Ne ambiente te tilla jetuan deri tani |
Ne kete ambient jetojne tash e tutje (Lagja "7 shtatori"ne Peje |
Një lagje e varfër dhe e zhurmshme, mbytur në mbeturinat që hidhen e digjen gjithandej, është vendbanimi i egjiptasit 20 vjecar Ardian Canaj, nga Peja. Një ankth nate ky, për një fëmijë të lindur e të rritur në Gjermani i cili dëbohet pa familje në Kosovën e huaj për të. Prandaj, ai do t´ipte gjithë cfare ka që t´i rikthehet botes se tij, edhpse s´ka gjë tjetër vec një page prej 100 eurosh me të cilat nuk permbush as gjysmën e nevojave të tij.
Per Ardianin ankth debimi ne Kosove |
“Unë jam lind n´Gjermani dhe m´kanë kthy para shtatë muajve, se nuk kam pas pasaport. Atje jam shkollu por këtu s´ka hkollë për mu. Punoj e m´pagujanë 100 euro. Qirnë e paguaj 120. Keq po rrnoj! Cka kam-kam, cka s kam-s´kam!S´më pëlqen asgjë këtu. Ndjehem keq! Pa familje pa askënd. Ktu nuk kam kurrgja dhe nuk shoh të ardhme. Kisha dhane krejt cka kam me u kthy n´Gjermani, seatje i kam lanë të gjitha!”
UNICEF: Drama fillon që me zbritjen në aeroportin e Prishtinës
Sipas Organizates së Kombeve te Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve(UNICEF), në vitin 2010 në Kosovë janë kthyer apo dëbuar nga Gjermania 133 fëmijë, ndërsa në vitin e kaluar edhe rreth 70 të tjerë, pjesa dërmuese prej të cilëve të komuniteve RAE. Por, me zbritjen ne aeroportin e Prishtines drama e tyre nuk përfundon-thotë për Dojce Vele-n Verena Knaus, eksperte e sociologjisë në kuadër të UNICEF-it.
“Përkundrazi. Aty fillojnë vështirësitë më të mëdha sepse Kosova për këta fëmijë s´ është atdheu i tyre por një vend të cilin nuk e njohin meqënse shumica prej tyre jane lindur, rritur dhe shkolluar në Gjermani. Pjesa dërmuese kanë probleme gjuhësore, kanë veshtirësi të integrohen në shkolle,sidomos pakicat sepse drejtorët dhe profesorët i kufizojnë. Ata anashkalohen, shpotiten dhe nuk ndihmohen. Masat e parapara nga qeveria e Kosovës për t´ua mundësuar shkollimin jane aplikuar pjesërisht. Dhe rezultati është se 70 per qind prej pakicave nuk shkojne në shkollë dhe afro gjysma e fëmijëve të debuar nga Gjermania dhe Austria e kanë ndërprerë shkollimin”.
Gati gjysma e fëmijëve të riatdhesuar e kanë ndërprerë shkollimin
Shkelzen Rama, prek per se afermi gjendjen e femijeve te riatdhesuar |
Disave dëbimi iu kushton me humbjen e familjes
Faruk Kelmendit, 28 vjecar,egjiptian i cili si tetë vjecar shkoi në Gjermania, debimi nga Gjermania me 2006 i ka kushtuar me humbjen e familjes.Prandaj, ai as pas pesë vjetësh të kthimit nuk ia ka dal të gjej veten.
Faruku, pas debimit ne Kosove humbi gruan dhe vajzen |
Riatdhesimi për fëmijët dhe të rinjtë-Përjetimi më i rëndë në jetë
Në studimin e UNICEF-it “Vujatja e heshtur”për fëmijët dhe të rinjtë e dëbuar nga Austria dhe Gjermania në Kosovë thuhet se më se gjysma e të anketuarve kishte trauma gjatë dëbimit. Por, edhe frika e mëparshme nga dëbimi ishte lodhëse si dhe mungesa e ndihmës së prindërve të cilët kishin vet nevoje për ndihmë. Studimi në të cilin janë anektuar 164 fëmijë dhe të rinj dhe 131 prindër të larguar në Kosovë në vitin 2010 nga Gjermania dhe Austria, nxori në pah një situate dramatike dhe një numër të madh të fëmijëve dhe të rinjve të traumatizuar, thotë z.Knaus:
“Që don të thotë, rreth 44 per qind e të rinjve të kthyerapo të dëbuar vuajnë nga depresioni, një e treta vuajnë nga simptomat post-traumatike, një numër i madh nga probleme piqike, disa prej tyre kanë menduar edhe në vetvrasje, ndërsa gjysma prej tyre e kanë përjetuar dëbimin si përjetimin më të rëndë të jetës së tyre”.
Të riatdhesuarit:”Le të mendojnë se ku po na kthejnë”
31 vjecari Arben Rama, ashkali, të cilin pas 20 vitesh jete në Hanover të Gjermanisë para pesë muajsh e kthyen në Kosovë e njeh mirë këtë ndjenjë.
Arbeni u debua para 5 muajsh |
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, janë rreth 6000 fëmije kosovar të komuniteteve RAE në Gjermani , për të cilët kërkohet një zgjidhje politike në vend të dëbimit.