075 leje qëndrimi për qytetaret e Shqipërisë , 218 prej të cilave veëem vitin e kaluar. Këta qytetarë kanë të drejtë të aplikojnë për qëndrim të përhershëm pas 5 vitesh përderisa familjarët pas 3 vitesh. Por, megjithëse ka aplikuar tash tri vjet, z.Hajdinaj as ketu nuk i eci mbarë.
Kosharja e rrenuar qe nga thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar |
Diku
as behari nuk vie si kudo tjetër
Në këtë lagje në perëndim të Decanit, rrëzë
bjeshkëve që ndajnë Kosovën me Shqipërinë, nuk i gëzohen as beharit për shkak të
insekteve, brejtësve dhe zvarranikëve. Por , edhe Zyhra Regjaj shtetase e Shqipërisë
i duron këto kushte mizerje me shpresën për zgjidhjen e problemit të banimit.
“Po
rrnojmë për faqe t´zezë... Vallahi, na mbytën minjtë brenda.Tetana ato tesha të
faluna na i kanë ba krejt copa. Jam vet e katërt. Djalin e kam t´operum puna e
luftës n´këmbë. Por, s´merr asgja. As ndihmë sociale as send hic!”
Sadik Tolaj, QMS ne Decan |
Hapa
konkret në lehtësimin e jetës së këtyre banorëve
Megjithese as në Kosovë integrimi nuk është i lehtë, shumica prej
shtetasve të Shqipërisë tashmë janë
pozicionuar nëpër institucione të Kosovës
dhe misione ndërkombtare, varësisht nga përgatitja profesionale. Meqënse ekonomia
e pazhvillaur në Kosovë nuk ofron mundësi punësimi as për shtetasit e Kosovës,
vështirësitë për banorët e këtyre viseve vazhdojnë. Por, edhepse nuk ka shifra të sakta të të zhvendosurve nga viset veriore,
Ambasada e Shqipërise po bën përpjekje të vazhdueshme për t´ua lehtësuar jetënshtetasve
të vet brënda Kosovës, thotë për DË-në Andi Xhoi, këshilltar në këtë ambasadë.
Andi Xhoi-Ambasada e Shqiperise |
Por, krahas përpjekjeve, problem jetik i këtyre
qytetarëve të ngelur pezull mes dy shtetesh mbetet ndertimi i shtëpive dhe
krijimi i kushteve për khtim. Prandaj,
mbetet obligim i të dyja qeverive që banorëve të brezit kufitar këndej e
matanë kufirit të cilet paguan shtrenjt hapjen e kufirit Kosovë-Shqipëri, të paktën pas 13
vjetëve t´iu mundësohet kthimi në pronat e veta.