Korrupcioni,nder problemet me te medha n´Kosove(DW) |
10 shtator 2012, Radio Kosova, Megjithëse
korrupcioni në rritje në Kosovë, nuk ka rezultate të dukshme për luftimin e tij
përvec disa arrestimeve me pompozitet, shumica prej të cilëve më pas shpallen të
pafajshëm. Që nga themelimi I Agjencisë Kosovare Antikorrupcion janë ngritur
214 kallzime penale në të cilat janë të perfshirë 700 zyrtarë.
Korrupcioni konsiderohet si problemi kryesor global
krahas terroirzimit dhe trafikimit me drogën, shtrirja e të cilave edhe mundësohet
nga kjo dukuri. Sepse,vetëm dhënja dhe
marrja e ryshfetit nuk është korrupcion,
mendon Hasan Preteni, shef i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupcionit.
„Cdo
marrje apo dhënje e ryshfetit me qëllim
të shkeljes së ligjit është korrupcion, ndërsa mungesa e transparencës dhe e
llogaridhënjes, bazë për zhvillimin e tij. Përfitimi nuk është vetëm materjal
por edhe jo materjal. Krijimi i ndonjë
favori, I ndonjë kushti apo rrethana të cilat pastaj rezultojnë me shkeljen e ligjit, janë
korrupcion. Nuk ka njesi matëse për korrupcion, por tregues i qartë është pasurimi
i zyrtareve brenda nate. Shikoni cka patën,
cka kanë, cka kanë deklaru por, edje cka fshihet nga ajo që nuk e kanë
deklaruar fare?”
Mjekët
në Koovë pasurohen në kurriz të pacientëve
Curr Mazrekaj e provoi korrupcionin ne lekuren e tij |
Sipas Agjencisë Antikorrpucion,
korrupcioni është minimal apo nuk ekziston fare vetëm në administratën komunale
dhe në policinë rrugore, ndërsa I përhapur në permasa alarmuese është në ndarjet
e buxheteve të mëdha. Se korrupcioni është
i shtrirë edhe në insticuonet më të ndjeshme sic është shëndetsia, vërtetojnë
rrëfimet këtyre dy qytetarëve të cilët
janë të bindur se kanë rënë pre e një rrjeti krimi.
„Jo
fort larg, kam shku në emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Prixhtinë
dhe kerkova mjek kardiovaskular si dhe një fotografim të këmbës. Njëri prej
mjekve më tha se rengeni duhej ta bëja në ordinancë private. Atje m´u desh të
paguaj 250 euro për një roentgen. Ndëra, më vonë mora vesh e mjekut të cilit më
kih udhëzuar për tek kjo ordinancë private, duhej te perfitonte nga rati im 100
euro. D.m.th, unë jam vetëm njëri prej pacientëve nga ëmundja e të cilëve përfitojnë
mjekët tane me perqindje…”, rrëfen Curr Mazrekaj, I cili thotë se shërimin e këmbë në asnjë mënyrë nk do
t´ua besojë mjekëve në Kosovë.
Korrupcioni
në shëndetësi me përmasa shqetsuese
Perderisa, Avdyl
Lokaj një pervojë të tillë tashmë e ka pas vetes. “Para
katër muajve kisha një dhëmbje në krahror. Pas kontrollit,tre mjek nga Peja më
thanë të hkoja urgjentiht në Gjakovë të veja stendat në zemër;operacio që më
kushtonte 8000 euro. Me ugjerimin e jë mjeku tjetër hkova në hkup, ku ma bënë
vetëm një shpim me 750 euro,të cilin sipa tyre a nuk kiha nevojë ta bëj sepse
kiha vetëm një shtangim muskujsh. Me t´u kthyer nga shkupi,shkova te mjekët dhe
iu thashë se unë nuk kam të bëj asgjë më diagnozën që ma keni caktuar ju. U përpoqën
ta mbrojnë tezën e vet, në të kundërtën do ta kuptoja hapur se ata funkionojnë
I një rrjet korruptiv, ku të gjithë përfitojnë nga pacientët fatkeq. Kjo është
mjeksia jonë. Të operojnë saora për kurrgja,e rentgenët e tyre shohin ndryshe
nga të gjithë të tjerët!”
Avdyl Lokajt iu rekomandua nderhyrje "urgjente" ne zemer pa nevoje |
Dhe një qasje e tillë e mjekve nga Kosova qe para luftës,
kur punëtorët e arsimit punonin në mënyrë humanitare pjea dërmuee e mjekve përfituan
nga ituata dhe u pasuruan në kurriz të pacientëve të tyre. Ndërsa, sipas
z.Preteni:
“Korrupcioni
zë fill që para 25 vitesh, kur qytetarët iu thanë Jo, institucioneve të ish-Jugosllavisë
dhe filloi ndërtimi I instituconeve të Kosovës me kontribuitn e qytetarëve nëpër
fonde të ndryshme, kur mungoi tranparenca, mungoi llogaridhënja dhe si rezultat,
nuk u dit kurre sa u dhanë, sa u shpenzuan dhe për cfarë? Ndërsa, sot forma më e shfaqur e korrupcionit në Kosovë është
ku zyrtarë të pandërgjegjshëm krijojnë monopol në sjelljen e vendimeve, në
hspenzimin e parasë publike pa
tranparence dhe llogaridhënje, përderia, lakmia, pangopesia dhe etja për të
pasur janë evidente”.
Arrestime
me pompozitet-Lirimi si të pafajshëm
Hasan Preteni, shef i AAK-se |
Por, edhepe ka
lëvizje në parandalimin e korrupcioni, asnjë element në luftë kundër tij, përvec
arrestimeve me pompozitet dhe lirimit ,
lirimi I tyre sit e pafajshem ngreh dyshimin per korrupcion Brenda luftes
kunder korrupcionit, shton z.Preteni.
“Ka të
arrestuar, ka ngritje aktakuzash, mirepo nuk ka gjykime. Me pompozitet arrestohen, një luftë e
padinjitetshme me kamera para publikut e familjes, për t´I liruar më vonë sit ë
pafajshëm. Këtu duhet një analizë e mirëfilltë,
cka ndodhi me ato pak raste të sivjeme asnjëra prej të cilave nuk përfundoi me
gjykim apo ndishta në luftën kundër korrupcionit ka korrupcion?”
Konfiskimi
i pasurisë, goditje direkte në të korruptuarit
Ligji për Konfiskimin e Pasurisë do duhej të ishte
goditjen direkte në të involvuarit në dukurinë e korrupcionit. Mirëpo, për z.
Preteni mënyra më e mirë është trysnia e vazhdueshme.
„Jo shteti
të bind gjyqsorin se dikush ka kriju një pasuri me vepër penale, por secili
qytetar ta deshmojë mënyrën se kur dhe I
e ka fitu atë pasuri? Nëse nuk ka përgjegje në kto pyetje dhe mbuelsë për atë
pasuri, të konfiskohet ajo pasuri dhe t´iu kthehet qytetarëvë. Lulzimi I
korrupcionit po ndikon negativisht në të gjitha poret e jetës e më së shumti në
igurinë e vendit dhe besuehsmërinë e qytetarëve, pavarësisht cilës strukturë
politike I përkasin. Dëshmi për këtë është pjesëmarrja gjithnjë me e ulët në
zgjedhje…”.
Që nga
themelimi I Agjencise Kosovare Antikorrupcion janë ngritur 214 kallzime penale,
në të cilat janë të përfshirë 700 zyrtarë të institucioneve të Kosovës.