28 shtator 2012,Dojce Vele,Marrëveshja nderkulturore Kosovë-Gjermani,
është marrëveshja e parë qe ka nenshkruar Kosova pas heqjes se mbikëqyrjes
ndërkombëtare të pavarësisw, e cila zevendeson
marreveshjen e vitit 1969 ndermjet Gjermanise dhe ish-RSFJ-se.
Marrëveshja ndërkulturore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe
Republikës Federale të Gjermanisë është një kornizë e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit
ndërkulturor ndërmjet të të dyja shteteve. Milena Wendering, zëdhënëse për
politikë dhe kulturë në ambasadën gjermane në Prishtinë thotë për Deutche Ëelle-n, se:
„E vecanta
e kwsaj marrwveshjeje wshtw se kjo wshtw vazhdimwsi e marrwveshjes ndwrmjet ish
Republikws Socialiste Federaitve tw Jugosllavisw dhe Gjermanisw nw vitin 1969.
Nwpwrmjet kwsaj marrwveshjeje wshtw vwnw baza e njw shkwmbimi ndwrkulturor“.
Një marrëveshje e ngjashme para 40 vitesh
Sipas zonjës Wendering,
brenda kornizës së kësaj marrëveshjeje përfshihen shumë fusha, që nga shkëmbimi
i kulturës klasike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, shkëmbimi në fushën e arsimit,
artit, litaraturës, gjuhëve, në sport, media, në ruajtjen e monumenteve
kulturore si dhe ne fushën e arkeologjisë. Ndërsa, kjo është vetëm një më shumë,
në vazhdën e marrevëshjeve të shumta Kosovë-Gjermani, thotë për Dojce Vele-n Artan
Behrami, keshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës:
Artan Behrami,keshilltar ne MPJ |
„Kjo marrëveshje vie nw vazhdën e marrëveshjeve të shumta që kemi nënshkruar
me autoritetet gjermane në shumë fusha. Ndërsa, ndër prioritetet e Ministrisë së
Punëve të Jashtme është nënshkrimi i sa më shumë marrëveshjeve bilaterale me
Gjermaninë, në mënyrë që të thellojmë sa më shumë këtë bahskëpunim me Gjermaninë, të cilin e
shohim si partner strategjik”.
Ambasada Gjermane ka një
bashkëpunim të mirë me institucionet e Kosovës, sidomos me Ministrinë e Kulturës,
Rinisë dhe Sporteve thotë z.Wendering, sipas së cilës:
“Kjo marrëveshje ndërkulturore
krijon bazë për bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen”.
Gjermania ka ndihmuar Kosovën në tejkalimin e sfidave
Republika Federale e Gjermanisë ka qenë shumë aktive në
promovimin e Republikës së Kosovës në botë i dhe i investimeve gjermane në
Kosovë.
Wendering, Reichel dhe Hoxhaj-Nenshkrimi i marreveshjes |
„Prandaj,
qeveria e Kosovës dhe populli i Kosovës janë
mirënjohës ndaj popullit gjerman, qeverisë gjermane për ndihmën e jashtëzakonshme
që e ka dhënë përgjatë 20-30 viteve e
sidomos gjatë procesit të pavarësimit të Kosvës dhe të shtetndërtimit“, thotë
z.Behrami.